Prishtinë, 7 tetor 2018: 1. Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellë këmba-këmbës procesin e shtetndërtimit të Kosovës, është edhe ai i teprisë së politizimit apo tendencës së “ngjyrimit”, të çdo segmenti që prodhoi në ndërkohë jeta sociale, dhe ajo politike në “betejat” e konsolidimit të institucioneve shtetërore, dhe ridefinimit të kauzave të reja demokratike.
2. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit tonë politik për të krijuar institucione kredibile, që po prodhon përveç sjelljeve devijante (krim kulminant, anomi, konflikte ndërgrupore e brendainstitucionale, shtim të interesave klanore dhe zbehje të atyre publike, fatëpajtimi të çuditshëm dhe “gjumë dogmatik” të publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare) edhe konflikte e skandale me afera të matshme…
3. I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqeve në rastin tonë, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit…etj.
4. Por, në të njejtën kohë është evident edhe antipodi i këtij fenomeni, ai i apolitizmit. I cili sipas një gjykimi ende të paprerë sociologjik, është duke u bë edhe një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me indiferencën e tepruar ndaj veprimeve të partive tona politike, për kauzat kombëtare.
5. Perceptimi kësisojt qytetar që nënkupton jo gjithherë edhe qëndrimet e publikut të gjerë, ato të shoqërisë civile, e sidomos ca medieve mercenare, pa dyshim që ngjallë dyshime për shkallën e gatishmërisë së emancipimit tonë politik.
6. E themi kështu, edhe për shkak se perceptimet për dallim nga kërkimet empirike na çojnë gjithëherë në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri që zhvillohet në shoqëritë e transicionit të vonuar, sikurse është Kosova.
7. Sipas kësaj logjike që më shumë na imponohet si perceptim, fitohet përshtypja që kujdestar kryesor për gjitha këto vonesa, e nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, janë politikanët grykësa që pushtetin e përdorën ekskluzivisht për interesat e veta personale, e klanore…, e jo për kauza nacionale dhe shtetndërtuese.
Postime të Lidhura
DR.MOIKOM ZEQO: TË VËRTETAT E POLITIKËS SHQIPTARE
Pashtriku.org, 25. 11. 2014 – Të vërtetat e politikës shqiptare flasin ende për një nivel mediokër dhe provincial,…
ESAT KAMBERI: ANËTARËSIMI I KOSOVËS NË UNESCO’së – NË PËRPUTHJE ME TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE
Hyannis (SHBA), 25.08.2015: (Disa sqarime paraprake lidhur me pozitën e Kosovës para pezullimit të autonomisë nga regjimi i…
HARAÇI I NJË KËSHILLE TË SHPËRFILLUR DHE KËNGA E JERIHOSË …
Fokus lufte HARAÇI I NJË KËSHILLE TË SHPËRFILLUR DHE KËNGA E JERIHOSË … Nga Rexhep Kasumaj, Berlin 7…
SA NA MBRON MASKA?!
SA NA MBRON MASKA?! Nga Sheradin Berisha, (botuar fillimisht në FB, më 8 prill 2021) Maska zvoglon Oksigjenin…