Durrës, 14 nëntor 2018: Për politikanët, për intelektualët, për rininë dhe për të gjithë shqiptarët “Kosova është e para”. Kosova , Shteti i Ri shqiptar edhe sot e në vazhdimësi ka dhe do të ketë nevojë për kontributin e shqiptarëve të mëdhenj që bëjnë vepra të mëdha. Njerëzit e mëdhenj dhe vepërlartë e lartësojnë kombin, krenarinë dhe imazhin kombëtar. Ata hyjnë në histori sepse bëjnë historinë.
Ata që e kanë Shqipërinë të parën , e kanë edhe Kosovën të parën; dhe ata që e kanë Kosovën të parën e kanë edhe Shqipërinë të parën.
Për Kosovën ,për lirinë, për pavarësinë e saj sa shumë kanë sakrifikuar, sa shumë jetë njerëzore kanë dhenë jetën ; sa shumë lot, vuajtje dhe dhimbje njerëzore ka pësuar populli heroik i Kosovës për bërjen , për ndërtimin dhe për bashkimin e kombit.
Sa krenar ndjehemi si shqiptar, kur trajneri i madh, Driton Kuka dhe xhudistet e mëdha , sportistet e mëdha shqiptare Majlinda, Distria, Loriana dhe Nora e vendosën Kosovën të parën në Grand Prix në Uzbekistan , shtet ku u mbajt aktiviteti i xhudos i cili nuk e ka njohur akoma Shtetin e Kosovës.
Këto 4 heroina e vendosën Kosovën në krye dhe mbi shtetet e kombet e tjera duke e ngitur në kulm imazhin dhe prestigjin e Kosovën dhe të të gjithë Kombit shqiptar.
Pra, ashtu si dhe herët e tjera më parë , në garat dhe eventet e tjera ndërkombëtare të xhudos edhe këtë radhë heroinat e Kosovës e shkruan historinë e saj me Ar.
Dhe pyesim sot, se kush më shumë se sa sportistet e talentuara të xhudos së Kosovës kanë dhënë e bërë kaq shumë për krenarinë, për lavdinë dhe për imazhin kombëtar dhe për njohjet e ndërkombëtarizimin e Kosovës?
Këto janë më se heroina sepse ato i kanë detyruar madje edhe shtetet të cilat nuk e kanë njohur akoma Shtetin e Kosovës , prej këtyre heroinave edhe ato shtete jane detyruar që t’i njohin dhe t’i respektojnë simbolet e shtetit shqiptar të Kosovës.
Shqiptarët të parën duhet ta kenë Shqipërinë dhe Kosovën , Kombin shqiptar .
Ky mësim, ky vizion, ky patriotizëm real , ky perkushtim dhe kjo përgjegjshmëri kombëtare vjen si frymezim edhe nga shembulli kombetar i ketyre heroinave, të cilat e kanë bërë Kosovën një superfuqi globale, superfuqi të botës më të madhe , të asaj sportive.
Sukseset e sportistëve dhe të sportisteve të shtetit më të Ri , Shtetit të Kosovës kanë bërë jehonë ne mediat e madje edhe te politika e diplomacia ndërkombëtare e shteteve më të fuqishma të botës . E permenda këtë gjë për të treguar se pse ky lloj indiferentizmi djallëzor nga mediat dhe shteti i Shqipërisë për sukseset e sportit kosovar, ku shtetit shqiptar i takon që ta mbështesë sportin kosovar dhe jo ta ketë këtë “nihilizëm”, inat apo xhelozi prej “njerkeje”.