Berlin, 26 prill 2019: Kur do të vdiste Gëte, një kushërira e tij kishte ardhur për vizitë ngushëllimi në shtëpinë e Poetit. Me të hyrë, asaj iu bë se dëgjoi jehun e një muzike të largët.
E hidhëruar, i drejtohet shërbëtores që e shoqëronte në hyrje: ç’është kjo marrëzi? Si është e mundur që ju muzikoni të pabrëngë, ndërkohë që këtu shtrihet i pajetë patriarku i letrave të Europës?!
E fyer dhe hutuar krejt, ajo i flet: ç’muzikë zonjë e nderuar, unë nuk dëgjoj asgjë! Por, me sa duket, muzika vinte nga zona të tjera të epërme, të parrokshme për të gjithë.
Ky fragment nga libri “Zoti dhe evoluimi i Universit” (James Redfield), dëfton ndjekjen fatmirëse të korifenjëve nga orë e ëngjëj edhe në çastin e shuarjes së fundme të tyre!
Po ku mërguan, vallë, Orët e shqiptarëve?
Përse nuk bëjnë më rojë mbi fatet, mbi yllin e tyre ?
Athua të jenë thyer e deshpëruar nga ç’kanë parë t’i bëj njeriu qenjes së vet?..
Ndaj dhe, i zoti i këtij trualli, shqiptar gjithmonë, ngjan i braktisur në gropën e dy anëve të fundbotshme: njëra, edipëria heroike e pronarëve të Republikës dhe, tjetra – sa pjesëmarrëse e denjë në fatkeqësinë e vet – është letargjia kronike e t’përbuzurëve të saj!
Postime të Lidhura
GJOKË DABAJ: NJË KRYEVEPËR E KOHËS SONË
Durrës, 5 tetor 2020: Nuk them se s’ka kryevepra të tjera në letërsinë tonë të sotme, por, në…
DR.JAKUP KRASNIQI: PROBLEMI NUK ËSHTË TE REKTORI I UP’së, PROBLEMI ËSHTË TE QEVERIA E KOSOVËS!
Prishtinë, 04. 12. 2014 – Nuk ka asnjë dyshim, çdo grupim shoqëror e ka të drejtën për të…
BEDRI ZYBERAJ: MES NJERËZORES DHE HYJNORES
(Prishtinë, 10. 12. 2012) – I. I dashur lexues, Po e ndjej të nevojshme që të ndaj me…
BESIM CENGU: POLITIKA S’ËSHTË ‘TËRHEQJE LITARI’, POR SISTEM IDESHË KU MERREN PËRGJEGJËSI PËR ZHVILLIMIN E SHOQËRISË
Tiranë, 22 shkurt2020: Kam lexuar diku një thënie të një politologu se “shoqëritë njerëzore dhe kombet shpesh herë…