SHERADIN BERISHA: HASHIM ÇKA PO PRET, JEP DORËHEQJE!

Pashtriku, 20 Qershor 2019: “Më 6. Maj të vitit 1974 dha dorëheqje një nga kancelarët më të suksesshëm të Republikës Federale të Gjermanisë z. WiIly Brandt. Dorëheqja e tij ishte një akt i marrjes së përgjegjësisë, si shef i Qeverisë Federale, pasi që u vërtetua se në Kabinetin e tij kishte depërtuar spiuni i STAS-it Günter Guillaume. Ja edhe një shembull tjetër i etikës politike, nga i cili do të duhej të mësoj presidenti” – kështu ka shkruar sot në facebook, politologu dhe diplomati ynë i shquar Sabri Kiçmari!
Hashim çka po pret, jep dorëheqje!
***
Më 19 Qershor 2019 kam shkruar:
HASHIM LARGOHU, IK ‘ THEJE QAFËN!
Është mbushur kupa! Ky njeri duhet të ndalet me largim nga posti i presidentit! Këndelluni ooo njerëz!
***
Ndërsa më 18 Qershor 2019 kam shkruar:
HASHIM STOP, MOS LUAJ ME NDJENJAT E SHQIPTAREVE!
Skandaloze! Hashim Thaçi e ka emëruar si këshilltar politik, agjentin e shërbimit sekret serb (BIA), Branislav Nikolic, i cili ka vepruar vazhdimisht kundër UÇK’së!
Ai ishte emëruar në pozitën e këshilltarit nga Thaçi në korrik të 2016, rreth 3 muaj pasi ai ishte betuar si president i Republikës së Kosovës.
Ky akt i Hashimit, ka përdhosur integritetin e UÇK’së, që konsiderohet si vlera më sublime në historinë tonë 100 vjeçare!
Prandaj është momenti i fundit që këtij avanturieri t’i thuhet STOP!

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura