LE JOURNAL (1900) / ARRESTIMI I ISMAIL BEJ QEMALIT. NDËRHYRJA E AMBASADORIT ANGLEZ PËR LIRIMIN E TIJ.

Francë, 5 Nëntor 2019: “Le Journal” ka botuar, të dielën e 25 shkurtit 1900, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me arrestimin e Ismail Qemalit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Arrestimi i Ismail Bej Qemalit
Frankfurt. – Na shkruajnë nga Kostandinopoja në Gazetën e Frankfurtit:
“Këshilltari i njohur i shtetit, Ismail Bej Qemali, u arrestua dje, gjatë natës.
Ambasada angleze po kërkon lirimin e tij me arsyetimin se, gjatë demonstratave anglofile të muajit dhjetor, me iniciativën e Ismailit, ambasadori britanik mori nga Sulltani premtimin që Ismaili nuk do të shqetësohej.”
Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura