SHERADIN BERISHA: FOL, MOS U TUT!

Pashtriku, 13 dhjetor 2019:
1. Òªka është ligji?! Politikani dhe ekonomisti i shquar francez, Frederic Bastiat (1801 – 1850) thotë se: “ligji është një organizëm kolektiv i të drejtave individuale në mbrojtje ligjore”. Duke u bazuar në këtë përkufizim, shtrohet pyetja: kush e përcakton ligjin – këtë “organizëm kolektiv të të drejtave individuale”?

– E përcakton Politika!
Në këtë kuptim rezulton se, ligji është një reflektim i politikës, respektivisht i politikbërësve, të cilët në emër të të drejtave kolektive i kufizojnë dhe cënojnë dukshëm liritë individuale!
2. Dikush mund të thotë: “Kufizimi dhe cenimi janë dy nocione te ndryshme, sepse individit mund t’i kufizohet liria, por nuk mund t’i cenohet ajo”! Ashtu përceptohet, por këto janë dy nocione që e gjymtojnë në esencë lirinë e individit! Për faktin sepse politika me të tilla ligje në emër të kolektives rrjedhimisht i kufizon dhe i cënon liritë e individit, për interesa të tyre!
Prandaj liria e vërtetë nuk matet me ligje!
3. Shpeshherë politikanët thonë :
– “askush s’është mbi ligjin”, “sundimi i ligjit vlen për të gjithë” etj.
– Òªka do të thotë sundim i ligjit?
Filozofi anglez, Thomas Hobbes (1588 – 1679) thotë se: “Sundimi i ligjit, do të thotë sundimi i atyre që e përcaktojnë dhe administrojnë ligjin”.
Në këtë kuptim rezulton se, rregullat për drejtësi (si e ligjshme apo e pa ligjshme), i përcakton rrjedhimisht politika, dhe politika është ajo që e përdor ligjin për realizimin e interesave të saj!
Fol, mos u tut!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura