Pashtriku, 12 shkurt 2020: Mjaftë më, mos na lodhni me këto “ikona”!
Po vazhdon “lufta” ikonike për presidentët “ikonik” të Kosovës, Ibrahim Rugova e Hashim Thaçi!
PDK, thotë deri sa të mos kthehet fotografia e presidentit Thaçi i bojkotojmë mbledhjet e kryesisë së kuvendit!
Ndërsa Vjosa Osmani i përgjigjet PDK-së: “foton e Thaçit nuk e kthej”!
“Ka zhvendosje në pozitën e përcaktuar me ligj. Ta them një gjë qartë e mirë, nën 1 kjo temë është e mbyllur. PDK po bojkoton Kuvendin nga data 3 shkurt, bojkoti i tyre ka filluar kur është votuar Qeveria e Kosovës” – ka thënë ajo.
Rrjedhimisht duket që kryeparlamentarja, Vjosa Osmani i ka të dyja fotografitë në zyrën e saj! Vetëm se fotografive ua ka ndërruar vendet! Ibrahim Rugovën e ka varë në ballë të oxhakut, ndërsa Hashim Thaçin përballë oxhakut!
êka thotë ligji?
Ligji thotë fotografia duhet të jetë në zyrën e institucionit!
Dhe fotografitë janë në zyrë, aty ku janë vendos nga znj.Osmani!
Tani çka duan (?), “Han fiq e kastraveca, e pijn’mastikÃâ e qesin petlla n’uej” – ka thënë Fishta ynë i madh!
Jo po, PDK e do Hashimin në ballë, ndërsa LDK Ibrahimin në ballë!
Këta miop, akoma s’e kanë kuptuar se presidentët nuk janë partiak, sipas kushtetutës janë figura unifikuese, janë të të gjithëve, jo të partive! Por, s’kanë faj, sepse presidenti meqë del nga gjiu i tyre, e konsiderojnë si të tyre, jo të të gjithëve, siç e kërkon ligji!
***
Z.Bedri Hamza dhe znj.Vjosa Osmani, “Fotografia duhet të sugjerojë e jo të këmbëngulë me shpjegime.” – thotë fotografi rumun, Brassai (1899 – 1984)!
Prandaj mos këmbëngulni me shpjegime, sepse as fotografia e Ibrahimit, as e Hashimit nuk sugjerojnë asgjë! Janë dy anët e një medalje që në periudha të ndryshme e kanë luftuar njëri tjetrin për “lavditë” dhe interesat e tyre!
Mjaftë më, mos na lodhni me këto “ikona” të dalë boje!
______________
(I publikar fillimisht më 10 shkurt 2020, në facebook)
Postime të Lidhura
ARIF EJUPI: TAKIMI ME KANDIDATËT SHQIPTAR PËR ASAMBLETË KOMUNALE TË GJENEVËS, NGJARJE E SHËNUAR
Gjenevë, 01. 04. 2015 – Komuniteti Shqiptar i Gjenevës, ka bashkuar mbrëmë në një nga sallat e “École…
PROF.DR.ABDULLA MEHMETI: SHANSI I RI, PESË NË DYMBËDHJETË PËR SHQIPTARËT NË MAQEDONI!
Tetovë, 9. 12. 2016: Gjatë ditëve të kaluara sa ka zgjatur fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në…
PSE PO FALSIFIKOHET BETEJA E KOSHARËS?! HALIL BICAJ “KALI I TROJËS” NË MINISTRINË E MBROJTJES SË FASRK-ut!
PSE PO FALSIFIKOHET BETEJA E KOSHARËS?! HALIL BICAJ “KALI I TROJËS” NË MINISTRINË E MBROJTJES SË FASRK-ut! Nga…
ARDIAN RAMADANI: REZIME SKICËS SË MENDIMIT POLITIK SHQIPTAR TË HYSAMEDIN FERRAJT
Kumanovë, 25. 04. 2013 – Libri i autorit të shquar, Hysamedin Ferraj « Skicë e mendimit politik shqiptar…