DILAVER GOXHAJ: TELEGRAM NGUSHËLLIMI, FAMILJES SË QERIM KELMENDIT

Pashtriku, 28 shkurt 2020:
Telegram ngushëllimi
Familjes së Qerim Kelmendit, Pejë- Kosovë
Ne, ish-vullnetarët nga Republika e Shqipërisë në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u ndjemë shumë pezmatues kur dëgjuam lajmin e kobshëm për vrasjen e luftëtarit të orëve të para i UÇK-së, Qerim Kelmendi. Po të kemi parasysh propagandën shumëvjeçare kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftëtarëve të saj, jo vetëm gjatë luftës por edhe pas saj, e intensifikuar në mënyrë të jashtëzakonshme këta 2-3 vitet e fundit nga më shumë se 6-7 medie të përditshme në Kosovë, si dhe aktivitetin luftarak gjatë luftës të Qerim Kelmendit dhe gjithë familjes së tij, por dhe luftën e përditshme të Qerimit e të Ibrahimit kundër propagandës anti-UÇK në mbrojtje të vlerave të kësaj Ushtrie Çlirintare, natyrisht që kjo vrasje në pritë, njësoj si dikur u vra shoku i ngushtë e bashkëluftëtari tjetër i tij i asaj Logjistike, Ilir Konushefci – Mërgimi, nuk përbën për ne diçka të papritur.

E gjithë ajo propagandë kundër UCK-së dhe veçanërisht kundër Qerim e Ibrahim Kelmendit, thuajse e ngjashme nga të dy krahët politikë në Kosovë, pa tjetër që do të çonte në një krim të tillë makabër. Për fatin tonë të keq tradhëtarët dhe mosmirënjohësit i kemi me bollëk. Kjo është thjesht një vrasje politike dhe, në politikë nuk ka kurrë ngjarje të rastit; kjo vrasje ka qenë menduar e studjuar me kohë, njësoj si vrasja e Ilir Konishefcit. A thua të jenë të njëjtët urdhërdhënës për këta dy furnitorët kryesorë me armatim të UÇK-së prej Shqipërie, bazuar në ngjashmërinë e metodës së vrasjes të këtij njësiti?
I shprehim familjes së Qerim Kelemdit ngushëllimet tona të thella me shpresën se ndoshta një ditë kriminelët e pritës dhe urdhërdhënësit e tyre do të dalin para drejtësisë.
Për Kryesinë e Shoqatës “Vullnetarët e Lirisë” , pjestarë të formacioneve të UÇK-së
Dilaver Goxhaj (Shpëtim Golemi)
Tiranë, 27 shkurt 2020

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura