Berlin, 4 Qershor 2020: Nuk ka ndodhur deri tash. Në asnjë legjislaturë. Në asnjë qeveri. Qysh nga viti 2000 që ndau mijëvjeçarët dhe Kosovën e Serbinë.
Por e bëri Dullë Hoti. Atë që s’e bëri kush. Pajisi minoritarët serbë me instrument kontrollues të pushtetit dhe Republikës.
Ndaj dhe e mbante fshehtë Traktatin serb.
Ja përbetimi i tij!
Lista serbe e Rakiqit do ketë:
1.Zëvendëskryeministrin
2. Zv. Minstër në Arsim
3. Zv. Ministër në Shëndetësi
4. Zëvendësdrejtorin e AKI
5 .Zëvendëskomandën e FSK
6. Zëvendësambasadorin e Kosovës në SHBA dhe,
7. Veto në të drejtën për vendimmarrje në FSK, AKI, Diplomaci dhe Polici
8. Zëvendësministër të Ekonomisë me veto në shitjen e aseteve kombëtare.
Për Isain kjo s’ishte e papritshme. Është, madje, e natyrshme. Gjithnjë brenda llojit.
Veçse kurrë nuk i mirëkuptoj luftëtarët: të famshmit komandarë që i bëjnë votat dhe uratën një qeverie të tillë.
I morën pushtetin Kurtit për t’ia dorëzuar Serbisë.
Vallë aq e rëndë paskësh qenë pesha e tyre e fajit, e që këtej, aq e tmerrshme frika nga ndërrimi i kohëve politike?!
Postime të Lidhura
SHERADIN BERISHA: MBI SHTYPIN E “LIRË DHE TË PAVARUR”!
Pashtriku.org, 10 shkurt 2018: ‘Ҫ’gomarllëk do të ishte, të ngresh dolli për një shtyp të pavarur?!’ – Xhon…
BEHXHET SH.SHALA BAJGORA: FJOLLA FAQEZEZË DHE BARDHËSIA E BORËS!
Prishtinë, 17. 11. 2015: (Keni dëgjuar se …po bashkohet Mitrovica) – Mitrovica është ndarë në Rambuje dhe u…
DILAVER GOXHAJ: NGA KUSH DHE PSE SULMOHET ALBIN KURTI?!
Tiranë, 02. 12. 2015: Kundërshtimet e njëpasnjëshme të opozitës politike në Kosovë ndaj dy marrëveshjeve të Qeverisë së…
XHEMAJL PLLANA: REAGIM KUNDËR CËNIMIT TË RËNDË TË TË DREJTAVE NJERËZORE, DHE SHKELJEVE DRASTIKE LIGJORE NGA ANA E AUTORITETEVE NË MINISTRINË E TREGTISË DHE INDUSTRISË
Prishtinë, 18. 09. 2014: Duke iu referuar Njoftimit për nxjerrjen e “Listës së nëpunësve tepricë në MTI”, të…