Pashtriku, 6 qershor 2020: 7.29 Azem Syla
I lindur më 5. 4.1951 në Kërzharekë të Drenasit. Ka studiuar kimi në Universitetin e Prishtinës. Ka punuar dymbëdhjetë vjet në arsim, në Nekoc, Kërzharekë, Drenas, Kievë, Klinë. I martuar dhe baba i tre fëmijëve.
Që në vitin 1973 është inkuadruar në GRK, kurse për herë të parë arrestohet më 20 maj 1981 dhe pasi lirohet, përsëri e arrestojnë më 25 dhjetor 1981, me ç’rast dënohet me pesë vjet burgim. Më 17 mars 1989, pasi ishte liruar nga burgu, sërish e arrestojnë dhe mbahet në izolim për pesë muaj.
Pas lirimit nga burgu ka vazhduar veprimtarinë çlirimtare në LPK, ku drejtonte Sektorin e Luftës. Është njëri ndër themeluesit dhe drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ka qenë komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ishte anëtar i Delegacionit të Kosovës në Konferencën e Rambujesë dhe ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.
Është anëtar i Kryesisë së PDK-së që nga themelimi i saj.
Ka bashkëvepruar në celula me anëtarët: Gani Sylaj, Jakup Krasniqi, Gani Veseli- Klinë, Shaqir Sela, Maqedoni, Mehmet Kryeziu, Bubavec, Malishevë, Milaim Zeka, Abri, Skenderaj, Xheladin Gashi, Komaran, Avdyl Krasniqi, Llashkadrenoc, Malishevë, Ismail Syla, Sherafedin Berisha, Prishtinë, Fatmir Krasniqi, Tërpezë, Malishevë, Fehmi Plaku, Nekovc, Drenas, Xhevë Lladrovci, Llashkadrenoc, Tone Buzhala, Çabiq, Ali Ahmeti, Kërçovë, Fadil Bajrami, Kërçovë, Musa Xhaferi, Kërçovë dhe Bilall Kryeziu, Dragobil, Malishevë.
Kishte përgatitur, por nuk arriti t’i anëtarësonte kandidatët: Servete Krasniqi, Llashkadrenoc, Haki Morina, Gllarevë, Klinë, Zeqir Morina, Gllarevë, Xufe Morina, Gllarevë, Pren Buzhala, Çabiq, Hamit Krasniqi, Cerovikë, Klinë, Asllan Krasniqi, Klinë, Hamit Dobruna, Llazicë, Klinë, Selim Dugolli, Nekovc, Drenas, Rexhep Çela, Kizharekë, Fadil Kelmendi, Balincë, Klinë, Tafil Morina, Gllarevë, Naim Krasniqi, Tërpezë, Malishevë, Nezir Zogaj, Divjakë (Baza), Tahir Zogaj, Divjakë (Baza),dhe Tushe Mahmutaj, Lubeniq, Pejë.
Nëpërmjet tij Lëvizjen e kanë ndihmuar: Rizah Syla, Kizharekë, Tafil Syla, Kizharekë, Habibe Syla, Shehide Syla, Nebih Bytyqi, Orllat, Halit Bytyqi, Orllat, Fejzë Bytyqi, Orllat, Ahmet Zogiani, Halilaq, Fushë-Kosovë, Zojë Zogiani, Halilaq, Miftar Bogiqi, Vukovc, Drenas dhe Bislim Gegaj, Lladrovc.
VIJON …
______________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E JASHAR ALIUT (51)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10084