Pashtriku, 27 qershor 2020:
7.36 Hidajete Osmani
E lindur më 22.12.1957 në Makresh të Artanës.
Ka mbaruar Fakultetin Filozofik, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Prishtinë.
Është e martuar dhe nënë e katër fëmijëve.
Jeton me familjen në Arbanë të Prizrenit.
Punon si arsimtare e gjuhës dhe letërsisë shqipe në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren.
E rritur në familjen e Kadri e Shukrije Osmanit, ku vazhdimisht temë e bisedës dhe e punës ka qenë çështja e Kosovës, ajo qysh si fëmijë u edukua në frymën patriotike.
Në GRK angazhohet si gjimnaziste dhe formon celulën me shoqet Sevdije Greiçevcin dhe Hamide Sylën, në të cilën fillimisht lexonin shtypin ilegal të kohës, bisedonin për njerëzit që i njihnin dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në veprimtari për çështjen e Kosovës.
Hidajetja ishte krah i djathtë i të atit, Kadriut në veprimtarinë patriotike të viteve shtatëdhjetë. Pas arrestimit të tij një kohë ajo kishte vazhduar veprimtarinë me Mehmet Hajrizin. Për të shkëmbyer literaturë dhe për të përcjellë ndihmat që dërgonte Organizata për familjen e saj, pas arrestimit të Kadriut, ajo është takuar disa herë edhe me Kadri Zekën, por pa e njohur me emër.
Në vazhdën e ndjekjeve policore që i bëheshin familjes së saj, është marrë disa herë në polici, kurse më 4 gusht 1981 arrestohet dhe dënohet me 2 vite burg.
Edhe i shoqi i saj, Nuhi Bytyqi (1954) nga Semetishti i Therandës, themelues i Organizatës patriotike “Komkos”, ndiqet dhe arrestohet disa herë, duke u dënuar me gjithsej nëntë vjet burg.
VIJON…
________________
MEHMET HAJRIZI: SHËNIME PËR VEPRIMTARINË E TEUTA BEKTESHIT (57)
https://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=10220
Postime të Lidhura
SKENDER RIZAJ – NJË SHEKULL NË SHËRBIM TË ATDHEUT, KOMBIT DHE TË VËRTETËS!
SKENDER RIZAJ – NJË SHEKULL NË SHËRBIM TË ATDHEUT, KOMBIT DHE TË VËRTETËS! Takimi im i parë me…
MIMOZA CIKA: QERIM, TI ISHE I VËRTETI!
Pashtriku, 9 mars 2020: Vrasja e Qerim Kelmendit, ditë më parë ishte një tronditje e madhe për familjen…
RAMIZ CERNICA IDEOLOG I KOMBIT
I dashur Daja Abdyl Hoxha, e nderuar familje e Ramiz Cernicës! E nderuara Nënkryetare e Komunës znj. Leonora…
MURAT JASHARI: NGA KUJTIMET E MIA
(Pashtriku.org, 30. 05. 2012) – FILLIM KORRIKU 1998 – Isha me kamionin plotë duke u kthye nga Lichtenstein…