Pashtriku, 31 gusht 2020:
8.1.4 Letër
Komitetit Qendror të Partisë së Punës të Shqipërisë Tiranë
Sokut Enver HOXHA
I dashur shoku Enver
Të dashur shokë
Me dhembje të thellë në zemër mësuam për pasojat e dëmet e rënda që shkaktoi tërmeti i 15 prillit në disa rrethe të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ne, komunistët kosovarë, në emër të popullit shqiptar të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi dhe në emrin tonë, ju shprehim juve dhe vëllezërve tanë të goditur nga tërmeti, si dhe gjithë popullit shqiptar në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, ndjenjat e solidaritetit tonë vëllazëror.
Ne jemi të bindur se me kujdesin e Partisë dhe të pushtetit popullor, me forcën e popullit, gatishmërinë e tij luftarake dhe optimizmin revolucionar që e karakterizon atë, këto pasoja do të eliminohen në afatin rekord. Nuk ka vështirësi që mund ta mposhtë popullin trim shqiptar. Popujt e botës edhe me këtë rast do të shohin në Shqipërinë socialiste edhe një shembull tjetër të forcës së marksizëm-leninizmit e të epërsisë së sistemit socialist. Kjo fitore do të jetë edhe një goditje tjetër mbi armiqtë tanë kodo në botë.
Një shembull i qartë do të jetë ky veçanërisht për popullin tonë të robëruar dhe për popujt jugosllavë. Edhe disa vise në Mal të Zi u goditën nga tërmeti, por atje popullsia mbeti jashtë në shi e në erë, pa ujë dhe pa bukë, pa asnjë kujdes. Titua e lëshoi i trembur çerdhen, por për popullin nuk çau kokën pse mbeti mes fushe. Një xhelat që tërë jetën është munduar të na shfarosë, natyrisht, nuk është e mundur të ndjejë dhembje për ne.
Ju urojmë që vështirësitë e krijuara nga kjo fatkeqësi e natyrës t’i kapërceni sa më parë.
Rroftë Shqipëria socialiste!
Rroftë Partia dhe shoku Enver!
Vjenë, më 29. IV.1979
Për Komitetin Drejtues të Grupit Marksist-Leninist të Kosovës
Sekretari
Mehmet Hajrizi
VIJON …
__________________
MEHMET HAJRIZI: SHTOJCA – DOKUMENTE, LETRA DHE ARTIKUJ (66)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=10415
Postime të Lidhura
GREKËT E SOTËM S’KANË LIDHJE ME LASHTËSINË!
Pashtriku.org, 27. 09. 2016: Grekët e lashtë e quanin veten helenë (në fakt, besonin se qenë pinjoj të…
LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E KLASËS PUNËTORE DHE POPULLIT SHQIPTAR NË RSFJ, SI PJESË PËRBËRËSE E LKJ-së …
Nga arkivi i LRSHJ-së (1982) LIDHJA KOMUNISTE E RSSHJ-së ËSHTË PARTI KOMUNISTE MARKSISTE LENINISTE DHE PRIJËSE IDEORE E…
KORRESPONDENCA POLITIKE E VJENËS (1881): ‘ABDYL FRASHËRI U ARRESTUA NË HYRJE TË DURRËSIT, SI SHKOI DERI ATY DHE ÇFARË I GJETËN ME VETE ?’
Francë, 24 korrik 2020: “Le Temps” ka botuar, të premten e 27 majit 1881, në faqen n°2, shkrimin…
HILË LUSHAKU: ABDI BEJ TOPTANI, MINISTËR I FINANCAVE NË QEVERINË E ISMAIL QEMALIT
(Pashtriku.org, 28. 02. 2013) – Abdi Toptani u lind më 1864, në Tiranë. Kreu shkollën fillore në mejtepin…