Pashtriku, 5 janar 2021: Bota është përplotë me njerëz të ligj e të mirë! Kujdes! Kush përkrah njerëzit e ligj, dëmton të mirët.
***
E mira vlerësohet, ndërsa e keqja kritikohet!
Thuhet kur e keqja dominon e mira vonon! Madje ajo fare në horizont nuk duket! Pse? Sepse nga e keqja çdo ditë ‘zhduket’!
Në Kosovë partitë lideriste për 20 vjet rresht,
përmes nepotizmit, korrupsionit e abuzimit, ushtruan pushtet të pakufizuar, duke ndërtuar kështu një sistem të kriminalizuar!
Ky pushtet i ka dhënë fuqi të keqes!
Dhe shoqëria jonë (pavarësisht kritikave) me të keqen e shtresuar, pa u trazuar u mësua dhe qetësisht sikur u rahatua!
Në këtë drejtim rrjedhimisht u familjarizuam me të keqin, dhe madje e bëmë kulturë jetese!
I dham krah e mbështetje!
Të keqit të veshur me pushtet i themi:
– bravo, sa i zoti je;
– të lumtë, se i qi… nane je;
– e rrot same je!
– E çka s’i themi tjetër je!
Ndërsa të mirit vazhdimisht i themi:
– i pazot, qyqan, boklan etj.
– Çka duam ne?
– Të mirën e vonuar nga e keqja e dominuar!
– E mira e vonuar, nuk vjenë pa mendësinë e ndryshuar!
Prandaj ta ndryshojmë mendësinë tonë ndaj të keqes, e cila për dy decenie ka dominuar, për t’i hapur rrugë të mirës së vonuar!
Shendet, gezime e suksese në vitin 2021!
***
– Foto 1: ky rrjet është shitur për 26 milonë €!
– Foto 2: figurativisht ndaj të mirit!