KUSH MUND TA NDALË “OPEN BALLKANIN” E SOROSIT?!
Nga Sheradin Berisha, 07 nëntor 2021
Edi Rama më 4 nëntor 201 në Beograd theksoi se, “Open Ballkani” do të jetë në shërbim të fermerëve e tregtarëve të cilëve u duhet shpejtësia, në mënyrë që qumshti të mos u bëhet kos…por i harroi përfitimet e oligarkëve të sojit Soros!
**”
Në dhjetor 2019 kur u mbajt takimi i radhës Rama – Vuçiq – Zaev… për minishengenin në Tiranë unë pata botuar këtë analizë dhe ndër të tjera kam shkruar: “Dhe në këtë nismë këta katër liderë jane aktorë kryesorë, ndërsa oligarkët e sojit Soros janë regjisorë!”
Dhe tashmë e dimë të gjithë se “Open Ballkani” është ide e Sorosit…por çështja është kush mund ta ndalë këtë ortekë Openi…?
Ju ftojë ta lexoni të plotë analizën:
KUSH E NDALË MINISHENGENIN…?!
Nga Sheradin Berisha
Pashtriku, 21 dhjetor 2019: Duket që ‘minshengenin ballkanik’ tashmë askush s’mund ta ndalë, as vetë popujt e këtij rajoni! Pse? Sepse idea për çarkullimin e lirë të mallrave…, me fjalë duket lakmuese por, ndërkaq për popujt nuk do të jetë shume përfituese!
Ky minishengen është kalkulim ekonomik e financiarë i oligarkëve vendorë e ndërkombetarë më shume për të fituar, se sa në të mirë të njerëzve për të çarkulluar!
Me këtë ide bizneset e vogla dhe të mesme do të bankrotojnë, sepse kësaj nisme oligarkike nuk mund t’i mbijetojnë!
Dhe në këtë nismë këta katër liderë jane aktorë kryesorë, ndërsa oligarkët e sojit Soros janë regjisorë!
***
Një fjalë popullore thotë: “Paraja shkon te paraja, ndërsa skamja dhe varfnia shkon te fukaraja”!
Hajde ta ndalim këtë minishengen!
Por si ta ndalim? Ka dikush ide?!
_______________
RASTËSI APO DJALLËZI?!
Djali i oligarkut George Soros, Alexi ka ardhur në Shqipëri, pikërisht në ditën kur po mbahet takimi i radhës: Rama’Vuçiq’Zaev! A është kjo rastësi apo djallëzi? Unë e di që në politik s’ka rastësi, ka vetëm djallëzi! E ju a e dini?
(Shkruar më 20 dhjetor 2019, në rrjetin tim në FB)
***
Shtojcë
ALEX SOROS: “EDI RAMA ËSHTË VIZIONAR, NJERIU I RILINDJES SË VENDIT”!
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 06 nëntor 2021