RAJMOND GJONAJ, STUDENTI MODEL NË MJEKËSI

RAJMOND GJONAJ, STUDENTI MODEL NË MJEKËSI

Nga Ismet Kallaba, Ulqin 24 Prill 2022

Rajmond Gjonaj është një student i dalluar i vitit të pestë në Fakultetin e Mjekësisë në Podgoricë. Vitin e kaluar akademik ka arritur notën mesatare 9.70. Për sukseset e tij mësimore, katër vitet e kaluara  ka fituar çmimin që iu ndahet studentëve më të mirë të  Fakultetit  të Mjekësisë. Ai po ashtu është përfitues i bursës së Ministrisë së Arsimit  të Malit të Zi, Komunës së Ulqinit, Shoqatës “ Malësia e Madhe” dhe Fondacionit “ Dom Simon Filipaj” nga Nju-Jorku.

Gjonaj është  student i përkushtuar e modest. Motoja e suksesit të tij është : “  Besoni se mund të bëni të pamundurën. Nëse është e rëndësishme për ju, do të jepni maksimumin, edhe pse shanset janë shumë të vogla për t’ia arritur”.

 Për respektin që gëzon në Fakultetin e Mjekësisë tregon fakti se në zgjedhjet  e mbajtura  para disa ditësh është zgjedhur kryetar i Këshillit  Studentor të Fakultetit të Mjekësisë. Në këtë mënyrë ai bëhet studenti i parë shqiptar të cilit i besohet kjo detyrë  në historikun 24-vjeçar të këtij fakulteti, i cili numëron  afro 1100 studentë në pesë programe  të studimit: Mjekësi, Stomatologji, Farmaci,  në Podgoricë, Shkollën e Lartë  të Mjekësisë në Beran dhe Fizioterapinë e Aplikuar në Igallo.

 Në Malin e Zi,  ku distanca etnike, sidomos ndaj shqiptarëve është tejet e theksuar, ky paraqet një tjetër sukses, jo vetëm në planin individual.

Besimin për të përfaqësuar studentët e Fakultetit të Mjekësisë, Gjonaj  e konsideron  si një nder dhe kënaqësi, por edhe përgjegjësi të madhe.

 Këshilli Studentor është organi më i lartë që përfaqëson interesat e studentëve  kundrejt organeve dhe drejtuesve të fakultetit, ndërsa kryetarët e këshillave studentore janë anëtarë të parlamentit Studentor, organi më i larët përfaqësues i studentëve në nivel të Malit të Zi.

Rajmond Gjonaj ka kryer  Shkollën Fillore “ Marshall Tito” dhe  Gjimnazin Privat “ Drita” në Ulqin. Është fitues i Diplomës “ Lluça” ( Pishtari)  A për sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore në shkollën fillore dhe të mesme.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura