GJENOCIDI SERB DHE ZHDUKJA E DËSHMIVE! (FOTO + VIDEO)

Gjenocidi i pandëshkuar!

GJENOCIDI SERB DHE ZHDUKJA E DËSHMIVE! (FOTO + VIDEO)

Nga Sheradin Berisha

Pas përfundimit të luftës (në qershor 1999), gjurmët e krimit serbë, u gjetën pothuajse në çdo vendbanim të Kosovës. Shqiptarët e shpërngulur nga zonat e luftës, kur janë kthyer nëpër shtëpitë e tyre, kanë gjetur qindra dokumente madje edhe fotografi, në të cilat shihen qartë kriminelët serbë, duke buzëqeshur mistershëm me armë në dorë përpara shtëpive që i kishte kapluar zjarri, duke plaçkitur pasuritë e shqiptarëve etj.

Edhe trupat e NATO-s (KFOR-it) gjatë dislokimit të tyre në Kosovë, kanë gjetur dhjetra varreza masive dhe shumë objekte publike dhe private, në të cilat janë torturuar e vrarë mizorisht shqiptarët. Në këtë kuadër, me këtë rast vë në spikamë zbulimin e një qendre serbe të Krimit në Prishtinë, nga KFOR-i anglezë!

Njësitë parashutiste të KFOR-it anglezë, gjatë kontrollimit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë disa katëshe kanë gjetur dhoma, ku forcat kriminale serbe kanë kryer torturë dhe pastaj kanë ekzekutuar mizorisht qindra shqiptarë.

* * *

Në dhomat e krimit janë gjetur shumë dëshmi rrënqethëse!

Aty janë gjetur:

– shpata të gjata,

– thika e maska të zeza dhe mjete tjera të metalta,

si:

– shufra dhe boksa të metalit,

– sopata,

– shkopinj bejzbolli të thyer,

– drogë dhe shiringa për marrjen e saj,

– litarë të përgjakur për ngulfatje etj.

Në dhomat e krimit janë gjetur edhe krevate ku shqiptarët të lidhur këmbë e duar janë mbytur me torturë!

Aty, mbi një tavolinë është gjetur edhe një motorsharrë me shenja gjaku, dhe kjo dëshmon se aty janë prerë shumë koka e gjymtyrë të shqiptarëve!

Për më tepër në një dhomë tjetër është gjetur edhe një akumulator, që është përdorur për mbytje me elektroshok!

Përveç mjeteve të shumta të torturës dhe ekzekutimit të shqiptarëve, aty janë gjetur edhe shumë fotografi të fëmijëve shqiptarë të evidentuar me numra, ngjashëm siç kishte vepruar Hitleri gjatë luftës së dytë botërore në llogoret e vdekjes!

Në dhomat e krimit, janë gjetur edhe uniforma të policisë serbe, armë dhe arka me municion si dhe një inventar me qindra dokumente (dosje), të cilat dëshmojnë qartë për krimin monstruoz të kryer në këtë objekt të regjimit kriminal të Millosheviqit.

* * *

Pas zbulimit, këtë qendër të krimit për herë të parë e ka vizituar një ekip i prokurorëve dhe hetuesve të Tribunalit të Hagës, i cili i ka mbledhur dhe evidentuar një për një të gjitha provat e gjetura aty.

Dhe tani me të drejtë pyes:

– Ku përfunduan këto dëshmi të tmerrshme nga Tribunali i Hagës?

Sepse edhe pas 23 vjetësh…, nga përfundimi i luftës, askush nga kryesit e këtij gjenocidi të pashembullt në historinë e njerëzimit, nuk është arrestuar për t’u përballur me drejtësinë!

Për më tepër, duket se kjo qendër e Krimit është harruar nga të gjithë, për faktin se përgjegjësit e sigurisë në Kosovë:

– as policia, prokuroria dhe gjyqtarët e UNMIK-ut (1999 – 2008),

– as ato të EULEX’it (2008 …),

– madje për fat të keq as policia, prokuroria, gjyqësia dhe institucionet tjera shtetërore të Kosovës (1999 – 2022) nuk e hetuan këtë gjenocid të tmerrshëm, kundër shqiptarëve, madje edhe kundër fëmijëve, për të cilët nuk dihet, as numri i saktë i tyre dhe në ç’vend kanë përfunduar, mbetjet e tyre mortore!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët në luftë tonë çlirimtare!

——–

Shikoni me kujdes videon:

Serbian chamber of terror (Dhoma e terrorit dhe masakrave serbe)

———————-

Shtojcë

Nga arkivi, më 26 Prill 2017

GJENOCIDI I PLANIFIKUAR DHE TRIBUNALI POLITIK I HAGËS!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura