Të dhëna historike!
NË MESIN E SHEKULLIT XIX, KISHTE DY HERË MË TEPËR SHQIPTARË SE SA SERBË!
Nga SheradinBerisha, Pashtriku 26 Prill 2022
Botanisti, gjeografi dhe gjeologu francez, Ami Boue (1794 – 1881), i lindur në qytetin Hamburg të Gjermanisë, gjatë viteve 1836 – 37 bëri një udhëtim në Ballkan, i cili asokohe i përkiste Perendorisë Osmane.
Në vitin 1840, Bue përmblodhi në katër volume, (secili me nga 400 faqe të mëdha), përshtypjet e tija të udhëtimit në Evropën Juglindore.
Në vëllimet e tij voluminoze për pronësinë osmane në Europë, Boue përshkruan me saktësi shkencore, si askush më parë, pasuritë e vendit dhe popullit në Ballkan.
Saktësia shkencore e tij, pati një vlerësim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë serbët. Akademiku Aleksandër Beliç shkroi se “Librat e Buesë janë një enciklopedi e vërtetë, e cilat nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”.
Sipas librave të Boue’s, Serbia në atë kohë kishte më pakë se 900 mijë banorë, ndërsa Shqipëria kishte një (1) milionë e 600 mijë banorë.
Rrjedhimisht, në mesin e shekullit XIX kishte shumë më tepër Shqiptarë se sa grekë dhe dy herë më tepër shqiptarë se sa serbë!
***