Analiza
Sistemi I drejtesise aktual në kosovË
SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË
Afërditë Bekteshi afë[email protected] Mob.: (+386) 44 418 868 |
Në kuadër të sistemit ligjore aktual ka përzierje te qëllimeve politike të cilat po pengohen te luftohen nga qeveria aktuale për arsye nder më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e përvojës institucionale dhe nga disa ndërhyrje të individëve dhe grupeve që i përkasin një mentaliteti primitiv.
Ministria e Drejtësisë si institucion për të vendosur sistemin e drejtësisë në vendin meritor,drejtohet nga diskursi politik i proklamuar gjatë kohës sa ishin në opozitë, se do ta bëjnë ndryshimin. Përpjekjet për të realizuar premtimin në reformat në drejtësi janë të evidentuara por jo të matura ngase po mbesin në tentativë.
Më se e kuptueshme se ka pasur ndërhyrje politike në drejtësi dhe këtë më së miri e din ata të cilët ishin dhe janë përgjegjës për të zbatuar drejtësinë .
Të ndërmarrësh metoda të vjetra për të bërë reformat të reja nuk funksionon dhe ketë e argumenton konteksti historik, kur në ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë kanë qenë që nga sistemet politike totalitare të kaluara të njohura për publikun, të cilat vetëm se kanë dështuar duke rezultuar më humbje për ndërhyrësit, e fitore për të merituarit si që është rasti me popullin e Kosovës .
Përkundër që populli i Kosovës e fitoi pavarësinë në një etnitet juridik të formësuar nga sakrifica e popullit, rezistenca ushtarake e pjesëtareve të cilët nuk e duruan pushtimin absolut, si dhe nga mbështetja e institucioneve ndërkombëtare, ende vazhdojmë të vuajmë nga një sistem ligjorë jo i konsoliduar për të respektuar sundimin e rendit dhe ligjit .
Ndërtimi i sistemit ligjore të konsoliduar është sfidues edhe për shtete të cilat kanë përvojë të gjatë shtetërore dhe këtë e kushtëzojnë në vazhdimësi proceset integruese te cilat kërkojnë kritere të veçanta për tu shkrirë në organizata shumë kombesh për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.
Në konkretizimin e temës së konsolidimit të sistemit ligjore të cilin e meriton populli i Kosovës përveç sfidave të cilat i kemi të përbashkëta që u ceken në paraprakisht, Republikën e Kosovës e sfidon edhe mentaliteti i një pjesë të popullit dhe grupeve te interesit që thirren në vlera që i përkasin të kaluarës, si që është tradita e ushtruar në baza të mungesës institucioneve shtetërore dhe thirrja në disa vlera të cilat kanë qenë meritore për fitimin e pavarësisë .
Përfaqësuesit institucional duhet të kenë të ditur se normat kushtetuese të vendosura në Kushtetutën e Kosovës janë detyrimisht të zbatueshme deri atëherë kur krijohen rrethanat për tu ndryshuar dhe baza juridike për të ndryshuar është shumë e fortë sipas normave te saj, që kërkon një konsensus të gjerë politik.
Në qeverisjen e sistemit ligjorë klasa politike duhet zhvillon politika të drejta, vetëm për të forcuar këtë mosndërhyrjeje, për të eliminuar mentalitetin primitiv se sundimi i rendit dhe ligjit i përket grupeve të caktuar politike, ekonomike (bizneseve) apo individëve të cilët thirren ne zakonet e së kaluarës.
Të proklamosh mosndërhyrje e të ndërhysh me elemente te instrumentalizuar në institucionet e drejtësisë që duhet të jenë pavarura të nuk është reformë por vazhdimësi e ushtrimit të mentalitetit primitiv, të cilën kosto e barte populli dhe zhvillimi i gjithmbarshëm i vendit .
Rastet e fundit e bëjnë më të bindur idenë e ndërhyrjes dhe mos respektimit të sistemit ligjore, në veçanti zërat në mbrojte juridike të një pale se ka të drejtë absolute edhe kur është fjala për institucionet e sigurisë. Shpeshtimi i mos respektimit të vendimeve gjyqësore, akteve administrative dhe i masave ndëshkuese nga institucionet kompetente vetëm se e thellojnë për më tepër bindjen se Kosova po vazhdon të lëngon nga mungesa e sistemit të pa konsoliduar të drejtësisë.
Qytetari është bartës i një demokracie autentike, institucionet janë përfaqësues i një postulatit të vullnetit qytetar të cilët e kanë shprehur në preambulën e Kushtetutës Republikës Kosovës.
Interesat politike dhe klanore për të mbajtur pushtetin, nuk mund të vijnë në shprehje mbi interesin qytetar, kjo dukuri i përket të kaluarës dhe nuk duhet të rikujtohet por vetëm atëherë kur vjen në shprehje përsëritja .
Pushtet janë të ndara dhe të respektuara më shumë nga shumica e popullit se sa nga përfaqësuesit institucional, për të fundit i referohem në mosrespektimin e vendimeve te institucioneve te drejtësisë .
Udhëheqja politike të konkretizon zbatimin e parimeve të drejtësisë duke bërë publike objektivat e qeverisjes të cilat duhet të ndryshuar sipas rrethanave te nevojshme për sundimin e Shtetit të së Drejtës për të bërë të mundur rrugën e integrimeve Euro- Atlantike.
Afërditë Bekteshi
Studiuese e së Drejtës Ndërkombëtare
Universiteti i Prishtinës
________________
© Pashtriku.org, 13 korrik 2022
***
SHPËRQENDRIM I PA KONTROLLUAR MENDOR DHE SHOQËROR