SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË

Analiza

Sistemi I drejtesise aktual në kosovË

SISTEMI I DREJTËSISË AKTUALE NË KOSOVË

 Afërditë Bekteshi                                                                             afë[email protected]                                                                                                                   Mob.:  (+386) 44 418 868   

Në kuadër të sistemit ligjore aktual ka përzierje te qëllimeve  politike të cilat po pengohen te luftohen nga qeveria aktuale për arsye nder më të ndryshmet, duke filluar nga mungesa e përvojës institucionale  dhe nga disa  ndërhyrje të individëve dhe grupeve që i përkasin një mentaliteti primitiv.

Ministria e Drejtësisë si institucion  për të vendosur sistemin e drejtësisë në vendin meritor,drejtohet nga diskursi politik  i  proklamuar  gjatë kohës sa ishin në opozitë, se do ta bëjnë ndryshimin. Përpjekjet për të realizuar premtimin  në reformat në drejtësi janë të evidentuara por jo të matura ngase po mbesin në tentativë.

Më se e kuptueshme se ka pasur ndërhyrje  politike në drejtësi dhe këtë më së miri e din ata të cilët ishin dhe janë përgjegjës  për të zbatuar drejtësinë .

Të ndërmarrësh metoda të vjetra për të bërë reformat të reja nuk funksionon dhe ketë e argumenton konteksti historik, kur në ndërhyrjet politike  në sistemin e drejtësisë kanë qenë  që nga sistemet politike totalitare  të kaluara të njohura për publikun, të cilat vetëm se kanë dështuar duke  rezultuar më humbje për ndërhyrësit, e fitore për të merituarit si që është  rasti me popullin e Kosovës .

Përkundër që populli i Kosovës e fitoi pavarësinë në një etnitet juridik të formësuar nga sakrifica e popullit, rezistenca ushtarake e pjesëtareve të cilët nuk e duruan pushtimin absolut, si dhe nga mbështetja e institucioneve ndërkombëtare, ende vazhdojmë të vuajmë nga një sistem ligjorë  jo i konsoliduar për të respektuar sundimin e rendit dhe ligjit .

Ndërtimi i sistemit ligjore të konsoliduar është sfidues edhe për shtete të cilat kanë përvojë të gjatë shtetërore  dhe këtë e kushtëzojnë në vazhdimësi proceset integruese te cilat kërkojnë kritere të veçanta  për tu shkrirë në organizata  shumë kombesh  për realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

Në konkretizimin e  temës së konsolidimit të sistemit ligjore të cilin e meriton populli i Kosovës përveç sfidave të cilat i kemi të përbashkëta  që u ceken në paraprakisht, Republikën  e Kosovës e sfidon edhe mentaliteti  i një pjesë të popullit dhe grupeve te interesit që thirren në vlera që i përkasin të kaluarës, si që është tradita  e ushtruar në baza të mungesës institucioneve  shtetërore dhe thirrja në disa vlera  të cilat kanë qenë meritore për fitimin e  pavarësisë .

 Përfaqësuesit institucional duhet të kenë të ditur se normat kushtetuese të vendosura në Kushtetutën e Kosovës janë detyrimisht të zbatueshme deri atëherë kur krijohen rrethanat  për tu ndryshuar dhe baza juridike  për të ndryshuar është  shumë e fortë sipas normave  te saj, që kërkon një konsensus të gjerë politik.

Në qeverisjen e sistemit ligjorë klasa politike duhet  zhvillon politika të drejta, vetëm  për të forcuar këtë mosndërhyrjeje, për të eliminuar mentalitetin primitiv se sundimi i rendit dhe ligjit i përket grupeve të caktuar  politike, ekonomike (bizneseve) apo individëve të cilët thirren ne zakonet e së kaluarës.

Të proklamosh mosndërhyrje e të ndërhysh me elemente te instrumentalizuar në institucionet e drejtësisë që duhet të jenë pavarura të  nuk është reformë por vazhdimësi  e ushtrimit të mentalitetit primitiv, të cilën  kosto e barte populli dhe zhvillimi i gjithmbarshëm i vendit .

Rastet e fundit e bëjnë më të bindur idenë e ndërhyrjes dhe mos respektimit të sistemit ligjore, në veçanti  zërat në mbrojte  juridike të një pale se ka të drejtë absolute edhe kur është fjala për institucionet e sigurisë. Shpeshtimi  i mos respektimit  të vendimeve gjyqësore, akteve administrative   dhe  i masave ndëshkuese nga institucionet kompetente vetëm se e thellojnë për më tepër bindjen se Kosova po vazhdon të lëngon nga mungesa e sistemit të pa konsoliduar të drejtësisë.

Qytetari është bartës i një demokracie autentike, institucionet janë përfaqësues i një postulatit të vullnetit qytetar të cilët e kanë shprehur në preambulën e Kushtetutës Republikës Kosovës.

Interesat politike dhe klanore për të mbajtur pushtetin, nuk mund të vijnë në shprehje mbi interesin qytetar, kjo dukuri i përket të kaluarës dhe nuk duhet të rikujtohet por vetëm atëherë kur vjen në shprehje  përsëritja .

Pushtet janë të ndara dhe të respektuara më shumë nga shumica e popullit se sa nga përfaqësuesit  institucional, për të fundit i referohem në mosrespektimin  e vendimeve  te institucioneve te drejtësisë .

Udhëheqja politike të konkretizon zbatimin e parimeve të drejtësisë duke bërë publike objektivat e qeverisjes të cilat duhet të ndryshuar  sipas rrethanave te nevojshme  për sundimin e Shtetit të së Drejtës  për të bërë të mundur  rrugën e  integrimeve  Euro- Atlantike. 

 Afërditë Bekteshi

 Studiuese e së Drejtës Ndërkombëtare

 Universiteti i Prishtinës

________________

© Pashtriku.org, 13 korrik 2022

***

SHPËRQENDRIM I PA KONTROLLUAR MENDOR DHE SHOQËROR

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura