ZAJEDNICA NË ÇFARËDO FORMATI QOFTË ËSHTË I DËMSHËM!
Me emisarë e marrëveshje ndërkombëtare është shpallur pavarësia e Pakos së Ahtisarit dhe rrjedhimisht me të tillë emisarë e marrëveshjesh do të përmbyllet kjo histori e pakos. Për mua është e qartë, se me marrëveshjen finale Kosovës do t’i cënohet edhe më shumë integriteti i brendshëm… Një Kosovë e tillë nuk ishte aspiratë e luftës çlirimtare në krye me K-dantin Adem Jashari.
TË HAPET KUTIA E PANDORËS!
Nga Sheradin Berisha
Zajednica (Asociacioni i Komunave me shumicë serbe) në çfardo formati qoftë është i dëmshëm!
Nëse themelohet ZAJEDNICA nuk do të jetë OJQ (siç thoshte Hashim Thaçi), por një Autonomi territoriale e serbëve në Republikën e Ahtisarit. Dhe këtu merrë fund integriteti i brendshëm në 10.887km²!
***
Pakoja e Ahtisaarit me 10 komunat etnike serbe, shumica e pakicave në Kuvendin e Kosovës, me 44 zona të mbrojtura eksterritoriale për kishat dhe manastiret “serbe” dhe jo vetëm, është dizajnim i kujdesshëm i Marti Ahtisaarit (2005 – 2007) për ta bërë të pamundur integritetin e brendshëm dhe sovranitetin e jashtëm të kësaj republike!
Kryeministri Albin Kurti thotë, por edhe gjithë kryeministrat para tij kanë thënë se, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran!
Kështu si është dizajnuar, ky shtet nuk është as i pavarur as sovran! Mos të gënjehemi?
LVV-ja në vitin 2010 ka hyrë në sistemin politik të Ahtisarit për ta ndryshuar pakon e tij (e cila është shndërruar në kushtetutë më 9 prill 2008), e jo për ta tjetërsuar vetveten. Prandaj puna e parë e qeverisë Kurti ka qenë dashtë të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisaarit, sepse kushtetuta nuk është Bibël as Kuran!
Ligjet dhe kushtetuta nuk janë statike, të pandryshueshme, ato janë dinamike, sepse vetë zhvillimi i shoqërisë dhe i jetës institucionale është dinamike!
Nëse pranohet themelimi i Zajednicës, atëhere ky shtet përfundimisht nuk do të ketë integritet as sovranitet. Si shembull e kemi Bosnjë dhe Hercegovinën!
Çka duhet të bëjmë?
Qysh tani duhet të hapet Kutia e Pandorës, dhe Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Kosovën lindore dhe gjysmën e Maqedonisë shqiptare të kërkojnë bashkim në një shtet federalë me Shqipërinë!
Tani shtrohet pyetja:
A e bëjnë këtë veprim institucionet shqiptare?!
Unë themë jo, e ju …?
HEU, TË HAPET KUTIA E PANDORES!” EU, TË KAPET HUTIA E GRANDHORRES!! ËËËH, PLANI I ATIJ
AHTISARIT; AHIII, KLANI RIZGJATI VARRIT; QË NA VARROJË DHE NA SHKATRROJË, PËR SËGJALLI
QË NA KALLI, TIM E FLAKË AUH, TI MOJ SHTRIGA MË LIGA PLAKË! PO SIÇ DEKLARON EDHE VETË
AHTISARI NË PRISHTINË: -PLANI IM PËR KOSOVË-SERBI NUK ËSHTË I IMI; POR, KY PLAN POLITIK
NGA RUSO SERBO EUROPËS, QË ËSHTË MBI 80% PLAN PRO SERBË A, VETËM 20% PRO KOSOVES,
KAM MENDUAR QË SERBIA DO TA PRANOJË PA VREJTJE; A, NDËRSA KOSOVA DO T’GJEJË MORE
MBI 100 VREJTJE DHE, KURRË NUK DO TA PRANOJË! POR, NGJAU BEFASIA PA MENDUAR EDHE E
PA BESUAR: SERBIA NUK E PRANOJË FARE PLANIN E VETË A, NDËRSA KOSOVA PRANOI PLANIN
QË KURRËN KURRES ME KËTE PLAN NUK DO ARRINI T’MBRRINI SHTETSINË E KOSOVES SI SHTET
I PAMVARUR DHE ME LIRI T’PLOTË DHE DEMOKRACI MBARË KOMBËTARE OR, NDËRKOMBËTARE!
UNË PREJ KËTI MOMEMNTI NUK MARRË KURFARË PËRGJEGJSIE, JU E PAQIT VETËVETIN N’QAFË
QË SHKATRRUAT O, SHPARTALLUAT TERË LIRINË, PAVARËSINË, DEMOKRACINË GJERË KOSOVËS!”
MANI USA