NARRACIONI I NJË BASHKËBISEDIMI MIDIS DY OPOZITARËVE!
Nga Sheradin Berisha
Më 20. 10. 2022 Sekretari i Partisë NISMA Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka hapur një temë për diskutim në rrjetin e tij Facebook, dhe me këtë rast kemi zhvilluar një bashkëbisedim lidhur temën e shtruar.
Në vijim lexoni temën e shtruar nga z.Bilall Sherifi:
“Jo dialog me njohje në fund të procesit por dialog me në qendër njohjen!
Ky ishte zotimi i Albin Kurtit kur filloi dialogun me Serbinë të cilin e prezantoi si një proces të ri dhe jo si vazhdim i procesit të dialogut që kishte filluar në vitin 2011!
Bazuar në variantet që po qarkullojnë nëpër media, duket që nuk ka arritur ta zhvendosë njohen nga fundi në qendër. Përkundrazi, njohja nuk parashihet më as në fund të dialogut.
Ky është lajm i keq për Kosovën! Për këtë qeveria në krye me kryeministrin Albin Kurti është përgjegjëse që procesi ka degradaur deri në këtë pikë saqë nga një proces dialogu për normalizim të plotë me njohje reciproke të vijmë në atë pikë saqë njohja të mos jetë më fare në rend të ditës!”
____________________
Në vazhdim mund të lexoni bashkëbisedimin tonë:
***
Sheradin Berisha
Nëse themelohet ZAJEDNICA nuk do të jetë OJQ (siç thoshte Hashim Thaçi), por një Autonomi territoriale e serbëve në Republikën e Ahtisarit. Dhe këtu merrë fund integriteti i brendshëm në 10.887km²!
***
Sheradin Berisha
Jo Hoxha Alia por Ali Hoxha! Kush e ka krijuar këtë mishmash? Të parët përpara albinit, dhe tani ky bini s’ka rrugë tjetër përveç se ta haj atë mut që e bënë të tjerët. Në të kundërtën do ta thej qafën, për të ardhur ata që e kanë bë mut për ta bërë edhe më mut!
***
Bilall Sherifi
Sheradin Berisha Merre me qetësi Shero. Mbaje nivelin. Keni ardhë në pushtet me premtime astronomike. Madje, me premtime që keni me ndryshu edhe gjeopolitikën rajonale e më gjërë! Ndërsa tash po del që as ato arritje modeste të “regjimit të vjetër” nuk jeni në gjendje me i mbrojtë. Nëse i ke lexu statuset e mia të mëparshme me vëmendje për këtë teme, pikërisht këtë e kam thenë. Që: në qendër apo në fund, është e njejta gje, por idhulli i juaj insistonte që duke e zëvendësu fjalën “në fund” me “në qendër”, do ta bëjë këtë proces diçka të re! Kësaj Shero i thonë politikë alkimiste!
***
Sheradin Berisha
Bilall Sherifi unë nuk kam ardhur në pushtet, sepse gjithmonë kam qenë opozitar i pushteteve. A kam qenë ithtar i ndryshimit të pushtetit 20 vjeçar? Po kam qenë, madje shumë i zëshëm. Dhe do të jam gjithmonë për ndryshimin e pushtarëve, jo për riciklimin e tyre!
Sot kur Albini është në pushtet unë jam sërish opozitar. Këtë gjë e kam thënë atë ditë kur ka fituar LVV dhe e mori pushtetin. Ky jam unë!
Me këtë rast ju ftoj të lexoni një reagim timin lidhur me Albinin të para 4 vjetve kur Ai po bënte përpjekje me ardhë në pushtet …
Lexo më vijm 👇👇👇👇
SHERADIN BERISHA: ALBIN KURTI I VV’së MBRËMË FOLI SI ISA MUSTAFA I LDK’së!!!
Pashtriku.org, 25 shtator 2018: Mbrëmë Albin Kurti i VV’së në Interaktiv të KTV’se, foli pikë për pikë sikur Isa Mustafa i LDK’së! Sot ata u takuan në shtëpinë e isës, dhe biseduan për ta ‘ndalur’ Hashim Thaçin me të cilin Isa në vitin 2014 bëri koalicion qeverisës, pasi iku nga VLAN’i (ku ishte në bllok me Albinin, Ramushin dhe Fatmirin)!
U takua me këtë isa, i cili në gusht 2015 në Bruksel e nënshkroj marrëveshjen me A.Vuçiqin për ZAJEDNICËN, bazat e të cilës ia kishte vënë Hashimi në 19 prill 2013, kur e nënshkroj marrëveshjen e parë në Bruksel me I.Daçiqin!
Është po i njejti Isa, i cili në 26 shkurt 2016 me votat e LDK’së e bëri Hashimin president. E bëri president në gjendje të jashtëzakonshme, pikërisht në kohën kur Alibin Kurti i VV’së bashkë me Ramushin e AAK’së dhe Fatmirin e Nismës (që sot janë bashkë me PDK’në e Kadri’hashimit) protestonin brenda e jashtë Kuvendit!
*
Ky soj politikanësh (si të tillë) janë mishmashi (hibridi) politikë e institucional i këtij vendi!!!
*
– A mund të ketë ndryshime nga ky mishmash hibridësh?
– Jo, kurrë!
Albin Kurti i sotëm duket se çdo ditë e më tepër po largohet nga Albin Kurti i djeshëm, dhe kësisoj nesër nëse bëhet kryeministër i Kosovës, mund të jetë shumë pak kryeministër i shqiptarëve, e më shumë kryeministër i konjukturave të brendshme dhe ndërkombëtare! Qofsha i gabuar!!!/
***
Bilall Sherifi
Sheradin Berisha: Së pari, me një shkrim nuk bëhesh dot opozitar, duhen pak më shumë se një.
Së dyti, nuk po e shoh te ti të njejtin zell opozitar sikur që e kishe kundër paraardhësve të Kurtit të cilit i ke ndihmu me ardhë në pushtet, natyrisht me aq sa ke pas mundësi!
Së treti, ti fare mirë e din që nuk kanë qenë 20 vjet dhe megjithatë e përdor këtë për të diskualifikuar kundërshtarët e Kurtit!
Së katërti, ti mirë e din që në atë “20 vjeçar” ka më shumë arritje se sa dështime!
Prandaj, së paku deri sot, opozitarizmi yt nuk po me rezulton shumë kafshues! Madje, bazuar në komentin që bëre pak më parë në shkrimin tim, më shumë tingëllove si justifikues sesa si kritikues i qeverisë!
***
Sheradin Berisha
Bilall Sherifi
E para: Unë nuk kam bërë dhe nuk bëjë opozitë për përfitim timin. Veprimtaria ime e organizuar politikisht ka përfunduar qysh në qershor të vitit 1999. Nga qershori 1999 e deri më sot kur po bashkëbisedojmë nuk kam qenë as nuk jam anëtar i ndonjë partie politike. Por, nuk mund të ma mohoj askush që të shpreh mendimin tim autonom për zhvillimet politike dhe jo vetëm në këtë skenën teatrale që quhet Republika e Ahistarit!
E dyta: Unë e kam përdorur në shkrimet e mia “20 vjetshin…” sepse vjedhja, privatizimi abuziv i ndërmarrjeve shoqërore, shitja e tokave me 1 – 3€ e 75 cent, dhe pasurimi i politikanëve (LDK, PDK, AAK) që janë ricikluar në pushtet nga viti 2001- 2021 (edhe në periudhën e Unmik-ut) ka nisur me plaçkitjen e miliona DM, $ dhe Franka Zvicerane të fondeve të 3% dhe Fondit “Vendlindja Thërret”, pikërisht nga bartësit e këtyre partive politike, siç janë Bujar Bukoshi, Isa Mustafa &Co, dhe Xhavit Haliti, Hashim Thaçi, Azem Syla &Co..
E treta: Duhet të kuptosh se një opozitar (si në rastin tim) më shumë flet e shkruan për dështimet se sa për të arriturat e një qeverie! Kjo është detyra e një opozitari për të pas shumë arritje e suksese, jo vetëm me ato që janë bërë!
E katërta: Zellin tim opozitar dhe “kafshues” nuk ma përcakton askush. Nuk është e vërtetë që nuk kam shkrime opozitare ndaj qeverisë së Albin Kurtit. Kam një sërë shkrimesh kundër qeverisë së Albin Kurtit (Kurtit 1 dhe 2) për masat kriminale e plaçkitëse të qytetare për maskat (me nga 35 €) dhe jo vetëm, gjatë gati tri viteve të qeverisjes së tij. Madje në raste të tilla kam qenë më shumë kafshues se sa ndaj të parëve para tij.
Nëse nuk i ke lexuar mund t’i sjellë këtu pa pritesë!
Me këtë rast po të sjellë një shkrim jo shumë kafshues, por në substancë shumë opozitare:
Në Kosovën e “pavarur dhe sovrane”:
SBASHK-u VAZHDON GREVËN!
PSE MËSIMDHËNËSIT E SHKOLLAVE NË GJUHËN SERBE NË KOSOVË NUK JANË NË GREVË?!
Nga Sheradin Berisha
1. Greva e SBASHK-ut tashmë ka hyrë në javën e katërt dhe akoma nuk duket në fund të tunelit një shenjë drite për përfundimin e saj! SBASHK-u kërkon me çdo çmim rritjen e pagave të mësimdhënësve për 100 €, ndërsa Qeveria në kuadër të ligjit për paga parashikon rritjen për 50 €!
Duke pas parasysh rritjen e çmimeve të shportës dhe jo vetëm, nga 40 – 50% dhe kësisoj rritjen astronomike të inflacionit në këto tri vitet e fundit, “lufta” midis qeverisë dhe mësimdhënësve grevistë në krye me SBASHK-un për rritjen e pagës për 50 apo 100 € është një apsurd i llojit të vetë! Pse? Sepse edhe nëse realizohet kërkesa e SBASHK-ut në rritjen e pagës për 100€ nuk përmirësohet aspak mirëqenja e mësimdhënësve! Kjo “luftë” e pakuptimtë midis tyre më shumë duket si “luftë” inatesh poltike se sa mundësi për zgjidhjen e këtij problemi!
2. Në Kosovë në këtë republikë të Ahtisaarit, përveç telekomit të Serbisë, bankave të Serbisë, sistemit energjitik të Serbisë, shëndetësisë serbe (nga qendrat e ambulantave e deri në spitale), dhe jo vetëm, funksionon edhe arsimi në të gjitha nivelet e shkollimit (nga çerdhet e fëmijëve deri në universitet) sipas planprogrameve të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Serbisë!
Tani shtrohet pyetja: Pse mësimdhënësit e mbi 100 shkollave në gjuhën serbe në Kosovë nuk zbatojnë vendimin e SBASHK-ut për të hyrë në grevë së bashku me kolegët e tyre shqiptarë dhe të komuniteteve tjera jo serbe?!
Përgjigjia është shumë e thjeshtë, sepse mësimdhënësit e shkollave në gjuhën serbe përveç se punojnë me planprograme arsimore që përpilohen nga Ministria e Arsimit në Qeverinë e Serbisë, ata dhe financohen nga Ministria e financave e Qeverisë serbe si dhe respektojnë të gjitha vendimet që vijnë nga Serbia, edhe vendimi për të vazhduar procesi mësimor, derisa mësimdhënësit shqiptarë janë në grevë!
– Si dëshmi ilustruese shikoni videot:
Në shkollat serbe në Graçanicë s’ka grevë!
*
Shkollat serbe në Kosovë mësojnë me planprograme të Serbisë!
*
Shkollat serbe në Kosovë
3. Sistemi i Serbisë në Kosovë përmes telekomit, sistemit energjitik, sistemit bankar, sistemit shëndetësor, zingjirit komandues policor në komunat etnike serbe, sistemit arsimor dhe jo vetëm, funksion pa u penguar (nga vendorët as nga ndërkombëtarët) që nga pas lufta, por në mënyrë të mirësistemuar ky sistem vepron pas shpalljes se pavarësisë,më 17 shkurt 2008 bazuar në pakon e Marti Ahtisaarit, i cili më 9 prill 2008 shndërrohet në Kushtetutë të vendit.
Përkundër këtyre fakteve të hidhura, Kryeministri Albin Kurti (i cili ka ardhur në pushtet për ta ndryshuar këtë sistem) vazhdon të thotë, (ashtu siç kanë thënë të gjithë kryeministrat para tij) se, Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran. Ndërkaq dihet mirëfilli se kjo republikë e shpallur me planin (lexo sistemin) e Ahtisaarit, nuk është as shtet i pavarur as sovran në tërësinë e saj!
4. Çka duhet të bëhet? Puna e parë e qeverisë Kurti ka qenë dashtë të jetë ndryshimi i Kushtetutës së Ahtisarit për ta bërë këtë republikë, Republikë të Adem Jasharit. Dhe pastaj sipas rrethanave që po krijohen në Ballkan të korodinohet me Shqipërinë londineze, Kosovën Lindore dhe Iliridën në Maqedoni për t’u bashkuar në një shtet federal të quajtur SHQIPËRI.
———–
SHTOJCË
Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVES! (1999 – 2011)
Shkruan: Sheradin Berisha – Gusht 2011
https://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm
***
Bilall Sherifi
Epo, nëse ti, në emër të lirsë së shprehjes, i jep vetes të drejtë me “vringëllu shpatën” kundër krejtve dhe pa ndërprerë, pa e marrë mundin me vërtetu nëse ato që thua janë të vërteta apo jo, edhe të tjerët kanë të drejtë me i vlerësu dhe me i komentu qëndrimet e tua. Të pëlqeu apo nuk të pëlqeu! Pra, çka do që u bën të tjerve duhesh me qenë i gatshëm me pranu edhe për vete!
Liria e shprehjes vlen edhe për të tjerët jo veç për ty.
***
Sheradin Berisha
Bilall Sherifi në fakt ne të dy me plotë lirinë e fjalës po bashkëbisedojmë, pa ia cënuar lirinë e shprehjes njëri tjetrit. Dhe në këtë rast të dy po diskutojmë nga pozitat opozitare. Por, ka një dallim në mes ne ty dyve. Ti si opozitar po shkruan nga pozita partiake, ndërsa unë po shkruaj nga pozita jashtë partiake.
***
Sheradin Berisha
Nëse unë po “vringëlloj shpatën” pa i vërtetuar ato që shkruaj, mundësisht na sillë këtu konkretisht ato çka kam shkruar e që nuk janë të vërteta. Mos perifrazo asgjë, vetëm silli shkrimet apo citimet e mia, lidhur me çështjet e caktuara problemore, që i kam shtruar personalisht.
Shumë faleminderit paraprakisht.
____________
Bilall Sherifi nuk përgjigjet, këtu e përfundon diskutimin!
Për më teper ai një ditë më vonë e shlyen (e largon) temën dhe bashkëbisedimin tonë – nga Facebooku!!!