JO VAKSINIMIT TË NXËNËSVE ME DETYRIM…
Nga Sheradin Berisha. FB, 26. 11. 2022 – Pashtriku 11. 01. 2023
Javët e fundit ka nisur intenzivisht vaksinimi i nxënësve (nën moshën 18 vjeç) në disa shkolla të mesme në Kosovë. Vaksinimi bëhet nga ekipet mobile mjekësore, të organizuar nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe Intituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)
MSH dhe IKSHPK për t’i bindur prindërit apo kujdestarin ligjor të nxënësit apo nxënëses, kanë
përpiluar një “Deklaratë të pëlqimit për vaksinim”.
Në deklaratë përveç të dhënave personale thuhet:
“Konfirmoj që jam njoftuar paraprakisht përmes fletë informacionit dhe jam konsultuar me mjekun për vaksinën kundër COVID19, si dhe për procesin e vaksinimit.”
Dhe në vijim renditen dy pika:
“o Nuk kam pyetje tjera, dhe
o Pajtohem për vaksinimin e ofruar kundër COVID – 19″, ndërsa mungon pika e tretë, e drejta për refuzimin e vaksinimit me këtë përmbajtje:
o Nuk pajtohem për vaksinimin e ofruar kundër COVID-19!
Kush janë ata “ekspertë” ligjor në MSH dhe IKSHPK,
që ua mohojnë, prindërve apo kujdestarëve, të drejtën e mospajtimit për marrjen e vaksinës nga fëmijët e tyre?!
Ata që nuk pajtohen me këtë vaksinim nuk duhet t’i nënshtrohen presionit, kanë të drejtë në deklaratë të shkruajnë: “NUK PAJTOHEM PËR VAKSINIMIN E OFRUAR KUNDËR COVID-19”.
#Jo #vaksinim #me #detyrim
Në foto: deklarata e përpiluar nga MSH – IKSHPK
___________________
PRESIDENTI MAKRON TË PAVAKSINUARIT I CILËSONTE SI TË PAPËRGJEGJSHËM E TË PADENJË PËR T’U KONSIDERUAR QYTETARË …