POLITIKA DHE LUFTA
Nga Sheradin Berisha, FB 15.012.2022 – Pashtriku 14.01.2023
“Politika nuk ka lidhje me moralin” – Makiaveli, (1469 – 2527)
Lufta është instrument i politikës! Bëhet për interesa gjeostrategjike, gjeopolitike, ekonomike, financiare, për pasuri natyrore e nëntokësore (ujë, gas, naftë, diamant) etj.
Juristi i shquar amerikan Francis Paiker Yockey, në librin e tij “Imperium” thotë, “është fryma e politikës ajo që përcakton formën e luftës dhe forma e luftës pastaj ndikon në zhvillimin e politikës”.
Politikanët, gjithmonë format e luftës për zhvillimin e politikave të tyre i bëjnë në emër të një kauze, të një ideologjie, të një doktrinë politike apo fetare, etj., dhe pastaj për realizimin e tyre nuk zgjedhin mjete!
Për politikanët qëllimi arsyeton mjetin!
Në luftë rrjedhimisht viktimizohen: fëmijë, gra e pleq të pafajshëm, kështu siç po ndodhin në luftën e përgjakshme në Ukrainë dhe siç ka ndodhur në luftërat e mëhershme në lindjen e Mesme dhe jo vetëm.
Kjo luftë shkatërruese që po zhvillohet nga 24 shkurti i këtij viti nga Rusia, duket se, nuk do të ndalet, deri sa të realizohen interesat e NATO-s, dhe aleatëve të saj në këtë pjesë të Europës!
Dijetari i shquar anglezë, Sër Halford J. Mackinder (1861 – 1947) në librin: “Idealet Demokratike dhe realiteti (boshti gjeografik i historisë), i botuar nga “Helga’s Secret”, shkruan: “Kush zotëron Evropën lindore, zotëron Tokëzemrën. Kush zotëron Tokëzemrën, zotëron Ishullin e Botës. Kush zotëron Ishullin e Botës, zotëron Botën.”
_____________________
KOSOVA ËSHTË SHNDËRRUAR NË PLAÇKË PËR PAZARET E FUQIVE TË MËDHA!
… Veçanërisht tani kur po zhvillohet lufta Rusi – NATO në Ukrainë! Do bëhet si thonë ShBA, BE, Rusi… Pakoja e Ahtisarit është gjeneratori i krizave!
Nga Sheradin Berisha, Fb 14.12.2022 – Pashtriku 14.01.2023