SKENDERI DHE LETRAT E PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-së) 1982 – 1985

SKENDERI DHE LETRAT E PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-së) 1982 – 1985

Nga Xhafer Durmishi-Skenderi, Pashtriku 20. 03. 2023

Këto letra janë të daktilografuara në bazë të tekstit origjinal, pra nuk janë bërë ndryshime e korrigjime drejtshkrimore.

1.Udbashin Abdullah Prapashtica, që dikton letra, duhet ta lëmë t’i lëpijë kockat

2. Letër e Abdullah Prapashticës shokëve dhe vëllaut të dashtur Osman Osmani, 14 qershor 1982

3. Mbledhja e aktivistëve të rrethit të Shtutgartit, më 26 shtator 1982

4. Letër e Abdullah Prapashticës (e nënshkruar nga Nuhi Sylejmani – Luani), për Xhafer Durmishin-Skenderin, 21 qershor 1983

5. Demaskimi i veprimeve të PKMLSHJ-së dhe formimi i Bashkësisë së Klubeve shqiptare në Evropë, më 9 e 10 korrik 1983 në një shtëpi malore në Zvicër

6. Letër e Abdullah Prapashticës (e nënshkruar nga Nuhi Sylejmani – Luani) dërguar Sabri Maxhunit-Novosellës në Turqi, 30 prill 1984

7. Letër e Partisë Komuniste (PKMLSHJ – e nënshkruar nga Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Faton Topalli, Nuhi Sylejmani – Luani) dërguar Xhafer Durmishit-Skenderit në Suedi, 13 shkurt 1985 – verzioni i parë, në adresën e Zërit të Kosovës që ka dalë në Suedi

8. Letër e Partisë Komuniste (PKMLSHJ – nga Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Faton Topalli, Nuhi Sylejmani – Luani) dërguar Xhafer Durmishit-Skenderit në Suedi, 13 shkurt 1985 -verzioni i dytë, në adresën e Zërit të Kosovës që ka dalë në Suedi.

***

1.Udbashin Abdullah Prapashtica, që dikton letra, duhet ta lëmë t’i lëpijë kockat

Nuhi Sylejmani: “Pasi i përgëzova shokët e Gjenevës, Ejup Ahmetin dhe Elfi Agushin, për organizimin e mirë të demonstratës, (së 10 dhjetorit 1982 në Gjenevë-shën i Xh.D.) ata më takuan me Xhafer Shatrin, të cilit i kërkova bashkëpunim… edhe pse më premtoi me fjalë të „sinqerta“, mjerisht me këtë takim përfundoi edhe bashkëpunimi ynë!” (Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishtë, Prishtinë 2010, f.54)

Xhafer Shatri: ”Me Nuhiun po “letërkëmbejmë”. Po na dërgon letra që po ia dikton AP (Abdullah Prapashtica-shën i red.) Përmes tyre po përpiqet me tërë qenien e vet ta kuptojë se çka e kemi ndërmend të ndërmarrim. Natyrisht, s’ka mundur të blejë asgjë dhe tash e ka qitur viçin (të gjitha letrat e tij janë shumë provokative) dhe po thotë hiç më pak se “Punëtorët” po i qetë ish-LNÇKVSHJ! Po kërkon takim me “përfaqësuesit e OMLK-s” (Po e përsëris, këtë po e bëj me keqardhje, që të mos ndodhë ndonjëherë të dalë diçka nga letërkëmbimi ynë…). Do t’ia kthej një përgjegje dhe do t’i them merri dy shokët e tu, pra Sk. (Skënderin=Xhafer Durmishin-shën i red.) dhe shokun në Turqi, dhe eja të bisedojmë.

Pra loja duhet vazhduar… ata duhet t’i tërheqim për gjuhe ngadalë ngadalë. Natyrisht pa ia përmendur kurrë “Punëtorët” ose fraksionin. Zotriun e tij, udbashin AP duhet ta lëmë le t’i lëpijë kockat. Përshëndetje revolucionare Xhema (Xhafer Shatri)

(Letër Qendrës Ekzekutive – Hasan Malës, Faridin Tafallarit dhe Ibrahim Kelmendit, shtator 1983-shën i red.)

(Shënim i Xhafer Durmishit: Kjo letër nuk më dërgohet mua edhe pse isha anëtar i Qendrës Ekzekutive. Kjo letër më ra në dorë për herë të parë më 23 prill 2012)

2. Letër e Abdullah Prapashticës shokëve dhe vëllaut të dashtur Osman Osmani, 14 qershor 1982

Të analizohet        Ankara 14 qershor 1982

Të nderuar shokë dhe vëlla i dashtur Halim (Osman Osmani)

Nga letrat dhe materialet që kishin arrit këto ditët e fundit nga ju si dhe nga informatat e materialet që arritën nga Kosova dhe kahjet tjera të botës si dhe nga ”Venediku” pjesërisht u informuam për situatën dhe më gëzoi fakti se në çdo pikë të botës ku gjenden shqiptarët mbretëron atmosferë e denjë revolucionare dhe gadëshmëri e plotë për tu vazhduar lufta. Po shifet qartë se gjaku, vujtjet dhe i tër mundi i ynë që po derdhet, në vend se të na dobsojnë, po na forcojnë, e kur kjo e ka epiqendrën në zemrën e Kosovës – në bazën e luftës, është madhështi e cila neve luftarve të mërgimit na përtrin e na forcon që ti përballojmi kushteve të pamundura në mërgim, pa kulëm mbi kokë. Pa tokë të sigurtë nën këmb, pa kushte elementare për jetë, larg vatrave të dashtunve tonë që i lamë pas dhe shum nga nesh i mbyllën. Në rrezik të përditshëm nga plumbat e armikut e pa pamundsi qfardo mbrojtje, larg atdheut, e po qëndrojm dhe do ti qëndrojm duke ju than të gjitha këtyre vujtjeve, smundjeve, skamjes e rrezikut gjithmonë JO. Luftë është kjo, e lufta është e tillë, e kërkon çmimin e vetë, kurse lumturija vjen pas ngadhnjimit të fitores – në liri. E liria ka kushtu dhe do të na kushton shtrenjët, në çka duhet të jemi të gatshëm gjithnjë.

Këto kushte janë të ngjashme kudo. Edhe te ju ishte ashtu. Pra ju informojm se edhe ne këtu nuk gjendemi mirë. Pos të gjitha tjerave që i përmenda më lart, po na ndjek edhe policija vendase e edhe policija e jugut. Pas kërrcnimeve direkte që po na i dërgojn qe disa her, policija e jugut, si u informuam nga burimet e besueshme, për kokën time e kishin nda një fond të madh të hollash, kurse policija vendase na burgosi në prag të festës të majit, pas përcjelljes njëmuajshe. Në burg na mbajtën dy javë dhe të gjitha hetimet ishin me akuz për spiunazh ndaj vendit të tret – jugut. Në munges të fakteve dhe në bazë të qëndrimit ton të paluhatshëm se në Turqi jemi përkohsisht na liruan, por me akuzë të hapur si terrorista potencial ndaj jugut dhe me hetime të hapura, duke na dhan një javë afat që ta lëshojmë këtë vend. Hetimet nuk ishin të lehta! Pasi dolëm nga burgu, shkuam për në Siri.

Në Siri kaluam një javë dhe pasi nuk kishim kah tja mbajmë u detyruam që prap të kthehemi këtu dhe të vazhdojmi të qëndrojmi nën kërrcnim që të burgosemi prap në çdo lëvizje të dyshmt. Pasi që nuk pranuam se kemi këtu shokë – që të mos krijojmë vështirësi tjera – edhe takimet tona janë vështirsu edhe ma shum. Në anën tjetër, gjendja ime shëndetsore po shkon kah keqsimi e në këtë më ”ndihmoi” edhe ”pushimi i shkurt dy javsh”.

Megjithatë, shpirtnisht jemi njësoj të freskët, moralin e kemi në nivel dhe po ju përballojmi këtyre vështirsive, me fuqi dhe po i kryejm punt që po mundemi.

Plakun e informuam për të gjitha rregullisht si edhe për informatat që erdhën nga ju.

Deri më tash kam pregaditë një përmbledhje të tër të pikpamjeve teorike ku ka dokumente projektore organizative, ligjërata, artikuj etj. Mirpo ato u gjetën të bllokuara pas burgosjes ton përkohsisht.

Deri më tani i patëm katër vizita – për dy nga to ti Halim je i informuar, kurse dy tjera të ma vonshme qenë informative nga ”N. G.” dhe u informuam për arrestimet dhe bllokimin e materialeve që i kërkuam nga arshivi. Prandaj, Halim, angazhou edhe ti që ato materiale të sillen te ju sepse janë të nevojshme!

Udhtimi ynë në Siri nuk kaloi pa rezultate, sepse atje i dërguam dhe i shpërndam ”Zërat”, bam disa vizita të shqiptarëve të randsishëm në Damask dhe i krijuam tri lidhje të cilat ma von do të na shërbejn për krijimin e punkteve ku shkojn materialet dhe ma tutje edhe të Degës të LRSSHJ për Lindje – shtete arabe.

Ky është një raport i shkurt i gjendjes dhe aktiviteti këtu, por jan kryer edhe punë të tjera për të cilat nuk po zgjati këtu si edhe kan ndodhë edhe gjana tjera për të cilat ma von do të informohemi gojarisht nga cilido nga ne këtu!

Tani deshiroj që ti shtroj pikpamjet e mija për disa qështje dhe ti ndriqoj disa kande të luftës politike – bile shkurtimisht.

Që në fillim ju lusë që kësaj teme ti hyni në mënyrë analitike sepse për shkak të mundsive të vogla që ka letra kjo temë do të përmban esencën që do të thot se mund të ketë cungime.

Vija politike dhe vija strategjike

Sa e kuptova nga të gjitha informatat aktiviteti që po zhvillohet atje është mjaftë intenziv kurse organizimi akoma po çalon dhe pikrisht kjo ndikon që spontaniteti të jetë edhe më tutje dominant!

Pjesa organizative me aktivitetin duhet të ballansohet sa më parë në të gjitha degët sepse pikrisht entuziazmi dhe vrulli i pa organizuar na i ka sjell, po na sjell dhe do ti sjell dam qështjes!

Koncepcione e organizimit të udhëheqsis ua dërgova më parë dhe shpresoj se do të ndihmojn në ndarjen e detyrave që na e lehtson punën, dhe jam i mendimit se që nga organi ”Zëri”, ku duhet në ato principe të ndahen rubrikat të fillon kushtimi i kuadrove në detyrat e veta të cila ma von shëndrrohen në bërthama e grupe punuse të cilat specjalizohen për ato degë – organizata të LRSHJ, duke përcjell aktivitetin e partnerve opozitar në Jug. Për këtë duhet të thuhet ma shum por nuk kam mundisi që këtu të zgjerohem. Shumë është me randsi që LRSHJ të ndërtohet mirë e pastaj të veprohet në organizimin e organizatave të brendshme. Prandaj të kryhet e para. Kjo është me randsi. Në të gjitha dokumentet e LRSHJ, për arsye të njohura, duhet të mungoi terminologjia që na sjell kundërshtar dhe rrezik dhe mjaftonë që LRSHJ do të organizohet në organizata që i kan RS në RSFJ. Kjo flet mjaft. Për këtë qështje në LRSHJ. Sa i përket organizimit të organizatave të brendshme të LRSHJ ajo qështje duhet realizuar, sapo të ndërtohet tërësisht LRSHJ dhe këtë nuk mundet ta pengoi askush sepse ai është vendim i pa tjetërsushëm i dokumentit të bashkimit të 17 shkurtit 1982. Kështu që edhe organizata komuniste edhe tjerat përcjellse do të organizohen. Sa i përket emnit të organizatës komunist, ma merr menja se nuk ka dilemë, sepse plotsisht është i përshtatshëm emni LK e Republikës Socialiste Shqiptare në RSFJ nga çdo aspekt e posaqërisht është në vi të LRSHJ. Këtu vetëm në definicionin e LK të RSSHJ mund të thuhet ”LK e RSSHJ është Parti Komuniste Marksiste Leniniste dhe roli i sajë është pris ideor i klasës punëtore dhe popullit shqiptar në RSFJ, është pjesë përbërse e LKJ dhe pjesë integrale e lëvizjes komuniste marksiste leniniste botrore”. Ky definicion vazhdon për dokumentet e LK të RSSHJ e jo të LRSHJ. Megjithate në ballë të çdo dokumenti të çdo organizate duhet të qëndron titulli i LRSHJ e pastaj emri i organizatës përkatëse. Sa i përket vetë organizimit të këtyre organizatave ato organizohen nga përbërjet e ma parshme me tituj të njejt në tri drejtimet veç e veç (për shkaqe objektive), kurse kordinimin dhe udhëheqjen e tyre e bën Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ që do të thotë se Komiteti i Përgjithshëm i LRSHJ qëndron mbi Komitetet Qendrore (apo si emnohen) të këtyre organizatave. Konkretishtë, p.sh. nga Kryesia në tri drejtime shtrohet realizimi i këtij vendimi! 

Pra tendencat që të mos respektohet ky vendim dhe LRSHJ të shëndrrohet në Lëvizje klasike të tipit të Lidhjes së Prizrenit, duhet hudhur, sepse LRSHJ nuk është lëvizje klasike patriotike por është lëvizje e cila përkrah pavarsis dhe barazis kombtare, për të cilat lufton, njëkohësisht zhvillon edhe luft klasore. Andaj kjo duhet të kuptohet nga të gjith, dhe nuk ka lëkundje nga ky vendim. Thjesht militantët e tri drejtimeve duhet në kohën që kërkon kjo punë ta realizojnë këtë detyr, e kjo vazhdon edhe për Komitetin Drejtues të KP të LRSHJ për Botën e Jashtme (KD i LRSHJ) edhe për brenda njësoj në kuadër të mundësive dhe kushteve tjera. Pra nuk ka ndamje në ”brenda e jashtë” në këtë drejtim, në drejtim të realizimit të vendimeve të marruna e që kanë randsi të madhe!

Edhe rregullimi i mardhanjeve në KP – KD të LRSHJ në baza të mira ka randsi të madhe. Për këtë ne ua dërguam propozimin e 14 qershorit 1982 i cili zgjedh një varg qështjesh sepse nuk duhet të ndodh që dikush të mund ti ndryshon dhe të mos i realizon vendimet pa qenë ai vendim i shumicës, sikurse që nuk mundet dikush të flas në emën të tjerve apo tjua vesh tjerve gabimet eventuale. Njëkohsisht e eviton tentativën eventuale të dikujt që me arroganc arbitrare dhe dogmatizëm burokratik të imponon qëndrimin e vetë si akt të kryer apo që të fyen dhe të sjell konflikte të panevojshme. Kjo eliminon edhe imponimin e formacioneve të mëparshme mbi LRSHJ. Mirpo ky rregullim i mardhanjeve na venë përgjegjësi të madhe që me kujdes të veçant të analizojm çdo mendim sepse çdo analiz jo ndërgjegjse mundet që ta eliminoi mendimin  ma të mir të një shoku dhe ma vonë të dali si ka than ai, prandaj analizë e thellë dhe pa keçkuptime, sepse ka persona që shiqojn gjithnjë nga kandi i zi. Pra çdo gjë duhet analizuar nga kandi i mirkuptimit dhe kështu ma leht dalin në shesh të mirat dhe negativet.

Sa i përket rregullimit funkcional – emrimi në poste të ndryshme është qështje që kërkon zgjedhje të shpejtë sepse ndahen detyrat dhe kemi mundsi që të ju kushtohemi. Kurse sa i përket ksaj qështje nuk ka brengosje pse ai u emnua këtu e tjetri atje sepse ato do të zhvillohen në mënyr rotacioni, kështu që çdo kujt do t’i ipet mundsia që të tregoi aftsit e veta. Pra duhet kuptuar edhe këtë se ska në LRSHJ detyr ma me pak e ma me shum rëndsi.

Në fund të kësaj nënteme dua që të them se çdo lloj polemike demokratike duhet mundsuar dhe potencuar sepse polemika është progresive, mirpo duhet ndaluar dhe hudhur çdo polemik e cila i ngjan grindjes apo akuzave e që zhvillohet me etiketime e fymje. Këto të fundit duhet ndaluar edhe kur dikush me të vërtet ka të drejtë e tjetri ka gabuar sepse ajo lloj sjellje shkon në dam të qështjes sepse then zemrat e shokve të cilët kan vu jetën në disponim të qështjes dhe të cilët jan njerzë të cilët edhe mund të gabojn pa qëllim të keq. Ndryshe është puna me provokatorë e tradhtar e ndryshe me ata që akuzohen pa baza vetëm e vetëm se dikush i lejon vehtes afekte të pa kontrolluara!

Qështje e emnimit të kryetarit, sekretarit, përgjegjësit politik dhe kryesuesit të organizatës komuniste, kryesuesit të org. sindikale, kryesuesit të org. Frontit demokratik, kryesuesit të org. rinisë, kryesuesit të org. të grave dhe kryesuesit për punë me org. e pionerve, nga përbërja e KD të LRSHJ edhe pse kjo duket qështje formale ka randsi për ndarjen e detyrave dhe kushtimit të çdo antari në njohjen e lamis së vetë që do të thot temel i mirë për LRSHJ, për fillim do të ju ishin kushtuar rubrikave shoqrore politike në këto drejtime në org. e LRSHJ ”Zërin” e ma vonë edhe do të thellojn punën në këto drejtime. Kjo është e realizueshme.

Tani dëshiroj të flasë diçka elementare rreth visë politike dhe visë strategjike të LRSHJ. Vija politike e LRSHJ edhe ma tutje mbetet LUFTA POLITIKE, në fuqi! Kjo do me than se strategjia politike mbetet lufta politike paqsore! Pra duhet kuptar se qështja e revolucionit të armatosur edhe ma tutje është larg (relativisht). Por duhet ditur se kjo qështje nuk mvaret vetëm nga ne! Mirpo te ne mbetet që kushtet për këtë fazë të realizohen në tërsi, e ato akoma janë larg kërkesave e që duhet realizuar gjatë kësaj faze – luftës politike paqsore. Në këto kushte edhe anmikut po i përgjigjet që ne (LRSHJ) ta braktisim luftën politike dhe të kalojmë në aksione të armatosura. Por, këtyre provokimeve nuk duhet të ju përgjigjemi kur armikut i konvenon, e ati po i konvenon ky potez se tani akoma ka fuqi që të na luftoi. Andaj ne duhet akoma ta godasim me luft politike sepse këtu kemi kriju epërsi dhe në këtë mënyrë do ta dobsojmi për vdekje, e ateher…! Në anën tjetër miqët gjithashtu nuk jan të gatshëm për këtë hap, sigurisht për këto arsye!

Tani për vinë politike nga aspekti i brendshëm! Edhe qështja e moskuptimit të visë politike se kërkesa për Republik duhet të jetë larg kërkesave tjera është për diskutim. Duhet kuptuar se LRSHJ nuk duhet përmend ”Vendikun” PPSH, shokun në ball të saj dhe përgjithësisht duhet patur kujdes që të mos përdoret terminologji për LKJ dhe RSFJ që i përgjithson dhe që për ta është ”armiqsore” sepse në këtë mënyrë i armatosim jugosllavt që të na akuzojn për nacionalizëm dhe irridentizëm. Me këso sjelljesh po i sjellim dam politik LRSHJ dhe PPSH! Këto gjëra duhet shpjeguar shokve, se nuk esht në interes tonin që ta forcojmi armikun e të komprimitohemi! Patriotizmi dhe drejtsia parimore mbetet të përodret atëher kur ti rrokim armet dhe kur ta braktisim luftën politike. Në luftë të armatosur do të hyjmi vetëm atëher kur e dimi se do ta fitojmi luftën. Deri ather duhet diciplin! Ata të cilët nuk e respektojnë këtë vi ose jan të papjekur ose provokator!

***

3. Mbledhja e aktivistëve të rrethit të Shtutgartit, më 26 shtator 1982

Pas korrikut 1982 Osman Osmani dhe Nuhi Sylejmani i kanë shkëputë të gjitha marrëdhëniet me rrethin të cilit i kam takuar në Shtutgart.

Më 26 shtator 1982, është mbajt një mbledhje e rrethit të Shtutgartit (pra jo e KVG=Komitetit Vëllezërit Gërvalla). Pasi mbledhja është thirrur me iniciativën e shokëve të Nuhi Sylejmanit edhe vendi i mbledhjes është caktuar në qytezën ku ka banuar Nuhi Sylejmani. Rendi i ditës së kësaj mbledhje ka qenë:

-Çështja e Nuhi Sylejmanit dhe pasojat e fjalëve të tij,

-Situata momentale

Procesverbalin e kësaj mbledhje e ka mbajtur Remzi Ademaj, dhe është botuar në tërësi në librin tim (Xh.D.-Skenderi) Fakte për Lëvizjen e Jusuf Gërvallës. Në këtë takim të rrethit të Shtutgartit kanë marrë pjesë: Hasan Veselaj, Qemal Haxhillari, Abdurrahman Sadiku, Faridin Tafallari, Hafiz Gagica, Haxhi Berisha, Ismet Klaiqi, Mejdi Rexhaj, Murat Kryeziu, Naim Haradinaj, Nami Ramadani, Remzi Ademaj dhe Xhafer Durmishi-Skenderi.

Hasan Veselaj ka ardhur në mbledhje prej banesës së Nuhi Sylejmanit. Hasan Veselaj pas mbledhjes ka shkuar në banesë të Nuhi Sylejmanit.

Pas 9 muajsh (nga 26 shtatori 1982 deri më 21 qershor 1983), si përgjigje, Abdullah Prapashtica ia dikton Nuhi Sylejmanit tekstin e letrës së mëposhtme.

4. Letër e Abdullah Prapashticës (e nënshkruar nga Nuhi Sylejmani – Luani), për Xhafer Durmishin-Skenderin, 21 qershor 1983

Skender

Për shkak të mos ardhjes në takimin i cili u organizua me iniciativën e puntorve – antarve të LRSSHJ për tu sqaruar gjërat në KVG rreth shpërthimit të përqarjeve iniciator i të cilave ishe ti me dy-tre veta për shkak të cilave unë u largova nga ju që të evitoj qerimin e hesapeve sipas planit armikut i cili nai vrau edhe shokët. Tani po t’i shkëruj disa rreshta.

Mosardhja ejote në takim asht ikje nga përgjegjësia për gabimet e shumta të patolerueshme që i ke bër. Unë erdha pikrisht në odë për të nxjerrur në shesh të vërtetën para klasës puntore e cila ju fshehët dhe që para syve tu ti them veprimet tuaja me prapavij të keqe sepse pas shëpines nuk ia bëj askujt ate që ma bët ju mue.

Akuzat e rrejshme, shpifjet, intrigat, sharjet janë jetëshkurta kurdoher kurse të vertetës kurr nuk i behet vonë.

Kësaj radhe nuk erdhe në ballafaqim por përgjegjësijes nuk mund ti ikësh. Rasti yt dotë ndriqohet para KD të LRSSHJ dhe para klasës pununtore sepse LRSSHJ-ja nuk mund të toleron gjëra të tilla.

21 Qershor 1983 – “Luani” (Nuhi Sylejmani)

____________

(Shënim i Xh.D. – Skenderit: Nuk kam kujtesë për këtë letër. Ka mundësi që Nuhiu e ka lënë për mua në Odën e Shtutgartit, që ka qenë rrethi dhe mbështetja ime në Shtutgart, pos tjerash edhe kundër Partisë Komuniste të Abdullah Prapashticës, në një kohë apo ditë kur nuk kam qenë aty. Këtë daktilografim e bëra në bazë të letrës që më ra në dorë më 24 shkurt 2023)

5.  Demaskimi i veprimeve të Partisë Komuniste (PKMLSHJ) dhe formimi i Bashkësisë së Klubeve shqiptare në Evropë, më 9 e 10 korrik 1983 në një shtëpi malore në Zvicër

Xhafer Durmishi: ”Të kthehemi tek fletushka “Punëtorët”, tek ky far organi i sindikatave të Abdullah Prapashticës. Xhafer Shatri dhe unë, në bazë të sugjerimeve të mia, merremi vesh ta organizojmë një tubim dyditor të aktivistëve më të dalluar të të gjitha klubeve dhe rretheve të Evropës, në Zvicër, afër Bielit. Qëllimi i këtij tubimi ishte formimi i një bashkësie të klubeve, që do t’i organizonte punëtorët në klube kombëtare, pasi ekzistonte mundësia e çoroditjes së këtij organizimi në sindikata nga A. Prapashtica dhe ndihma që kishte nga ambasada shqiptare e Vjenës në këtë punë. Xh. Shatri, i cili tërë kohën kishte taktizua e këmbye letra me Partinë “Komuniste”, si anëtarë i Organizatës Marksiste Leniniste të Kosovës, më thotë ta përgatisë referatin kryesor për këtë tubim dhe tehu i tij duhet të jetë kundër veprimtarisë përçarëse të A. Prapashticës me kompani. Unë e mora seriozisht këtë detyrë dhe e shkrova një material prej afër 14 faqe A4, por në përdorim në tubimin e organizuar i përdora si koncept vetëm 11 faqe.

Më 9 e 10 korrik 1983 u mbajt takimi i shumicës së rretheve e klubeve, në Zvicër, ku u vendos themelimi i Bashkësisë së Klubeve, si dhe u demaskua fuqishëm veprimtaria përçarëse e Abdullah Prapashticës me kompani. Në atë tubim fjalën kryesore më ra ta mbaj mua. Aktivistëve që kishin udhëtuar nga qytete të largëta u fola gati dy orë. Referat tjetër me shkrim nuk u lexua, përkundër asaj që ishte përgatitur ndonjë. Pasi dolëm, (pas mbarimit të fjalimit tim) Faridin Tafallari më thotë: Të lumtë se na e zbardhe fytyrën.” (Xhafer Durmishi: Lëvizja e Jusuf Gërvallës, 2011; pashtriku.org)

6. Letër e Abdullah Prapashticës (e nënshkruar nga Nuhi Sylejmani – Luani) dërguar Sabri Maxhunit-Novosellës në Turqi

Shoku Mërgim   30 prill 1984

Më 3-04-1984 morra nji letër nga ti dhe së shpejti nji material tjetir. Akoma se kisha pregadit përgjegjejen për shkaqet e smundjeve të fmive kur më erdhi edhe letra e yte 8-4-1984.

Sa u përket atyreve tezave që shtron në letra do të përpiqem që të përgjigjem, por së pari do ta shtroj mendimin tim për materialin që ma dërgove.

Materiali ishte në përgjithsij i mirë mirpo vleren i ja humbte “KQ” i rrejshëm, që nuk ekziston në LRSSHJ dhe vet nënshkrimi i këtill e banë të falsifikuar. Pse një material i till të mos nënshkruhet në emër të antarve apo të KD të LRSSHJ, që esht organë ma i lartë i përbashket si organ ligjitim e zyrtar, kur KD ësht i themeluar me 17.2.1982 me vendim të përbashkët.

Kohve të fundit, “ky KQ” e polli edhe nji “KO-QE” të rrejshëm dhe tani kto “KO-QE” po luftojn njeri kundër tjetrit. Konflikti që po zhvillohet në mes dy personave në emer të “KO-QE” të rrejshme për mes Organit, materialeve, për mes letrave, dhe verbalisht, në emër të LRSSHJ ësht keqperdorim që terhjek pas edhe përgjegjsijën. Nëse konflikti ekziston, aji duhet të zhvillohet në mes juve dyve, ose kjo të shtrohet para KD që shokët të zgjedhin, e jo të bëhet në emër të LRSSHJ.

Veprimi i juj në kët mënyrë shkon ne favor të armikut i cili këte mund ta shfrytzoj që ta rrezikon dikend dhe që pastaj të thot: “qerime hesapsh në mes emigracionit”. Pra këto “KQ” të rrejshme e bin në rrezik LRSSHJ, e komprimetojn atë para botës dhe i dezorientojn e demoralizojn masat. Në lidhje me këte me shtyu edhe “NJOFTIMI” i ukes në “ZK” ku ai manipulon më “KQ”-“LRSHJ”, dhe nderkoh edhe ti del me nji “KQ” tjetër.

“Në lidhje me “KO-QE” që po përdor ti më duhet të jap nji përgjegjeje definitive që rreth kësaj qështje të mos humbim kohë. Më 17 shkurt 1982 dhe më 15 maj 1982 në nivel të përfaqsusve të tri udhëheqesive (pavarsisht a janë qujtur KQ apo ndryshe) të organizatave të maparme u be Bashkimi – shkrirja e tyre në LRSSHJ të sodshme. Këto tri udhehqsije e Organizata i bashkon KD i LRSSHJ (Antaret e të cilit nuk gjinden nëpër burgje) dhe platforma politike e cila del nga vendimet historike të 17-2-1982. Jemi në kushte lufte pjestaret tjer nuk duhet të nifen (njiher per njiher) as në Kosovë e as jashtë Kosovës. Se a kan për funde në burgje apo gjinden jasht burgjeve antaret e KQ PKMLSHJ e OMLK ti kete nuk mund ta dijsh andej mos ija përmend askujt. Nuk esht mirë që të japish vlersime të këtilla paushall as për KQ të LNÇKVSHJ-së së maparshme se gjoja ky asht i paprekur nga armiku sepse njerzit dotë thon se të tjeret po bijnë burgjeve kurse KQ i LNÇKVSHJ-ës po pret me e marr pushtetin e gatshëm. Në praktik puna qëndron ndryshe.

Këto tri KQ të maparshme nuk egzistojnë. Me themelimin e KD të LRSSHJ këto tri KQ mund të jen vetem AKTIVE Operative pran KD të LRSSHJ dhe i nenshtrohen direktivave të KD të LRSSHJ.

Nëse, Nji, dy apo ma shum antar të LNÇKVSHJ se maparshme pretendojn që të paraqiten me KQ, ajo ësht paraqitje fraksioniste që i kundervehen në mënyr përqarse unitetit të LRSSHJ dhe kjo është tradhtij ndaj bashkimit. Ata mund të paraqiten si KQ i LNÇKVSHJ e cila ësht shuar dhe dota bejn të njejtin akt posi paraqitjen e rrejshme si “KQ” i LRSSHJ dhe perserij ësht falsifikim. KD i LRSSHJ ësht organ zyrtar i LRSSHJ. Pjesa e KD të LRSSHJ në botën e jashtme e ka për detyr që ta formon pjesen e KD të LRSSHJ, në KOSOVË, gjë që ësht ne zbatim e sipër. Nji propozim tu ka shtrue për këtë. Mbi kët qështje të përfundojm me kaq. Tani po vazhdojm përgjegjejen e letrave tua.

Ti përserit epitetet e llojllojshme mbi Partijën dhe shokët e Partijës. Të kam thanë edhe ma heret dhe po them edhe tash që mos të më shkrujsh mbi mendimet e tua personale për keta shokë. Unë e çmoj partijen dhe keta shokë, për arsye se populli i vlersoj drejt veprat që kryen por unë i çmoj sidomos për ruajtjen e Bashkimit dhe që nuk umurren asnjiher me thashethaneme ndaj të tjerve por me vigjilenc të lart në punën revolucionare.

Sa i përket asaj që shtron mbi PKK dhe mbi organizatat e masave, paske harruar se konsultimet janë bër edhe me tye edhe me tjert. Me ato pjesë të LRSSHJ që kan drejtuar antaret e KD të LRSSHJ të cilët zbatuan vendimet, puna ka shkue mbar. Pra qdo gje që ësht marr në ket drejtim ësht bër në baz të vendimeve historike të 17-2-1982 dhe me konsultime të nevojshme. Ata që nuk janë përgjegjur nuk kanë të drejt as të japin kritik në punë me që vet janë për kritik.

Formimi i Partijës Komuniste nuk mvaret as nga egzistimi i domosdoshëm i grupeve e as nga partijet borxheze turke nuk mund të mirren për krahasim për formimin e një partije revolucionare në kushte lufte. As gja nuk pik nga qielli, por qdo gje e bejn njerzit. Shifet se nuk ke njohuri për kët qështje  andaj mos i jep vlersimin për gjerat që nuk i njef.

Kisha me të dhen vetem nji porosij: Para se ta nxjerrsh fjalën nga goja ose para se ta shkruejsh, mbate mirë peshen e saj se të qujsh “zbavitje”, “naive” e “marrij” punën revolucionare vërtet asht marrij e madhe. Mandej kurr nuk duhet të japish vlersime paushalle për punën e njerzve apo për gjërat që vet nuk i njef sa duhet, sepse kjo të qet në pozit injorante e kapricioze.

Në njeren nga letrat e kaluara pate deklaruar se nuk dot mirresh ma me polimizime kunder shokve por me punë kunder armikut. Qendroj besnik këtij qëndrimi dhe fjalëve me karakter të shëndosh dhe mos hap përserij polemik më shoketë Partise kur ata tye nuk po të ngasin. Pra kjo punë që po bëhet me vuejtje, gjakë, djers e me shum sakrifica duhet të përshndetët dhe të vazhdohet me forca të përbashkëta.

Sa për shokun K (Abdullah Prapashtica) dhe Q (Faton Topalli) nuk ke se çka të thush fare. Ndërsa për “gabimin e rand” që thue se paskem bër unë dhe Halimi (Osman Osmani) ësht e mundur, por këte duhesh ta thujsh në mënyr të argumentuer dhe ne dotë përgjigjemi. Sa për “largimin” ton që përmend mos na thuj në baz të gjenjeshtrave të Skenderit (Xhafer Durmishit), se ato janë drrasa të kalbura që edhe ty të shtyrën ne shum gabime. Por kur ësht fjala për gabime, njeriu ësht mirë që së pari t’i shef gabimet e veta dhe ti pastron ato e jo të mundohet të gjejn gabime aty ku ska.

Sa i përket rujtjes së bashkimit në LRSSHJ, ai vërtet i qëndroji komploteve të stuhishme sepse ai u arrit në baza të shëndosha dhe u përqafua nga baza e LNÇKVSHJ, PKMLSHJ dhe OMLK dhe nga populli, pavarsisht që nuk njifen fizikisht (as nuk ka nevoj) të gjith njerzit. Ata i bashkon platforma e përbashkët nga Dokumenti i Bashkimit dhe udhëheqsija më e lart e përbashkët KD të LRSSHJ, pavarsisht se 1-2 njerz përpiqen ti bajn bisht bashkimit. Ti thua se “të tjerët nuk pranuen bashkimin”… thuj me emra e mbiemra të cilët janë ata që t’i shkarkojm menjiher nga KD i LRSSHJ pasi se duan ashtu. Ata nuk kan të drejt të flasin ne emer të forumeve të Organizatave të maparshme por vetëm në emen personal – dhe mund të ndahen nga LRSSHJ si individ. Kurse bashkimi në LRSSHJ ësht i pacenueshem.

Çeshtja e komploteve të Xh-D, “SS” nuk mund të kaloj ashtu shkel e shko, por ai duhet me dhan përgjegjsij para KD të LRSSHJ.

S. (Xhafe Durmishi) ishte antar i KD të LRSSHJ deri me tani, dhe tani kur mbushi kupen me gabime “Salihu” na doli si zavendsus! Mergim ti ke të drejt të propozojsh të shkarkohet nji antar e të zgjidhet nji tjetër kurse KD i LRSSHJ do të merr vendim për kete, e jo ta bajsh ti simbas mendjes sate. Kush ësht Skënderi dhe se duhet të shkarkohet këte e di KD i LRSSHJ, por kjo duhet të bëhet në mënyrë zyrtare, me që rast duhet të përcaktohet përgjegjsija e tij. Kush është “Salihu” dhe a e meriton të bëhet anëtar i KD të LRSSHJ kjo nuk dihet nga KD i LRSSHJ. Andej nëse ti apo unë propozojm nji antar për KD të LRSSHJ në duhet ti japim karakteristikat elementare për te, kurse ai shok duhet të jap betimin me shkrim para antarve të KD të LRSSHJ se do ti përmbahet vendimeve historike të Bashkimit të 17-2-1982 dhe KD i LRSSHJ të merr vendim zyrtar për pranimin e tij. Ky shok duhet të mban lidhje me direkte me të gjith antaret e KD të LRSSHJ e jo përmes teje. Antarët e KD të LRSSHJ në botën e jashtme duhet të njifen të gjith në mes veti e jo të mbahen në izolim e imvarun se ai do të drejton më nji pjes të LRSSHJ.

Jam i mendimit se shoku i ri në KD ose duhet të zgjidhet këtu në Evrop ose nëse zgjidhet ky “Salihu” atje në T. (Turqi) ai duhet të vjen këtu ku ka ma shum nevoj per te dhe të lidhet rrethi Skenderit. Atëher kem mundsij që të bashkpunojm si antar të KD dhe dotë kem mundsij që ti shujm përqarjet në mes puntorve që i bëri Skenderi. E jo të shkarkohet njeni e të zgjidhet tjetri pa dijen e KD të LRSSHJ.

Unë në letrat e kaluara dhash nji propozim për organizimin e KD të LRSSHJ, gjegjsisht për zgjerimin e tij me 9 antarë te rij të cilet do të vepronit në KOSOVE duke THEMELUAR 9 QENDRA ORGANIZATIVE – OPERATIVE të pamvarura në mës veti të cilet do të lidheshin me 9 antaretë ne botën e jashtme. Kjo form e organizimit do të përfshinte edhe udhëheqsijt e maparme dhe kështu KD i LRSSHJ do të funkciononte, normalisht si udhëheqsij e përgjithshme e LRSSHJ-ës. Nga shokët tjer morra përgjegjeje pozitive andaj duhet që të përgjigjesh edhe ti.

Tani propozoj që Xh-D “SS” të shkarkohet nga KD i LRSSHJ për shkak të veprimtarijes antilëvizje përqarse komplotiste.

Skënderi u murr me shkatrrimin e materialeve revolucionare të Org. motra dhe përhapi intriga përçarëse për OMLK, FKP e PKMLSHJ edhe para bashkimit. Me këte punë u murr edhe pas bashkimit në LRSSHJ. Ai futi përqarje e mosbesim në kryesijen e LRSSHJ për Evrop dhe në KD të LRSSHJ duke të nxit ty dhe Ukën kundër meje, kundër Halimit dhe kundër shokve të Partisë. Ai u murr me falsifikime e dekonspirime si dhe beri përpjekje për zbulimin e sekreteve të LRSSHJ. Tani nxiti konfliktin në mes teje dhe Ukës dhe nxiti përqarje edhe në mes puntorve-antar të LRSSHJ gjë që shkaktoi edhe gjakderdhje në mes shqiptarve (në Düsseldorf), ai pregaditi teren për atentatet të UDB-së për shokët e Partisë si dhe vazhdimisht manipulon me reakcionin ballisto-ustash për ta kompremituar LRSSHJ. Bile edhe në “Nova Hrvatska” u botua rasti i policit të Stambollit dhe emri yt. Skenderi kah do që të shkoj pas vetes la gjurma të provokatorit. Për damin që i shkaktoj LRSSHJ duhet të shkarkohet nga KD i LRSSHJ.

Nëse ti propozon ndonji shokë të rij për antar të KD të LRSSHJ atëhere bëne propozimin, jepi karakteristikat reale për atë shokë, shoku i propozuar ta jep betimin me shkrim se do ti permbahet vendimeve historike të Bashkimit 17-2-1982 dhe të gjitha këto t’i dërgohen antarve të KD të LRSSHJ, (të LNÇKVSHJ, PKMLSHJ dhe OMLK të maparme – tani nuk do t’i përmendim këto por vetëm LRSSHJ), që të mirret vendimi zyrtar. Ndoshta edhe unë do të baj nji propozim, po sido qoft ai shok duhet ta zavendsoj Skënderin në kët mes. Tani e tutje nuk do të njofim ndarje në tri Org. të mëparme dhe kushdo që ben sektarizem do ta luftojm si armik të unitetit të LRSSHJ.

 Pra gjdo gje ta bëjm në mënyr të pastërt dhe konkrete dhe askujt të mos i lejojm anarshi në LRSSHJ sepse ne qështje të atëdheut nuk guxohet të luhet.

Tani kur e përfunduem problemin e Skenderit mund të vazhdojm me qështjen e Xh-Sh. (Ukës). Ti pranove gabimin në lidhje me krijimin e mundsive që Xh.Sh. (Xhafer Shatri) të bën keqperdorime për uzurpimin e kontos e Organit të LRSSHJ dhe për të tjerat që shkruan ti. Në lidhje me të gjitha këto që ndodhen në LRSSHJ, sidomos për mosrujtjen e Bashkimit dhe mosrespektimin e vendimeve, ti edhe Uka keni përgjegjsij të barabarët.

Përgjegjsija e jote dhe e Ukës ësht më e vogël sepse ju dy ishit viktim e manipulimeve dhe intrigave të Skenderit. Por Uka nuk do të bënte asgja të keqe po të mos ija mundsojshe ti. Ju bat përpjekje që tna bllokoni e izoloni neve antarve të tjer të KD të LRSSHJ (6 veta), edhe nga konsulidimi i KD dhe nga Organi i “ZK” si dhe nga LRSSHJ-a në tersij. Por këtë e bët në bazë të gënjeshtrave të Skenderit andaj edhe na mbajtam qëndrim shoqnor ndaj jush dhe vazhdimisht u perpjekum dhe po përpiqemi që bashkarisht ti sanojmi damet që i bëri Skenderi. Besimi ynë do të shtohet ndaj jush nëse ju veproni në forcimin e unitetit të LRSSHJ.

Pra, të gjith ne që jemi antar të KD të LRSSHJ duhet të komunikojm në mes veti, duhet t’i zbatojm vendimet e 17-2-1982 dhe duhet të marrim vendim të përbashkët për qështjet që shtrohen para neve. Pra, KD i LRSSHJ duhet të funkcionoj UNIK normalisht.

KD i LRSSHJ e ngarkoj Ukën me detyr në redaksijen e “ZK”. Ti thua se: Uka uzurpoj konton dhe organin e “ZK” dhe beri devijime tjera. Ai i mbajti të mvarur dhe të izoluar H. M. (Hasan Malën) dhe S. I. (Saime Isufin) (antaret e KD të LRSSHJ) nga pjesa tjetër e KD të LRSSHJ duke umunduer që të përfaqsoj vetem ai OMKL dhe të dominoj në kët pjesë të LRSSHJ. A duhet që kët qeshtje ta lamë kështu? JO. K-D- e ka ngarkuar me detyr në radeksi të “ZK”; KD i LRSSHJ do ta shkarkon nga detyra, nëse për këte mirret vendim zyrtar, dhe nëse Uka nuk përgjigjet në thirrje të KD të LRSSHJ që ti pastron qendrimet e veta. Mendoj se po që se vepruem si KD i LRSSHJ do të kemi perkrahje edhe prej shokve të vjetër të Kadri Zekës. Por, separi duhet të hiqet dorë nga “KQ” i rrejshëm, duhet që me shokët e Partisë e me të OMLKës të mëparme të krijohen mardhanje të mira dhe vetem atëher mund mund të marrim vendime të drejta zyrtare në KD të LRSSHJ. Pas të gjitha këtyre ti dhe Uka keni borxhë që të bani autokritik para K-D.

Çë të mos kemi nevoj që nga disa her të përgjigjemi në të njejtat qështje veqe tani tutje të mirremi më qështje ndaj armikut si dhe me punë tjera pozitive unë do të dergoj nji material të AKTIVIT ORGANIZATIV TE KD të LRSSHJ të cilin ti analizoje sbashku me shokë dhe mundesh të konsultohesh edhe me shokët e Plakut (Bujar Hoxhës) nëse ata duan të japin ndonji vlersim. mendoj se ti si nënshkrues i Dokumentit të Bashkimit do të pajtohesh me kët material.

Shoku Mërgim kishte me qenë mirë që të më japësh numrin e telefonit që të bisedojmë drejtpersedrejti. Letrat që mi dërgon mi shkruan me pseudonim të plotë ashtu si po veproj unë. Shokve të Partis ju shkruen letra të veqanta sepse ata nuk e kishin mar ende përgjegjejen e letrës janarit.

Të fala familjare shoqnore ty e familjës dhe shokve. “Luani”

P.S.

Kaluen dy vite nga Bashkimi dhe nga themelimi i LRSSHJ unike kurse ne po përdorim emrat e Org. të maparme OMLK, PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ e kjo ndikoi që ndasija sektare të mbetet si pykë përqarëse duke bër të lekundëshme unitetin në LRSSHJ, e kete e shfrytzoi edhe armiku e veglat e tij. Kjo praktik duhet të nderprehet menjiher dhe të veprohet vetem në emen të LRSSHJ dhe në emër të Org. e të levave të mbrendshme të LRSSHJ.

Në lidhje me këte propozoi që tani e tutje në vend se të përdoret krahu OMLK, të quhet “dega e LRSSHJ – Kadri Zeka”, në vend të PKMLSHJ të quhet “dega e LRSSHJ, AFRIM ABAZI” dhe në vend të LNÇKVSHJ të quhet “dega e LRSSHJ-ës VLLEZRIT GERVALLA.”

Pasi që LRSSHJ drejtohet nga 9 antarët të KD të LRSSHJ, kemi të bajm pjes edhe me 9 pjes të LRSSHJ të cilët drejtohen nga këta shokë. Mendoj se këto 9 pjesë të LRSSHJ të quhen “nëndeg të LRSSHJ” të cilat do të emertohen në emër të personaliteteve historike. Kjo zgjedhje dotë shprehet mirë në unitetin e LRSSHJ dhe njiherit do të përjetsojm shokët që ran Deshmor për qështjen e Republikës.

Duke perfundua letrën më erdhi lajmi mbi nji incident fizik në Zvicërr pas të cilit përsërij qëndron Skenderi dhe banda e tij. Ky aksion ësht i armikut posi incidenti i Düsseldorfit, andaj porositi urgjent të gjith shokët kudo që gjinden që të ruejn gjakftoftsijen dhe që të qetsojn njerzit që në keso provokime të UDBës të mos rrëshqasin sepse armiku po përpiqet të komprmiton e të shpartallon LRSSHJ – pjesa në botën e jashtme. Armiku po përdor të gjitha provokatorët për ti dhan “goditje përfundimtare LRSSHJ” dhe duket si kur ka “sukses”.

Në se jemi të mençur dhe gjakftoft, tani është shansa që LRSSHJ-a të lirohet nga provokatorët e bërllogu i armikut dhe LRSSHJ do të rilindë në një forcë të pastërt e cila do ta godit armikun për vdekje. Duhet vetëm që K-D i LRSSHJ të funksionon normalisht, që të zbatohen vendimet e 17-2-1982 dhe që të rujm unitetin duke liruar nga ata që janë kundër bashkimit.

“Luani” 

___________

(Shënim i Xhafer Durmishit-Skenderi: Kjo letër më ra në dorë për herë të parë më 9 maj 2021)

Xhemajl Shatri: “Padyshim Xhafer Durmishi është arkiva më autentike për veprimtarinë kombëtare të Jusuf Gërvallës dhe Bardhosh Gërvallës, i cili i ka shkrua mbi 20 libra për Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës. Për Xhafer Durmishin nuk do të them shumë se nuk jam avokat i tij, por një gjë dua të them, se sa e kam njohur nga afër kam krijue mendimin se është njeri shumë i ngritur kombëtarisht dhe intelektualisht. Xhafer Durmishi është njeri i besës dhe i shkencës, është specialist i librave, dhe është atdhetar i flakt i çështjes kombëtare.” (Xhemajl Shatri: Facebook, 13 shkurt 2023)

7. Letër e Partisë Komuniste (PKMLSHJ – e nënshkruar nga Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Faton Topalli, Nuhi Sylejmani – Luani) dërguar Xhafer Durmishit-Skenderit, 13 shkurt 1985 – verzioni i parë, në adresën e Zërit të Kosovës që ka dalë në Suedi

Shokëve të LNÇKVSHJ  13 shkurt 1985

Në bazë të situatës aktuale dhe të kërkesave të masave për sanimin e marrëdhënieve në LRSSHJ, u drejtohemi me anën e kësaj letre përmes së cilës u ofrojmë edhe njëherë bashkëpunim dhe aktivitet të përbashkët duke u mbështetur në vendimet e 17 shkurtit 1982.

PKMLSHJ dhe LNÇKVSHJ si forca themeluese të LRSSHJ kanë përgjegjësinë historike për fatin e LRSSHJ. Andaj e shohim të arsyeshme që edhe njëherë t´i përtërijmë përpjekjet e sinqerta për mënjanimin e të gjitha pengesave përçarëse dhe të vazhdojmë luftën të bashkuar në LRSSHJ.

Të vetmin kusht që e shtrojmë është zbatimi i vendimeve të 17 shkurtit 82 në mënyrën më të përpiktë me forca të përbashkëta.

Njëkohësisht kërkojmë nga ju që t´i shtroni të gjitha vërejtjet tuaja në punën tonë nga bashkimi gjer më tani, dhe t´i jepni vlerësimet tuaja se si duhet gjykuar ato.

Jemi të gatshëm të përmirësojmë çdo lëshim që ka mundur të ndodhë gjatë aktivitetit tonë, të japim autokritikë dhe përgjegjësi konkrete, ashtu siç do t´i kërkojmë këto edhe nga të tjerët.

Kritizimet e pavenda do t´i luftojmë, ashtu siç do të jemi këmbëngulës në zbatimin e përcaktimeve themelore për çështje të atdheut.

Përgjigje në letër presim gjer më 15 mars 1985.

Përfaqësuesit e PKMLSHJ në LRSSHJ

Letra ka 5 nënshkrime tri prej të cilëve janë: Kushtrimi (Kushtrim Kosova) – Abdullah Prapashtica, Halimi (Osman Osmani), Qemali (Faton Topalli). Të tretë pjesëmarrës të bisedimeve më 17 shkurt 82. Në mesin e të nënshkruarëve është edhe Luani i Partisë “Komuniste” Nuhi Sylejmani.

8. Letër e Partisë Komuniste (PKMLSHJ – nga Abdullah Prapashtica, Osman Osmani, Faton Topalli, Nuhi Sylejmani – Luani) dërguar Xhafer Durmishit-Skenderit, 13 shkurt 1985 – verzioni i dytë, në adresën e Zërit të Kosovës që ka dalë në Suedi

Letra e dytë

Shokë të OMLK dhe LNÇKVSHJ

Pasi që në letrën tonë të afatizuar të 13 shkurtit nuk na erdhën përgjigjet nga ju, po e përshkruajmë tërësisht edhe njëherë përmbajtjen e kësaj letre dhe në përfundimin e saj do të bëjmë një shtojcë tjetër.

(përmbajtja e letrës tonë të 13 shkurtit 1985)

Shokë (të OMLK – të LNÇKVSHJ)   13.II.1985

Në bazë të situatës aktuale dhe të kërkesave të masave për sanimin e marrëdhënieve në LRSSHJ, u drejtohemi me anën e kësaj letre përmes së cilës u ofrojmë edhe njëherë bashkëpunim dhe aktivitet të përbashkët duke u mbështetur në vendimet e 17 shkurtit 1982.

PKMLSHJ, LNÇKVSHJ dhe OMLK, më pas, si forca themeluese të LRSSHJ kanë përgjegjësinë historike për fatin e LRSSHJ. Andaj e shofim të arsyeshme që edhe njëherë t´i përtrijmë përpjekjet e sinqerta për mënjanimin e të gjitha pengesave përçarëse dhe të e vazhdojmë luftën të bashkuar në LRSSHJ.

Të vetmin kusht që e shtrojmë është zbatimi i vendimeve të 17 shkurtit 82 në mënyrën më të përpikët me forca të përbashkëta.

Njëkohësisht kërkojmë nga ju që t´i shtroni të gjitha vërejtjet tuaja në punën tonë nga bashkimi gjer më tani, dhe t´i jepni vlerësimet tuaja se si duhet gjykuar ato.

Jemi të gatshëm të përmirësojmë çdo lëshim që ka mundur të ndodhë gjatë aktivitetit tonë, të japim autokritikë dhe përgjegjësi konkrete, ashtu siç do t´i kërkojmë këto edhe nga të tjerët.

Kritizimet e pavenda do t´i luftojmë, ashtu siç do të jemi këmbëngulës në zbatimin e përcaktimeve themelore për çështje të atdheut.

Përgjigje në letër presim gjer më 15 mars 1985.

Përfaqësuesit e PKMLSHJ në LRSSHJ

(fund i letrës së 13 shkurtit 1985)

Shokë,

Pas letrës së 13 shkurtit 1985 erdhëm dy herë në… dhe në rastin e parë u takuam me… ndërsa në rastin e dytë u takuam me shokun… Me këta shokë biseduam afërsisht dhe në mes neve pati një mirëkuptim vëllazëror. Megjithate ata nuk patën mundësi që të na përgjigjen për çështjet që u shtruam ne pasi ata deklaruan se nuk kanë kompetenca për përfaqësim. Mirëpo ne bisedum gjërësisht e shoqërishtë me ata dhe të gjithë i shprehëm mendimet tona duke u pajtuar me faktin se sanimi i marrëdhënieve dhe arritja e forcimi i unitetit janë të domosdoshme. Shoku… pos të tjerash i shprehu disa ide të veta mbi rrugën deri te ky qëllim, dhe ne pranë asaj që i paraqitëm qëndrimet tona të palëkundshme se do të qëndrojmë pranë Vendimeve Themeluese të bashkimit të LRSSHJ i premtuam se në ato ide do të përgjigjemi pas konsultimeve me shokët e bazës. Përgjigja jonë si tërësi është që para së gjithash çdo gjë duhet të fillohet nga vendimet e 17.II.1982 që ishin dhe mbesin kushte themeluese të bashkimit të LRSSHJ dhe që nga këto baza pastaj ka mundësi të bëhen edhe plotësime e ndryshime tjera. Edhe biseda që u zhvillua me shokun… ishte e frytshme, dhe ajo burrëri e tij dhe qëndrimi i tij se duhet të vazhdohet me zbatimin e vijës së LRSSHJ sipas vendimeve themeluese të bashkimit, na inkurajoi në rrugën tonë që të arrihet uniteti i plotë.

Ju komunikojmë edhe njëherë se qëndrojmi para asaj që u tha edhe në letrën e 17.II.1985, dhe nga ju kërkojmi që sa më parë të na paraqitni përfaqësuesit kompetent të OMLK e LNÇKVSHJ të mëparshme që sa më shpejt që është e mundur të bëjmi një takim. Edhe në bisedat që i patëm me shokët që i cekëm kemi theksuar dhe po ju lusim edhe njëherë që në mesin e atyre që do të ju përfaqësojnë të mos jenë ata që deri më tani penguan bashkimin dhe që shkaktuan përçarjet, që ishin zbatues të komploteve, që kanë bërë veprime antiparti e antilëvizje dhe ata që kanë patur çfarëdo kontakti me reaksionin e vjetër ballisto-ustash. Sepse ata që kanë punuar kundër bashkimit dhe që janë kundër tij, sigurisht që këtë rrugë do ta vazhdojnë.

Presim përgjigje me shkrim gjatë muajit Qershor.

shokët e PKMLSHJ

_______________

(Shënim i Xh. D.-Skenderi: Letrat – të pikave 7 e 8 të këtij punimi – i kam botuar e gjithashtu iu kam përgjegj publikisht në gazetë, në të njëjtin numër, në numrin e fundit të Zërit të Kosovës, që ka dalë në korrik-gusht 1985, në Suedi. Teksti i plotë përgjigjes sime është ribotuar në librin tim “Protesta e Aspirata” – 2006 – dhe mund të lexohet në internet).

_____________  

PLANI I PARTISË KOMUNISTE (PKMLSHJ-së) KUNDËR JUSUF GËRVALLËS (1)

***

QENDRA JUSUF GËRVALLA (UNITETI I OMLK-së ME FRONTIN E KUQ DHE 17 SHKURTI 1982) (2)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura