HEROIT KOMBËTAR SALIH SHABANI
Nga Ma.Sc.Argjira Ukimeri, Prizren 7 qershor 2023
Heej Kabash fortesë Dardane
Nëpër shekuj me stuhi
Gjithmonë në ballë krenar qëndrove
Për ta mbrojtur Nënën Shqipëri
*
Qifteli një dru prej mali
Dridhi telat si kurrë më parë
T’i këndojmë Salih Shabanit
Trim i madh e atdhetar
*
Thonë me këmishë e lindi nëna
Këtë vigan të Dardanisë
Në Baqevc rrëzë maleve të Sharrit
Dridhi carët e Rusisë
*
Në fushë të thatë afër një shkëmbi
Shkrepi armën e trimërisë
E qëlloi në lule të ballit
Spirrë çetnikun e Shumadisë
*
Mori hakun e vendasve
Që u vranë nga një barbarë
Busti i tij me shtat kolosi
Përshëndetë çdo kalimtar.
____________________
MASAKRA E KORISHËS, MË 13 MAJ 1999 (VIDEODËSHMI)