Gjurmë historike
SHK “BESA” NË SHËRBIM TË ARSIMIT DHE LUFTËS PËR ÇLIRIM (1991)
Nga Sheradin Berisha
Lugano, verë 1991: një aktivitet i rëndësishëm me kurbetçarët tanë në Lugano të Zvicrës.
Themeluam Shoqatën e Kurbetaçarëve (SHK) “BESA”, dhe hapëm një llogari bankare e cila u administrua nga tre (3) anëtarë më të moshuar të kryesisë. Në vitet 1991-1997 me paratë që hynin në këtë llogari bankare u ndihmua arsimi, familjet me gjendje të rëndë sociale, familjet e të persekutuarve dhe punëtorët e larguar me dhunë nga regjimi serb, ndërsa gjatë luftës çlirimtare 1998 – 1999, SHK “BESA” u vu në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 🤝
________
Në foto: Lugano, gusht 1991, së bashku me Dalip Shala duke shkruar programin e Shoqatës së Kurbetaçarëve (SHK) “BESA” dhe projektrregulloren për administrimin e mjeteve në llogarinë bankare të kësaj shoqate.