Baza e zhvillimit ekonomik të një vendi është sigurimi dhe pavarësia energjetike.
Hidrocentralet shqiptare dhe qymyrguri kosovar janë themeli i energjisë kombëtare
-“De facto” të pushtuar, të gjitha pasuritë kombëtare me koncesion
-Mesatarisht shtetet e unionit europian janë në varësi energjetike nga jashtë në masën 58%.
-Pse hidrocentralet shqiptare u janë dhënë me koncesion të huajve?!
Nga Xhafer Murseli, Inxh. elektroteknik
A po e vazhdon me përpikëri rrugën e gënjeshtrës dhe mashtrimit edhe klasa politike e tanishme e Kosovës dhe Shqipërisë siç mashtronin dhe gënjenin pushtetarët e mëparshëm?
Kush po e pengon pavarësinë energjetike të Kosovës nga Serbia?
Mesatarisht shtetet e unionit europian janë në varësi energjetike nga jashtë 58%.
Pas ndërprerjës se furnizimit me gaz, naftë, qymyr nga Rusia shtetet e Europës (flasim për Europë, sepse në te po jetojmë) u detyruan të blejnë këto lëndë energjetike kah mundën nëpër botë, duke mos pyetur për çmim. Kjo çoi në ngritje eksponenciale të çmimit të energjisë qoftë elektrike, qoftë termike.
Tek ne në përgjithësi në gjeografinë shqiptare as që do duhet të diskutohej mungesa e energjisë e as çmimi i energjisë, sepse tokat shqiptare Kosova dhe Shqipëria i kanë këto burime me bollëk që u ka falë zoti dhe natyra dhe nuk i eksportojnë as nga Rusia e as nga Serbia.
Për ata që mendojnë me kokë të ftohtë dhe pa ndikime klanesh dhe partiake duhet një herë e përgjithmonë ta kuptojnë se pavarësinë energjetike të Kosovës, por në përgjithësi të tokave shqiptare po e pengon bash Serbia me disa miq ndërkombëtar, që i ka në Bruksel dhe me disa miq, që i ka në mesin e shqiptarve që po bëjnë trusni dhe presion që mos ta lejojë Kosovën të ngrejë kapacitete energjetike me qymyrin e vet.
Serbia dhe disa armiq të shqiptarëve e dinë fort mirë se në çfarë situate energjetike ka ardhur sot Europa. Ata gjithashtu e dinë fort mirë se po të ngrinte Kosova termocentrale të reja me qymyrin që ka, Kosova dhe Shqipëria jo që nuk do kishin mungesë energjie, por Kosova do bëhej një eksportues shumë i fuqishëm i energjisë dhe do të arrinte një zhvillim shumë të shpejt ekonomik, duke zhvilluar vendin dhe duke hapur perspektivë për rinin tonë.
Baza e zhvillimit ekonomik të një vendi është sigurimi dhe pavarësia energjetike.
Nuk sigurohet pavarësia energjetike vetëm me burime regjeneruese, aq më tepër për vendet me një bugjet si ne. Normalisht se edhe kapacitetet regjeneruese duhet të ngrihen e zhvillohen , por vetem pasi të ngrihen termocentralet e reja me teknologji moderne ndaj ambientit.
Pse të mos ngrihen kapacitete energjetike që na siguron çmim 30 € për MWh, por të ngrihen kapacitete regjeneruese, që nuk të sigurojnë çmim as me 300 € për MWh?
Nuk mund të thirret askush në zhvillimin e kapaciteteve energjetike regjeneruese duke i fut lumejtë nëpër gypa dhe duke shkretuar vendin, që sot as në vendet më të prapambetura afrikane nuk lejohet.
Nuk zgjidhet problemi energjetik duke i mbushur edhe pak ato toka pjellore, që i kemi me Photovoltaik.
Në konferencën gjithëshqiptare:
„Burimet energjetike dhe minerare në gjeografinë shqiptare dhe shfrytëzimi i tyre në dobi të popullit tonë“, që u mbajt me 21 maj 2022 në Prishtinë, ku morën pjesë mbi 70 profesorë , ingjinier dhe kompetentë të kësaj fushe u elaborua me shifra, tabela dhe diagrame:
Sa i kushton Kosovës dhe shqiptarisë një MWh me bazë qymyri, gazi, nafte?
Sa i kushton Kosovës dhe shqiptarisë një MWh me bazë Photovoltaiku?
Sa i kushton Kosovës dhe shqiptarisë një MWh me bazë Gjenerator ere?
Cilat sisteme diellore janë më të përshtatshme për xhepin e qytetarit dhe për arkën e shtetit?
Cilat lloje të hidrocentraleve rrjedhëse dhe akumuluese do ishin të preferuara për ne?
Sa kushton një Kapacitet energjetik me burim primar qymyr me fuqi instaluese 1000 MW dhe sa jep rendiment energjetik për brenda vitit? Sa kushton një Kapacitet energjetik me burim primar gaz (i gazuar dhe i langshëm) me fuqi instaluese 1000 MW dhe sa jep rendiment energjetik për brenda vitit? Sa kushton një Kapacitet energjetik me bazë Photovoltaiku me fuqi instaluese 1000 MW dhe sa jep rendiment energjetik për brenda vitit? Sa kushton një Kapacitet energjetik me bazë ere me fuqi instaluese 1000 MW dhe sa jep rendiment energjetik për brenda vitit? Sa kushton një Kapacitet energjetik me bazë uji me fuqi instaluese 1000 MW dhe sa jep rendiment energjetik për brenda vitit? Sa janë nevojat e energjisë në gjeografinë shqiptare në industri dhe amvisni?
Sa energji i nevoiten shqiptarisë për përpunimin e mineraleve, që i posedojmë, për t’i përpunuar vetë ne?
Cilat janë konditat dhe kriteriumet në BE që një investitor të fitojë të drejtën për të ngritur një kapacitet energjetik regjenerues. Sa janë investimet për ta ngritur Kombinatin „Trepça“ për t’i përpunuar vetë ne metalet? Dhe shumë tema të tjera të një rëndësie shumë të madhe për vendin, për ata që ja dinë rëndësinë kësaj fushe. Të gjitha këto shtjellime janë bërë me qëllim që opinioni jonë të mos bie pre e analistave zë paguar nga kush e di prej kujt dhe me qëllim që t’i ndihmojmë së paku diçka qeveritarëve tanë në këtë drejtim.
Fundi i fundit edhe se këto kapacitete regjeneruese, që janë ndërtuar në Kosovë dhe Shqipëri, dhe ato që do ndërtohen, dhe se kanë një Kosto shumë të lart për popullatën tonë ( kur dihet se një pensionist jeton me 100 €) do kishte një arsyetim po t’i kishte ngritur dora e shtetit dhe nga këto profite të fitojë shteti dhe me atë profit të investohej në zhvillim! Por shkurt e shqip këto kapacitete nuk po i ngre shteti, por po bandat ndërkombëtare me bandat tona për përfitime personale dhe në dëm të popullatës sonë skajshmërisht të lodhur nga varfëria dhe nga plaçkitja, duke e bërë të pamundur përballimin e . çmimit të energjisë në vitet që do vijnë.
Qeveria e shpresës po e luan rolin e heshtakut, gjoja se nuk po di asgjë.
Kompania turke që ka marrë distribucionin energjetik të Kosovës së bashku me bandat vendore në prapaskenë vjelin se paku 600 Milion Euro të pastërta në vit. Obiliqi e shet një MWh kompanisë turke për vetëm 30 €, kurse banda e turkut me bandat tona i shesin sa e di unë popullatës 150 € një MWh.
Serbia dhe Maqedonia e Veriut vazhdojnë të marrin qymyr Kosove me 12 € për ton (ky çmim nuk i mbulon as shpenzimet e nxjerrjes së qymyrit e as ngarkimin e qymyrit në kamionet e Serbisë), vazhdojnë ta marrin koncentratin e Trepçës me një çmim simbolik, kurse qeveria e shpresës ka zbuluar zgjedhjen e problemit energjetik, do të thotë qymyrin tonë tua ruajmë Serbisë e Maqedonisë e ne të vrapojmë pas ere dhe dielli.
Siç duket që nga përfundimi i luftës e gjerë në ditët e sotme këshilltarët e qeveritarëve tanë janë anonim nëpër bira dhe skuta dhe i takojnë grupit të qarqeve proserbe të Brukselit, që nuk lejojnë ngritjen e kapaciteteve energjetike me qymyrin tonë, kurse qeveritarët tanë luajnë rolin e argatëve të huaj.
Ftojmë parlamentarët e Kosovës që nga kryetari i parlamentit të kërkojnë të mos mbahet e fshehur REZOLUTA mbi shfrytëzimin e burimeve minerare dhe energjetike në dobi të popullit tonë në gjithë gjeografinë shqiptare, dërguar kryetarit të parlamentit, kryeministrit të Shqipërisë dhe të Kosovës, rezolutë kjo e dërguar edhe zyrtarisht me portokoll nga mbi 70 ekspertë shqiptarë të kësaj fushe nga e gjithë hapësira shqiptare. Hidrocentralet shqiptare vazhdohet t’u jepen me koncesion të huajve. Pse? Ku shkon energjia lektrike shqiptare pasi vihet re se ajo në disa momente blen energji me çmim më të lartë se tregu?! Me ato hidrocentrale që ka Shqipëria nuk ka pse blen energji nga jashtë!