EDHE HALIL MATOSHI PO VJEDHKA

EDHE HALIL MATOSHI PO VJEDHKA

Nga Kadri Rexhaj, facebook 16 prill 2018

Ditë më parë, duke kërkuar në internet disa të dhëna për Jusuf Gërvallën, në artikullin e autorit Xhafer Durmishi, “Fakte rreth Lëvizjes së Jusuf Gërvallës, botuar në “Pashtriku.org”, janar 2011, hasa në këtë referencë:

Halil Matoshi: “Lidhur me rolin e LNÇKVSHJ dhe të Jusuf Gërvallës në demonstratat e vitit 1981, fjalën e vetë do ta thotë historia, por një gjë dihet botërisht: nuk është zhvilluar asnjë proces politik në gjykatat serbe të Kosovës gjatë viteve të tetëdhjeta ku të mos jetë përmendur emri i Jusuf Gërvallës dhe gazetat e tij “Lajmëtari i lirisë” dhe “Zëri i Kosovës”.

(Rasim Selmanaj, Heroi me Kitarë, Prishtinë 2007, f. 104)

Meqë citati m’u duk i njohur, për verifikim e mora librin “Heroi me kitarë” dhe u ndala te artikulli i autorit Halil Matoshi me titull “Atentati ndaj Jusuf Gërvallës: teoria e një komploti dhe përgjasimi me J. F. K.” Pas leximit të këtij artikulli me temë policore, u binda se, pos të dhënave biografike për Jusuf Gërvallën, Halil Matoshi, citatin e sipërcekur pa asnjë ndryshim e ka kopjuar nga një intervistë imja me titull “Jusufi ishte në ballë të forcave të progresit historik”, dhënë publicistit Lulëzim Etemaj, botuar në “Epoka e re”, Tetor 2005, intervistë e ribotuar poashtu në librin: Rasim Selmanaj, Heroi me kitarë, Fokus, Prishtinë, 2007, fq.385.

Halil Matoshi është autor librash, është analist, është këshilltar politik… Ai di të citojë autorë të huaj, ai di të citojë autorë që kanë shkruar për Jusuf Gërvallën kur i duhet ta konkretizojë artikullin e vet, por, si duket, Halil Matoshi, baba i kombit kosovar, ka një të metë: Kadri Rexhën, autorin e monografisë së parë për Jusuf Gërvallën, e vjedh, por nuk e citon.

Për hir të së vërtetës dhe për hir të borxhit që kam ndaj lexuesve të mi, citatin e intervistës sime po e ballafaqoi me citatin e artikullit të Halil Matoshit.

Faksimili i parë: nga intervista: Kadri Rexha, Jusufi ishte në ballë të forcave të progresit historik, Epoka e re, Tetor, 2005; “Pashtriku.org.Tetor, 2005; Forumi shqiptar, Tetor, 2005; “Heroi me kitarë”, Focus, Prishtinë, 2007, fq.385.

Faksimili i dytë: nga artikulli: Halil Matoshi, Atentati ndaj Jusuf Gërvallës: teoria e një komploti dhe përgjasimi me J. F. K., Heroi me kitarë, Focus, Prishtinë, 2007, fq.104.

© Pashtriku.org

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, HALIL MATOSHI LE QË PO VIDHKA PO EDHE NA VILLKA DHE NA SILLKA SI I BUGOSUR KISHE POLITIK APO, SI U MURGOSUR APO TRUNG SOSUR HORRI I LIK, QË NA E SHPIKU GJËJA PREJA “KOMBIN KOSOVAR” AH, KORBIN HORZO VARRE; HEJ, SI EDHE NA E DON E DËSHIRON FLAMURIN LARAMAN TË AHTISARIT ËËËH,
    ATIJ VARRIT, ME PLAN ORE KLAN RUSE SERBË MOJ, PUSE VËRBE, TENTOJNË O, DHE KËRKOJNË; SE PAK U DUKËN, QË NA ZHDUKËN ME DHUNË E PERDHUNË A, MBI 80% POR, T’NA ZHDUKIN DHE NA NDUKIN 100% TERË ILIRO SHQIPTARINË?!
    MANI NJU XHERSI SHBA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura