PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (9)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

RAMADAN PLLANA SHPIFË UDHËHEQJEN E NGUSHTË TË LNÇKVSHJ, VEÇMAS METUSH KRASNIQIN, JUSUF GËRVALLËN DHE SABRI NOVOSELLËN

Duke qenë i vetëdijshëm se opinioni ynë nuk ka shumë të dhëna për LNÇKVSHJ dhe Organin udhëheqës – KQ-në, dhe se shpifjet e gënjeshtrat e Ramadan Pllanës nga njerëzit e pa informuar mund të mirreshin si të vërteta, në këtë kohë të rrahagjoksave të Kosovës, e pashë të domosdoshme që të mirrem me R. Pllanën dhe shpifjet e tij të liga, të cilat, me fakte dhe argumente të mjaftueshme t’i gjuaj aty ku e kanë vendin… Me siguri, po të mos ishin arsyet e lartëpërmedura, nuk do të mirresha fare me to; do t’i injorojsha edhe gënjeshtrat e shpifjet, po edhe autorin e tyre.

Ramadan Pllana me shpifjet që i bëri ndaj udhëheqjes së ngushtë të LNÇKVSHJ, u dëshmua se është falsifikator profesional, u tregua se është gënjeshtar dhe shpifës me përvojë, u tregua se ishte ‘’mish i egër’’ i Lëvizjes sonë dhe, së fundi, u tregua se i përket kopesë së rrahagjoksave të Kosovës – tashmë edhe me fusnotë.

Po të analizohet intervista e Ramadan Pllanës e publikuar në ‘’Albaniapress’’ dhe shkrimet tjera të publikuara në Pashtriku. Org. e shumë Web faqe tjera, shihet mirë se, në vend që ai t’a shtjellojë -me aq sa ka mësuar prej burimeve të sakta, punën dhe veprën e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe bashkëveprimtarëve të tyre të ngushtë, ai e ka pështjelluar, nënçmuar, ç’vlerësuar dhe mohuar plotësishtë punën e tyre me gjakftoftësinë e një njeriu pa ndjenja njerëzore.

Lexuesi i pavëmendshëm nuk do t’i hetojë shpifjet, gënjeshtrat dhe falsifikimet e Ramadan Pllanës. Nga se në shkrimet e tij, ai i ‘’lavdëron’’ sipërfaqësishtë dhe drejtpërdrejt udhëheqësit e LNÇKVSHJ, kurse në anën tjetër, tërthorazi dhe në brendi, i shpifë, i nënçmon dhe i pështynë pa ua përmendur emrin, por, megjithatë, nënkuptohet mirëfilli se për kend e ka fjalën.

Vetëm lexuesit që i njohin rrethanat në të cilat ka vepruar Lëvizja jonë kombëtare, vetëm ata që kanë shumë të dhëna për personalitetet që e drejtuan Lëvizjen dhe vetëm ata që i njohin mirë ngjarrjet që ndodhën në hapësirën tonë kombëtare, në fundin e shekullit të 20 dhe fillimin e shekullit 21, i shohin defektet e falsifikimeve të Ramadan Pllanës; i shohin dhe i kuptojnë rrenat dhe shpifjet shumë të liga që i përdori ai për t’a nënvlerësuar, nënçmuar dhe mohuar punën e personaliteteve që e udhëhoqën LNÇKVSHJ dhe organin udhëheqës, KQ-në.

Të shohim tani faktet për konstatimet e lartshënuara.

Së pari, t’i shohim lavdet sipërfaqësore të Ramadan Pllanës ndaj dy udhëheqësëve kryesor të LNÇKVSHJ, Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, e pastaj do t’i analizojmë shpifjet e tij të tërthorta ndaj këtyre personaliteteve të shquara të Lëvizjes sonë dhe të kombit shqiptar.

‘’Bacë Metushin, e kisha njohur rastësissht, në vitin 1970. (…) Qysh atëherë më kishte lënë përshtypjen e një njeriu zemërgjërë e të thjeshtë, po me një shpirtë kombëtar’’. ‘’Për Metushin, thoshin shokët e tij, se ishte ‘’djathtist’’, demokrat e properendimor, ndërsa për Ademin thoshin që kishte evoluar në ‘’majtist’’, revolucionar e pro marksizmit. Por, e vërteta ishte se edhe Ademi edhe Metushi, ishin me tërë qenjen e tyre për bashkimin e Kosovës me Amën-Shqipëri!’’ etj.

‘’Pastaj, Jusufi u bë mbështetja më e fuqishme në punën time organizative, që kisha me rininë. Unë do të shkruaja pamflete e punime tjera për rininë të cilat do t’i redaktonte, ai. Unë e kisha marrë edhe detyren për të formuar Komitetin e Rinisë, të cilin e formova më 1979. Me Jusuf Gërvallën, përparonte me vrull dhe zjarr revolucioni.’’

Lexuesi do te gjejë edhe shumë lavde tjera të kësaj natyre, por këto i mora vetëm si shembull, pa e zgjatur me shembuj tjerë.

T’i shohim tani se me çfarë mjeshrtie të përsosur e shpifë, e nënçmimon, e çvlërson dhe e mohon veprimtarinë e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës dhe veprimtarëve tjerë të LNÇKVSHJ në kuadër të KQ.

Ramadan Pllana, pa pasur as një fakt, e merr për objekt të falsifikimeve dhe shpifjeve të tija të liga Sabri Novosellën dhe, duke e shpifur atë, bënë shpifje edhe më të liga ndaj LNÇKVSH, organit udhëhës të tij – KQ-së, duke e shpallur atë ‘’fiktiv’’, ‘’të imgjinuar’’ dhe ‘’të trilluar’’, për shumë ‘’arsy’’ të pa njohura të tij. Por njëra ndër ‘’arsyet’’më të vogla që R. Pllanën e futë në këtë – udhë të pa udhë, në këtë shamak të turpit dhe të përbuzjes, mund të konsiderohet mospërmendja e tij, si anëtarë i KQ-së në një libër kujtimesh të Sabri Novosellës.

Të analizojmë tani rrenë-shpifjet debile dhe skandaloze të Ramadan Pllanës për KQ-në dhe anëtarët e tij.

Shpifja debile dhe skandaloze nr. një.

‘’Veprimtari i radhëve të para’’ dhe ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës, zotëri Ramadan Pllana, na shpjegon se në saje të ‘’përjetimeve’’ të tija në Stamboll, ‘’bindet përfundimisht’’ se ‘’Sabri Novosella ishte ‘’themeluesi’’dhe strumbullari i këtij Komiteti fiktiv dhe imagjinar.’’ (E ka fjalën për KQ të LNÇKVSHJ, vërejtja ime).

Është princip i rrahagjoksave të Kosovës, të cilët, në përpjekje për t’a bërë ‘’të vërtetë’’gënjeshtrën dhe shpifjen, e përmendin dhe propogandojnë atë pa rreshtur në mjetet e opinionit publik – sa më shpesh që është e mundur, me qëllimin e vetëm që rrenë – shpifjet e tyre, përmes përsëritjeve të shpeshta në opinion, të mirren si të ‘’vërteta’’nga njerëzit e pa informuar. Për këtë qëllim, rrahagjoksi i vonuar i Kosovës, e ka publikuar intervistën e tij dhe shkrimet tjera në të gjitha Web faqet e mundshme!

Shtrohet pyetja pse Ramadan Pllana spekulon aq shumë me emrin e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës e të Sabri Novosellës, duke aluduar se ka qenë në dijeni për përgjegjësitë që i kanë pasur këta në kuadër të LNÇKVSHJ. Përgjigja është e qartë si rrezja e diellit: janë përpjekjet e tij të dështuara, për t’a përmirësuar imazhin e tij të rrëxuar për toke, te ish shokët e tij të Organizatës se, gjoja, edhe pse ai ka qenë në dijeni për rolin udhëheqës të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës dhe Sabri Novosellës, ai e bëri ‘’gojën dry’’ gjatë hetimeve që bënë ndaj tij me rastin e burgosjes në nëntorin e vitit 1979. Deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se ai nuk e ka njohur askend nga udhëheqja e Lëvizjes, as me emër dhe as me pseudonim, përpos meje.

  • Sheremet e Elhame Saraçi dhe fëmijët Kujtimi dhe Arbëria

Shtrohet pyetja: me çfarë mjetesh parapsikologjike – me fall, nëpërmjet Iblisit, apo nëpërmjet magjstarëve francezë ai e kuptoi se ‘’Sabri Novosella ishte ‘’themeluesi’’ dhe strumbullari i Komitetit fiktiv dhe imagjinarë’’. A thua aq naiv paskan qenë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla për të mos qenë në gjendje që t’i njohin e dallojnë mashruesit dhe manipuluesit nga veprimtarët e sinqertë, të cilët me vepra treguan se janë të përkushtuar për realizimin e synimeve tona kombëtare, siç ishin djemtë e Ismail Novosellës. A thua nuk e kanë pasur të qartë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla se familja e Ismail Novosellës nga Prishtina, është njëra ndër familjet më të njohura të Kosovës që ka kontribuar me të gjitha mjetet e mundshme në ralizimin e synimeve tona kombëtare, duke u inkuadrua në Lëvizjen ilegale kundër robërisë jugosllave: Sabri Novosella, Selatin Novosellë, Bedri Novosellën, Igballe Novosella-Mehmeti, Nënë – Lokja Naile me tre nipat e saj, etj.

Edhe pse Ramadan Pllana e shpreh urrejtjen patologjike kundër Sabri Novosellës, duke u munduar me shpifje dhe gënjeshtra ta fyej e ta nënçmojë, ai qëllimin e vërtetë e ka tjetërkund. Në fakt, ai i fyen dhe nënçmon, më tepër se Sabriun, Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallën, ngase këta të dy, duke qenë të vdekur, nuk mund të mbrohen nga shpifjet e tij debile. Pra, ‘’veprimtari i radhëve të para’’ Ramadan Pllana, e nënçmon, zvoglon dhe e mohon veçmas punën dhe veprën e Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, duke e shpallur KQ të LNÇKVSHJ ‘’fiktiv apo të imagjinuar’’ dhe ‘’të trilluar’’. Me këtë shpifje që ia bënë KQ, Ramadan Pllana kritikon tërthorazi, pa ua përmendur emrat, në rend të parë Metush Krasniqin e Jusuf Gërvallen, e pastaj Sabri Novosellen me bashkëpuntorët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, që përcaktuan mënyrën e funksionimit të KQ-së dhe komunikimin në mes anëtarëve të atij organi udhëheqës të Lëvizjes.

Pasi që po jetojmë në epokën e rrahagjoksave të Kosovës, nuk është habi e madhe, konstatim-shpifja e Ramadan Pllanës, ‘’se të gjitha Komitetet që i ka përmendur Sabri Novosella, ‘’de facto dhe de jure’’ kanë qenë fiktive, të trilluar. ’’

Ishte apo nuk ishte ‘’fiktiv ‘’apo i’’ trilluar’’ KQ i LNÇKVSHJ, i kam dhënë shpjegimet e mia. Po ashtu për Komitetet Qarkore dhe Vendore janë dhënë shpjegimet e duhura. Kanë mbetur të shpjegohen dy Komitetet e Degëve të LNÇKVSHJ, që i patën formuar Sabri Novosella dhe Jusuf Gërvalla, njërin në Turqi dhe tjetrin në Gjermani, të formuara në bazë të vendimeve të KQ të LNÇKVSHJ, shumë kohë para se të bëhej anëtar i Lëvizjes sonë Ramadan Pllana.

Nuk ka dyshim se këto dy Komitete të LNÇKVSHJ kanë vepruar dhe funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Është qesharake dhe shumë naive vetëm po të mendohej se ishin ‘’fiktive apo të imagjinuara’’. Edhepse kam fakte të mjaftueshme për veprimtarinë e atyre Komiteteve, e shoh të udhës të mos flas për to, pasi që janë më kompetent se unë dy bashkëpunëtorët e ngusht të Metush Krasniqit dhe Jusuf Gërvallës, të cilët ishin të kyçur drejtpërdrejt në ato Komitete.

Me siguri po të ishte gjallë Metush Krasniqi dhe Jusuf Gërvalla, Ramadan Pllana nuk do të ‘’çohej peshë’’. Edhe më tutje do të strukej e nuk do të dëgjohej për së gjalli, siç qe strukur deri para dy-tre vitesh, në një fshat të vogël afër Lozanës. Ku me dijtë se kush ia ka ‘’zënë bishtin me derë’’ zotëri Pllanës, që t’a detyrojë atë për të pështyer e shpifur mbi Lëvizjen tonë, Metush Krasniqin, Jusuf Gërvallën, Sabri Novosellën dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, të cilët pa e njohur mirë se kush ishte Ramadan Pllana, në bazë të propozim-gabimit tim, e bënë atë anëtar të KQ.

Shpifja debile dhe skandaloze nr. 2.

Të shohim tani ‘’zbulimin’’ tjetër të ‘’veprimtarit të orëve të para’’. Mendoj se shpifja e radhës është edhe më debile se shpifja e mëparshme, ngase na i ’’zbulon shkaqet’’ e ndërtimit të ‘’komiteteve’’ ‘’fiktive’’ dhe të ‘’trilluara.’’

‘’Pra, de juro e de facto, del se të gjitha «Komitetet» që i ka përmendur Sabri Novosella kanë qenë fiktive, të trilluar, për interesa të tij private e klanore dhe se na ka gënjyer rrastë të gjithëve…’’.

Për këtë deklaratë debile, skandaloze dhe shumë të ligë, Ramadan Pllana mund të arsyetohet, po qe se ka dëshmitarë të pa kontestueshëm, se ai e ka bërë këtë shpifje pa vetëdije, nga përdorimi i pa masë i shlivovicës serbe. Përndryshe, po qe se i mungojnë dëshmitarët, qysh tash po më dhimbset së tepërmi, se çka do ta gjejë kur një ditë do të këndellet e t’i ’’zgjohet’’ vetëdija nga ‘’rrahjet’’ me’’gugjuma’’(argumente) kresë për shpifjet e bëra.

Me këtë shpifje kaq të ligë Ramadan Pllana bënë përpjekje t’a nënçmoj dhe ta fyej jo vetëm Sabri Novosellen, njërin prej udhëheqësëve kryesor të LNÇKVSHJ, por ai, me këtë shpifje kaq debile, bëri ”përpjekje’’ t’i nënçmojë, t’i shpifë dhe t’i poshtrojë për së vdekuri, edhepse nuk ua përmend emrat, Metush Krasniqin dhe Jusuf Gërvallën të cilët i krijuan dhe ju përmbajtën rregullave të reja të konspiracionit.

Do ta pyesja ‘’veprimtarin e radhëve të para’’ se çfarë ’’përfitimesh private dhe klanore’’ paska pasur Sabri Novosella me ndërtimin e ‘’komiteteve fiktive’’, të “trilluar” e ‘’të imagjinuar’’?! Këtë gjë duhet të na e sqarojë në një shkrim tjetër ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës – Ramadan Pllana.

Është e ditur se Sabri Novosella, për t’iu shmangur burgosjes, si pasojë se Ramadan Pllana dhe Sh. Jashari nuk iu përmbajtën si duhet rregullave të konspiracionit, u detyrua për t’a lënë gruan me pesë fëmijët e vegjël e pa kurrëfarë burimesh për egzistencë në Prishtinë e për t’u larguar nga Kosova, në mënyrë që t’a vazhdonte punën e lanë gjysmë në kushte dhe rrethana të pa njohura dhe shumë të rënda për veprim. Po qe se kjo sakrificë e Sabri Novosellës konsiderohet ‘’përfitim privat dhe klanor’’nga Ramadan Pllana, ai meriton të futet në Librin e Ginisit, për sharlatanizëm të ‘’klasit të parë’’.

Por i Madhi Zot e ndihmoi familjen e madhe të Ismail Novosellës, që fëmijët e Sabriut dhe të Selatinit, (që her njëri, herë tjetri burgoseshin ) të shkollohen dhe të bëjnë një jetë të denjë, si u ka hije njerëzve të vërtetë, falë punës së pa kursyer të vëllaut të tyre Bedriut, i cili, edhe pse kishte marrë pjesë në të gjitha organizimet ilegale të vëllëzërve të tij në luftë kundër okupatorit, mbetej i pazbuluar, sepse nuk shkeli asnjëherë në ‘’dërrasë të kalbur’’, ngase Zoti i Plotfuqishëm e mbrojti për t’u kujdesur për vëllezërit e burgosur dhe familjet e tyre.

Shpifja debile dhe skandaloze nr: 3

Sipas Ramadan Pllanës, Sabri Novosella në Organizatë ‘’ pranonte kë donte dhe pastaj, po kështu, ai, e largonte apo e diferenconte sipas dëshirës së tij. Duke mos lënë hapësirë jashtë kontrollit të vet, ai, ishte në gjendje që ta trajtonte si armik çdo kundërshtar ideologjik dhe çdo kundërthënie në një arsye për një’’shkurorëzim’’ fatal. ’’

Në këtë rrenë – shpifje të Ramadan Pllanës vie në shprehje parimi themelor i rrahagjoksave të Kosovës se ‘’qëllimi i arsyeton mjetet.’’

E shpif Ramadan Pllana Sabri Novosellën pa fije turpi dhe pa asnjë fakt. Le të na i thotë Ramadan Pllana argumentet se kur dhe kend e ka pranuar Sabri Novosella në Organizatë dhe pastaj e ka larguar ‘’sipas dëshirës së tij’’. Kjo që thotë Ramadan Pllana për Sabri Novosellën është shpifje skandaloze dhe asgjë tjetër! Pra, nuk ka të bëjë fare me të vërtetën. Askush nga udhëheqësia e ngushtë e KQ të LNÇKVSHJ, nuk ka mundur t’a pranojë, apo t’a largojë ‘’sipas dëshirës së tij’’ askend, pa pëlqimin edhe të anëtarëve tjerë.

Ramadan Pllana deri tash nuk na ka dhënë asnjë fakt se Sabri Novosella ‘’pranonte kë donte dhe pastaj, po kështu, ai, e largonte apo e diferenconte sipas dëshirës së tij…’’.

A nuk është fakt i pa mohueshëm se nuk ishte Sabri Novosella ai i cili bënte diferencimin e anëtarëve të organizatës, por ishte Ramadan Pllana ai i cili bëri përpjekje për t’a ‘’diferencuar’’ dhe shpifur udhëheqjen e ngushtë të LNÇKVSHJ, duke e ‘’larguar’’ (mënjanuar) Sabri Novosellën nga bërthama dhe shtylla kryesore e LNÇKVSHJ, kur deklaroi: ‘’Pra, de jure e de facto, del se të gjitha «Komitetet» që i ka përmendur Sabri Novosella kanë qenë fiktive, të trilluar, për interesa të tij private e klanore dhe se na ka gënjyer rrastë të gjithëve. Megjithatë, KQ i LNÇKVSHJ-së në përbërje të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Shefqet Jasharit, Ramadan Pllanës si dhe të anëtarësisë së gjerë, të cilën e kam përmendur në kujtimet e mija ka bërë punë të sinqertë dhe pa hile.’’

Ramadan Pllana bie në pozita qesharake dhe shumë naive, për të mos thënë kalon në çmenduri, kur me logjikën, fantazinë dhe dëshirën fëmijërore mundohet të bëjë shpifje shumë debile për raportet dhe besimin që ka egzistuar në mes bërthamës së parë, shtyllës kryesore të Komitetit Qendror, bërthamë të cilës ai në asnjë mënyrë nuk i ka takuar.

A ka logjikë në këtë që thotë Ramadan Pllana kur dihet se ‘’Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës dhe Viseve shqiptare në Jugosllavi’’ është themeluar, rritur dhe forcuar nga Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë, që ishin anëtarë të KQ-së, së bashku me anëtarësinë e gjërë të saj. Po ashtu është fakt i pa mohueshëm se LNÇKVSHJ dhe Organi drejtësues i saj, KQ-ja nuk ka pasur kurrëfarë fraksioni në procesin e themelimit dhe as më vonë.

Sa i përket shpifjes tjetër të Ramadan Pllanës se ‘’të gjitha komitetet që i ka përmendur Sabri Novosella kanë qenë ‘’fiktive’’ të ‘’trilluara’’, nuk çojnë fare peshë te njerëzit që kanë arsye dhe që dijnë të mendojnë, ngase janë gënejshtra dhe shpifje shumë debile.

A nuk është Ramadan Pllana ai, që në bazë të ‘’fakteve’’ të shpifura ‘’historike’’ bëri diferencimin e anëtarëve të KQ-së, duke i ‘’fshirë’’ me gjuhë nga lista e anëtarëve të KQ-së, nëntë (9) bashkëpunëtorët e ngushtë të Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe Shefqet Jasharit, për të vetmen arsye se veprimtaria e tyre nuk u zbulua nga sigurimi jugosllav; pra pse ata mbetën pa u burgosur dhe pa u dënuar nga gjykatat sero-jugosllave. Prandaj, mbetën pa i fituar ‘’diplomat e shkaut’’, se ishin anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ, siç i fitoi Ramadan Pllana se ishte anëtar i KQ-së (kur u dënua për herën e parë), dhe ‘’diplomen’’ tjetër se ishte ‘’armik i vëllazërim-bashkimit jugosllav’’ në burgosjen e dytë.

Jam pak i habitur me qëndrimin shumë ‘’parimor’’ të ‘’historianit’’ të rrahagjoksave të Kosovës, zotëri Pllanës, i cili nuk i muar parasysh faktet e pamohueshme që ia dhash gazetes DRITA, në cilësinë e pjesëmarësit në themelimin e LNÇKVSHJ dhe të KQ, për numrin e anëtarëve të KQ; pastaj se kush ishte në krye të lëvizjes, etj.

Po ashtu jam i habitur, por nuk jam i hatruar me qëndrimin ‘’parimor’’ të ‘’veprimtarit të orëve të para’’ se dëshmitë e mia për mënyrën e funksionimit të KQ, i hudhi poshtë dhe i shkeli ‘’me këmbë’’, pasi që edhe dëshminë e Jusuf Gërvallës se Xhafer Durmishi ishte anëtarë i KQ-së, e shpalli të ‘’pa vlefshme’’ dhe e bëri ‘’paqavure’’. Pra ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës tregoi me ‘’fakte’’ se nuk është për dikend ‘’nënë’’ dhe për dikend ‘’njerkë’’, sepse është ‘’parimor’’, kur ka të bëjë me shqyrtimin e ‘’fakteve historike’’. Pasi që ai i konsideron ‘’fakte historike’’ vetëm ‘’diplomat e shkaut’’, madje ato me dy vula: me vulën e rrumbullaktë dhe vulën katrore, në bazë të ‘’normave organizative’’ dhe ‘’pasqyrimit historik’’, (studime këto që i bëri zotëri Pllana sa ishte duke vuajtur dënimin), jam i detyruar të ‘’pajtohem’’me qëndrimin e tij. Prandaj le t’i bëjë ‘’paqavure’’ të gjitha dëshmitë e mia të cilat ia dhash revistës DRITA për LNÇKVSHJ, pasi, që, sipas kriteriumeve të tij, nuk janë ‘’fakte’’ historike ngase nuk i kam dhënë aty ku ‘’është dashur t’i japi’’, para UDB-ashëve serbo-jugosllav, gjatë hetimeve me rastin e burgosjes time.

Prandej ‘’faji’’ është te ‘’unë’’ e ’’ jo ‘’te Ramadan Pllana, i cili ato dëshmi i shpalli të ‘’pa vlefshme’’. Edhe pse më ka ‘’rrafur’’ Ramadani-Dani më së shumti prej të tjerëve, duke më shpallur ‘’gënjështar’’, ngase i bëri të ‘’pa vlefshme’’, i bëri ‘’leckë’’të pa vlerë dëshmitë e mia për numrin e anëtarëve të KQ-së, ja kam bërë ‘’hallall’’. Po ia bëra ‘’hallall’’ edhe pse më ‘’rrafi’’ pa rahmet, me ca ramje jo të pastërta ‘’boksa shpinës’’, nga se më ‘’rrafi’’ me ‘’mjeshtri’’, pa ‘’zhurmë’’, pa e bërë ‘’të madhe’’, pa ma përmendur emrin dhe pa e kuptuar po thuajse askush, që ‘’rrastë’’më ka ‘’rrafur’’. Po ia bëra ‘’hallall’’ edhe pse pa të drejtë më ‘’rrafi’’, por prap se prap u bë ‘’burr i forë’’, ngase edhe ‘’më lavdroi’’ me ca ‘’fjalë’’ të mira në shkrimet e tia, duke qenë i bindur se ato ‘’lavde’’ do të më bëjnë indifirent ndaj ‘’dëshmive’’ dhe ‘’kujtimeve’’ të tia për KQ të LNÇKVSHJ, dhe udhëheqësit e saj. Por, Ramadani, ‘’Dani’’, edhe pse më shpalli ‘’gënjështar’’ dhe ‘’shpifës’’duke i mohuar dëshmitë e mia për shumë çështje që kishin të bënin me LNÇKVSHJ, nuk po e kam gajle, sepse lexuesit nuk ia bënte me die se dëshmitë e kujt po i bënë ‘’poqavure’’.

Siç e ceka më lart, Ramadan Pllana diferencon dhe largon nga lista të gjithë anëtarët e KQ të LNÇKVSHJ, të cilët nuk i fituan ‘’diplomat e shkaut’’ se ishin anëtar të KQ-së. Këtë çështje e kemi të qartë, por nuk e kemi të qartë pse Ramadan Pllana, i cili, edhe pse i kishte në dispozicion faktet e pa mohueshme (Letrën e Jusuf Gërvallës, etj,) se Xhafer Durmishi ishte anëtar i KQ të LNÇKVSHJ, ai i shtyer nga xhelozia, apo nga qëllimi për ta ’’ lënë’’ KQ të LNÇKVSHJ ‘’fiktiv’’ apo të ‘’imagjinuar’’, vetëm me 5 anëtarë, fshiu me gjuhë nga lista e anëtarit të ngusht të KQ edhe Xhafer Durmishin.

Ramadan Pllana e ‘’fshiu ‘’me gjuhë nga lista e anëtarit të KQ-së edhe Asllan Muharremin, për të vetmin shkak se Sabri Novosella e paska ‘’komunikuar’’ vendimin nga Turqia, por edhe në ‘’kohën e pa përshtatshme’’ kur Asllani ishte në ‘’ilegalitet’’?!! Prandaj, dhe Asllanit ‘’mirë ia bëri’’ që po shpallë ‘’jo legjitim’’ pranimin e tij anëtar të KQ të LNÇKVSHJ, nga se Sabri Novosella e ka komunikuar vendimin e KQ-së nga Turqia. Pse nuk ‘’vinte’’ Sabri Novosella në Prishtinë, për ta ‘’takuar ‘’ Metush Kraniqin dhe për ta ‘’tubuar KQ-në, në përbërje të plotë’’. Ta gjente mundësinë që edhe Ramadan Pllana të pyetet në ‘’KPD’-omet jugosllave, dhe pastaj të mirret vendimi ‘’legjitim’’, për pranimin e Asllan Muharremit për anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ.

Ramadan Plana e ‘’fshiu’’me gjuhë dhe me ‘’svedokë’’ nga lista e anëtarit të udhëhqësisë së ngusht të KQ të LNÇKVSH, Sheremet Saraçin, me ‘’faktin’’ se ai nuk iu ka rrëfyer atij, pra vet rrahagjoksit të vonuar të Kosovës e një ‘’veprimtari të radhëve të para’’ për veprimtarinë e tij në kuadër të LNÇKVSHJ.

Duke ditur se Sheremet Saraçi ka qenë shumë modestë për veprmtarinë e tij në dobi të çështjes madhore kombëtare, ‘’dëshmitë’’ e zotëri Pllanes nuk pijnë ujë. Vetëm dëshmitë e shokëve të tij të ngusht, me të cilët punoi në realizimin e synimeve të LNÇKVSHJ, siç ishte Ismet Saraçi, Xhafer Durmishi, Asllan Muharremi, Shefqet Jashari e shumë të tjerë, janë dëshmi të vërteta që si luan topi. Sheremet Saraçi nuk ishte vetëm anëtarë i KQ-së, por ai ishte – para se të bëhet anëtarë i KQ-së, themelues i LNÇKVSHJ dhe i KQ, së bashku me Metush Krasniqin, Sabri Novosellën, Jusuf Gërvallën dhe bashkëpunëtorët e tyre të ngushtë. Sheremet Saraçi ka marrë pjesë në përgaditjet për themelimin e LNÇKVSHJ. Ai ka marrë pjesë, po ashtu, në shqyrtimin dhe miratimin e të gjitha akteve normative të organizatës. Pra, ka marrë pjesë në themelimin, forcimin, rritjen dhe zgjerimin e LNÇKVSHJ. Sheremet Saraçi i ka krijuar disa çelula së bashku me Ismet Saraçin (në përbërje prej 3-5 vetë), ende pa e formuar organizatën. Është përfaqësuesi i parë i Lëvizjes tonë, që i ka vu kontaktet me vëllezërit Straja në Stamboll. Sheremet Saraçi nuk ka folur me përbuzje dhe urrejtje për vëllezërit Straja, siç ka folur Ramadan Pllana, por ka folur me admirim dhe rrespekt. Po ashtu edhe pas burgosjes tonë, ka mbajtur lidhjet e komunikimit në mes Organizatës në Kosovë dhe në Turqi – drejtpërdrejt me Sabri Novosellën. Qysh në fillim të aktiviteteve në kuadër të Lëvizjes, ka shprehur gatishmërinë që t’a shes lopën e vetme të qumështit që e kishte, për nevoja të Lëvizjes. Kopjet e para të Statutit të Organizatës i ka shtypur Sheremet Saraçi me makinën e tij të shkrimit ‘’Olimbia’’ . Pastaj atë makinë ia ka falur Lëvizjes tonë, pa e ditur as unë dhe as ai se do ta përdorte Jusuf Gërvalla në shërbim të LNÇKVSHJ.

Sheremet Saraçi, si anëtarë i udhëheqësisë së ngushtë të LNÇKVSHJ, u tregua se ka merituar vendin që e pat zënë afër oxhakut të Organizatës, me faktin se ishte ndër ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me Ismet Saraçin, dy djemt e tij, Kujtimin dhe Gëzimin, si dhe me shumë nipa dhe kusheri, bashkëfshatarë dhe bashkëvendas të tij, për t’i çuar në vend objektivat e Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare në Jugosllavi.

Shpifja debile dhe skandaloze nr. 4.

Ramadan Pllana po na tregohet se është edhe falsifikator i shkathtë. Të shohim si përgjigjet ‘’historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës në pyetjen e intervistuesve: ‘’Sa anëtarë kishte Komiteti Qendror dhe kush ishin në krye të tij?’’

Përgjigja e Ramadan Pllanës.: ‘’Deri më tani, historikisht, është vërtetuar se në këtë Komitet kanë qenë të angazhuar Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Shefqet Jashari, Jusuf Gërvalla dhe, unë, Ramadan Pllana.’’

Intervistuesi nuk e ka pytur R. Pllanën se ‘’kush ishte i angazhuar në KQ-në’’, por ‘’Sa anëtarë kishte Komiteti Qëndror’’ Pra don t’a dijë numrin e anëtarëve të KQ-së, e jo identitetin e tyre. (Kjo ishte pyetja e parë). Dhe pytja e dytë: ‘’kush ishte në kry të tij’’. Pra, don t’a dijë identitetin e personaliteteve që e drejtonin LNÇKVSHJ dhe organin udhëheqës KQ. Në bazë të dëshmisë time dhënë gazetës DRITA, (që flet për numrin e anëtarëve të KQ-së) Ramadan Pllana i ka pasur të gatshme përgjigjjet. Por, duke pasur për qëllim falsifikimin e këtyre të dhanave, ai jep përgjigjen e klonuar të lartshënuar.

Me këtë përgjigje të klonuar, ‘’historiani’’i rrahagjoksave të Kosovës, nuk jep numrin e anëtarëve të KQ-së që e kërkon ntervistuesi dhe as nuk jep përgjigjen se ‘’kush ishin në krye të tij (të KQ). Me këtë përgjigje që e jep Ramadan Pllana, aludon (u jep mesazhin lexuesëve të kopallave të tij) se, pesë anëtarët e ‘’angazhuar’’në KQ, njëkohësishtë ishin edhe anëtarë të KQ-së, po se edhe ishin në krye të KQ. Pra, Ramadan Pllana, me një spekulim dhe falsifikim të shkathtë, arrinë të ‘’bëhet’’ i ‘’barabartë’’ me Udhëheqjen e ngushtë e të cilët e themeluan dhe e drejtuan LNÇKVSHJ dhe KQ. Pra, në hiearkinë e Organizatës, nga i fundit që ishte, i katërmbëmëdhjeti me radhë, kërceu shumë larg dhe u bë i pesti!!!?

‘’Historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës, zotëri Pllana, është i vetdijshëm se nuk është leht për t’a mbajtur vendin e pestë në hiearkinë e KQ-së, pa e gjetur ndonjë ‘’rregull’’ apo ‘’fakt’’ madje qoftë edhe të shpifur, për t’i mohuar kolegët e tij të KQ-së të cilët ishin bërë para tij anëtarë të KQ-së.

Dhe, në bazë të “analizave shkencore’’dhe ‘’fakteve historike’’, e sipas ‘’kuptimit të normave organizative’’ ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës, përfundon se “në KQ të LNÇKVSHJ kanë qenë të angazhuar: Metush Krasniqi, Sabri Novosella, Jusuf Gërvalla, Shefqet Jashari dhe Ramadan Pllana’’. Dhe, në bazë të këtyre ‘’fakteve’’ të ‘’angazhimit në KQ’’, zotëri Pllana, e ‘’vë vulën dhe nënshkruan’’ se KQ, në përbërjen e tij, ka pasur vetëm 5 anëtarë dhe se, po ashtu, po të njëtit anëtarë e përbënin kreun e KQ.

‘’Historiani’’ i rrahagjoksave të Kosovës nuk e pranon dëshminë time për numrin e anëtarëve të KQ-së, që ia kam dhënë revistës DRITA, edhe pse isha pjesëmarrës në themelimin e LNÇKVSHJ dhe të KQ. Po t’i pranonte ato dëshmi, atëherë qëllimi i tij për t’a bërë KQ ‘’fiktiv’’ të ‘’imagjinuar’’ dhe të ‘’trilluar’’ do të dështonte, ngase një organ udhëheqës prej 14 anëtarëve nuk mund të shpallet ‘’fiktiv’’ i ‘’imagjinuar’’ dhe as i ‘’trilluar’’ sepse vet numri 14 e dëshmon veprimtarinë e Organzatës, si në sasi, ashtu edhe në cilësi.

A nuk është kjo mjeshtri e përsosur për t’i falsifikuar të dhënat dhe, nepërmjet tyre, pastaj, të falsifikohen edhe ngjarrjet historike. Pra, a nuk është një falsifikim i shëmtuar i Ramadan Pllanës, që bashkëveprimtarët e Metush Krasniqit, Jusuf Gërvallës, Sabri Novosellës dhe të Shefqet Jasharit, që ishin anëtarë të KQ që nga themelimi i ati Organi udhëheqës, të mos konsiderohen as anëtarë të thjeshtë e lëre më anëtarë të udhëheqjes së ngushtë të KQ të LNÇKVSHJ?! Ndërsa veten e tij Ramadan Pllana t’a konsiderojë si njërin nga ‘’pesë anëtarët e KQ-së’’ që ishin ‘’në krye të KQ-së’’, edhe pse ishte anëtari i 14- të i KQ, që don të thotë ishte më i riu nga ‘’stazhi’’në atë organ udhëheqës.

Ramadan Pllana ka ardhur në këtë përfundim në bazë të dy parimeve jetësore të rrahagjoksave të Kosovës.

Një: Duke u mbështetutr në parimin se ‘’qëllimet i arsyetojnë mjetet’’, ai shpifi gënjeu dhe falsifikoi fakte, të dhëna dhe ngjarje që kishin të bënin me punën dhe veprën e shumicës absolute të veprimtarëve të LNÇKVSHJ.

Dy: Duke u mbështetur në parimin tjetër të rrahagjoksave të Kosovës se ‘’çdo gjë që bëhet pa dijeninë apo pjesëmarrjen e tyre, nuk vlenë dhe mohohet’’.

A thua Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, nuk arritën t’a angazhojnë askend në KQ të LNÇKVSH, (që nga vera e vitit 1976 deri në vjeshtën e vitit 1979)- deri në kohën kur u burgosën 2 anëtarë të KQ dhe dy të tjerë u larguan nga vendi, duke mbetur fillikat në KQ të LNÇKVSHJ?!

Shih këtu, edhe njëherë, logjikën e marrë të rrahagjoksit të vonuar të Kosovës, i cili vetëm mua më favorizoi – si ‘’vushtrriali’’ që isha, mbi të gjithë anëtarët e KQ, pra edhe mbi kryetarin e Organizatës, sepse vetëm unë isha vet i treti në kuadër të KQ-së, së bashku me Sheremet Saraçin dhe Ramadan Pllanën. Edhe pse Sheremet Saraçin nuk po ma ‘’pranon’’ për anëtar të KQ zotëri Pllana, për shkak të mungesës së ‘’diplomave të shkaut’’, prapseprap, po në bazë të ‘’diplamave të shkaut’’, Ramadan Pllana i plotësoi kushtet të jetë me mua vet i dyti anëtar i KQ.

Ndërsa Metush Krasniqi, Jusuf Gërvalla dhe Sabri Novosella, sipas kritereve të Ramadan Pllanës mbetën fillikat, pa asnjë bashkëpunëtorë në përbërje të KQ të LNÇKVSHJ.

Po të ishin të vërteta këto shpifje djallëzore të Ramadan Pllanës, jo vetëm KQ-ja por edhe LNÇKVSHJ do të konsideroheshin me plot të drejtë fiktive dhe të trilluara, ashtu siç i ka shpallur ai.

Këto shpifje aq të rënda dhe aq të liga që i bënë Ramadan Pllana kundër Metush Krasniqit (dhe KQ të LNÇKVSHJ), do t’i hudhi në ujëra të zeza (se vetëm aty e kanë vendin), nëpërmjet fakteve të pa mohueshme që gjenden në librin: ’’METUSH KRASNIQI Personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare’’, të bashkëveprimtarit të Metush Krasniqit, Selatin Novosellës.

‘’Pas formimit të organizatës LNÇKVSHJ, themeluesit e saj filluan punën me këmbëngulje për përgaditjen dhe anëtarësimin e anëtarëve të rinj të gatshëm për dhënien e kontributit të tyre në realizimin e qëllimeve programore të Organizates. Pas shumë konsultimeve u vendos që të mos shkohet në riorganizimin e anëtarëve të mëparshëm, me përjashtim të ndonjë rasti të rrallë, por të punohet në organizimin e anëtarëve të rinj’’. (…)

‘’Kështu, Metush Krasniqi, për një kohë të shkurtër kishte arritur t’i antarsonte historianin Ramiz Avdyli, veprimtarin politik Ramadan Hazirin, Liman Ahmetin (i cili, pas arratisjes së Sabri Novoselles në Turqi, i mbante lidhjet e rregullta në mes Metush Krasniqit dhe Sabri Novosellës. Po këtë lidhje mbante edhe Osman Krasniqi nga Prishtina) …’’

‘’Metush Krasniqi, mbante lidhje të rregullta edhe me patriot të dëshmuar, siç ishin: Bitër Dejhalla, Adem Demaçi, Zeqir Gërvalla, Mulla Ramë Govori, Shemsi Perani, Qemajl e Nysret Nivokazi, Ali Boletini, Hyrije Hana, Ahmet Haxhia, etj.’’

Pra, siç po shihet në bazë të fakteve të pa mohueshme që gjenden në librin e lartshënuar të Selatin Novosellës, (të cituara më lart) për identitetin e bashkëveprimtarëve të Metush Krasniqit, në periudhën 1976-1979, plotësishtë po përputhen me të dhënat që ia kam dhënë gazetës DRITA për numrin e anëtarëve të KQ-së, për atë periudhë.

Veprimtaria e Metush Kraniqit po ndriqohet me fakte të pamohueshme edhe për periudhën 1980-1985, në saje të dëshmive të pa mohueshme të Selatin Novosellës. Për këtë periudhë të veprimtarisë së tij dhe të bashkëveprimtarëve të tij që e përbënin KQ të LNÇVSHJ, nuk kam folur për shkaqe objektive, spse isha i burgosur dhe më mungonin faktet. Por kurrë nuk më ka shkuar mendja se Metush Krasniqi dhe bashkëveprimtarët e tij të ngushtë, me largimin nga vendi të Sabri Novosellës dhe të Jusuf Gërvallës dhe burgosjen e Ramadan Pllanës dhe timen, veprimtaria e LNÇKVSHJ do të dobësohet. Kjo bindje më bënte të fortë për t’a vuajtur burgun me krenari pa u dobësuar në asnjë mënyrë shpirtërisht dhe fizikisht, edhe pse kushtet e jetesës në burg ishin jashtzakonisht të vështira.

Se ajo veprimtari e Metus Krasniqit, dhe bashkëveprimtarëve të tij kishte qenë shumëfish më e madhe dhe më e fuqishme, vërtetojnë faktet e zbuluara deri më tash nga burime të besueshme dhe të sakta që i publikoi Selatin Novosella në librin e tij të lartshënuar.

Citojmë dëshminë e Selatin Novoselles:

’’Bashkëveprimtarët e Metush Krasniqit në Kosovë, gjatë vitit 1980-1985, ishin, Zeqir Gërvalla, Hyrije Hana, Mulla Ramë Govori, Fehmi Baftiu, Fehmi Bajrami, Selatin Novosella, Igballe Novosella-Mehmeti, e shumë tjerë….’’

Duke ditur se Metush Krasniqi i pat krijuar celulat e veprimtarisë së Organizates tonë edhe në Viset tjera shqiptare para se të themelohej LNÇKVSHJ, dhe po ashtu duke i marrë për bazë edhe faktet tjera që dëshmojnë se ai edhe mëtutje zgjeroi dhe rriti rrjetin e organizatës jo vetëm në Kosovë, por edhe në Viset tjera shqiptare nën okupimin serbo-jugosllav, (shih mënyrën si e ka formuar Komitetin Qarkor të Tetovës), tregojnë se ai dhe bashkëveprimtarët e tij e patën shtuar, rritur dhe zgjeruar veprimtarinë e LNÇKVSHJ, shumëfish më tepër se sa që ajo ishte në periudhën e parë 1976-1979. Me siguri, pas përfundimit të ‘’epokës’’së rrahagjoksave të Kosovës, edhe shumë fakte tjera do të dalin në dritë për veprimtarinë e tij dhe bashkëveprimtarëve të tij.

Por, janë të mjaftueshme faktet e deritashme të zbuluara nga burime të sigurta dhe të sakta që ndriqojnë punën e Metush Krasniqit dhe bashkëveprimtarëve të tij, duke i hudhur poshtë të gjitha shpifjet dhe gënjeshtrat e Ramadan Pllanës për LNÇKVSHJ, Organet udhëheqëse të organizatës, Metush Krasniqin, Sabri Novosellën, Jusuf Gërvallën, Shefqet Jasharin dhe bashkëveprimtarët e tyre që ishin anëtarë të KQ-së, por që nuk i fituan ‘’diplomat e shkaut’’ se ishin anëtarë të Komitetit Qendror dhe armiqë të Jugosllavisë.

Kam shumë ‘’frikë’’ se ‘’historiani’’ rrahagjoks i Kosovës Ramadan Pllana, nuk do t’i pranojë as këto dëshmi, që flasin për identitetin e bashkëveprimtarëve të Metush Krasniqit, siç nuk i pranoi dëshmitë e mia për numrin e anëtarëve të KQ së, që ia pata dhënë gazetës ‘’DRITA’’ , me vet faktin se atyre ju mundgojnë ‘’diplomat e shkaut’’ se ishin bashkëveprimtarë të Metush Krasniqit dhe anëtarë të KQ të LNÇKVSHJ.

E kuptoj ish-kolegun tim R. Pllanën për detyrën që ka marë nga ish kolegët e tij të LPK-së, për t’a shpallur KQ të LNÇKVSHJ ‘’fiktiv’’, të ‘’imagjinuar’’ dhe të ‘’trilluar’’, sepse sot jemi në epokën e rrahagjoksave të Kosovës. Shokët e tij të ‘’idealit’’, kanë shkuar lart në pozita dhe në pasuri, ndërsa ish-kolegu im, Ramadan Pllana, është vonuar tepër shumë, për të marrë pjesë dhe hise në përfitimet e ‘’sakrificës’’ së tij. Do të shpresoj se pas kësaj ‘’pune kolosale’’ të ish kolegut tim, i cili me shkrimet e tij ‘’shumë të vlefshme’’ për t’i ‘’nivelizuar” (për t’i bërë të barabarta) organizatat ilegale në suksese, mossuksese dhe gabime, do të përparojë në hierarkinë e rrahagjoksave të Kosovës, duke e caktuar kështu, së paku, diplomat të Kosovës me fusnotë, në ndonjë kryeqendër të ndonjë shteti që ende nuk e ka njohur pavarësinë e sajë.

(VIJON)

© Pashtriku.org

_____________________________

PSE RAMADAN PLLANA GËNJEN DHE SHPIF PËR LNÇKVSHJ-në DHE UDHËHEQJEN E SAJ (10)

Shkruan: Shefqet Jashari – Strofci

KUSH ISHTE KRYETAR I LNÇKVSHJ – METUSH KRASNIQI APO RAMADAN PLLANA

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura