(Prishtinë, 23. 04. 2012) – Z. Bogdanoviq, duhet të çarmatosët politika juaj agresive, të çarmatoseni ju nga idetë reaksionare në grindje dhe luftë kundra tërë botës! Ka ardhur koha njëmend shqiptarët të armatosën. Çdo familje e rrezikuar shqiptare, çdo banor rreth kufirit me ju, duhet të armatosët deri në dhëmb, sepse me ju s`ka besë, ka veçse tradhti ..!
Si më muhaxhirët e ndjekur nga trojet etnike parahistorike tash e 134 vjet më parë. Jo zotëri, të çarmatoset politika juaj agresive terroriste dhe kriminele në veri dhe gjetiu..! Kjo paturpësi e ti dhe e mendimtarëve të krisur si ai, zënë vend vetëm në politikën nacional-shoviniste e reaksionare serbe. Pas gjithë atyre krimeve, vrasjeve dhe ndjekjeve me krime të përditshëm antishqiptar. Tani zotëriu kërkon çarmatosjen, dorëzimin mbase edhe burgimin e shqiptarëve, të cilët po poseduakan armë për tu mbrojtur dhe për ta mbrojtur familjen ruajtjen e nderit dhe pamundësimin e hyrjes të kriminelëve pa pengesë nëpër shtëpitë e shqiptarëve, autokton, në trojet e veta shekullore të pambrojtur nga shteti i vetë, respektivisht kriminelëve terrorist serbë!
Këto mendime dhe ide të një ashtuquajturi Ministër, kanë burimin nga programet e pista të Naçertanjes famëkeqe të Garashaninit dhe kopesë pas tij deri në ditët e sotme! Shqiptarët për t`i ndjekur nga trojet e tyre parahistorike. Atyre së pari duhet t`u vriten qenët, për t`u hy më lehtë në shtëpi. Duhet çarmatosur me gjithë çka kanë. Duhet dhunuar pavarësisht moshës, gjinisë deri në vrasjen e fëmijëve, duke ua pjekur mishtë dhe duke i ngrënë në pranin e prindërve të tyre!
_____________________
GORAN BOGDANOVIQ – GJATË NJË TAKIMI ME ZËDHËNËSIN GJERMAN TË KFOR-it!
_________________________________
Edhe Lejlekun si shpend i shenjtë mbi oxhaqet e tyre duhet vrarë. Atyre pra (shqiptarëve) me fe katolike dhe fe islame me dhunë duhet quar në kisha sllave. Të mos ketë as një lëshim sa i përket përpjekjes, nëse ndokush nga fqinjët serb përpiqet për t`i mbrojtur. Ndaj të tillëve dihet dënimi, është i pafalshëm. Këto dhe plotë ide, mendime dhe plane të programuara dhe të realizuara, z. Bogdanoviq kanë ndodhë kundër muhaxhirëve të ndjekur, duke filluar nga viti 1844, për të ardhur në vitet e kobshme për Kosovën etnike me 1877/1878. Duke i çarmatosur, ndjekur dhe duke i vrarë, nga Rakovica drejt Nishit, nga Toplica drejt Kosovës e matanë deteve!
Këto ide dhe marrëzira vazhduan gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene (MSKS- së) dhe të tri ish-Jugosllavive të sunduara, kolonizuara dhe të nënshtruara nga Serbia. Për të ardhur në Luftën e fundit Çlirimtare të Kosovës 1977-1999. Tani me përpjekjen e mbajtjes të një cepi të Kosovës, në të cilin keni tubuar kriminelet e të katër luftërave nga viti 1991-1999. Serbia e bëri këtë skenarë, duke u përkrahur nga disa shtete evropiane në krye me Rusinë, sepse y frikuat nga kriminelët, të cilët do ta kërkonin pushtetin dhe Serbinë të tërën nën sundim tiranik të tiranëve. Si katërshi i 4 komunave, bashkëpunëtorë të qeverive të njëpasnjëshme agresive serbe!
Tani kërkoni çarmatosjen e kryefamiljarëve, të cilët të detyruar për t`i ruajtur familjet, pas ngjarjes makabër, sulmit terrorist në familjen e Selverit, të detyruar të mbrohen nga terroristet tuaj zotëri! Shqiptarët tani e tutje duhet të jenë të vetëmbrojtur, përderisa nuk çarmatosën dhe nuk dorëzohen strukturat kriminele të qeverisë suaj. Shqiptarët, po si civilët serbë, janë zënë peng nga kriminelet e tipit tuaj shovinist. Tani vjen koha të armatosën jo sall për t`iu zënë, por edhe për t`u kapur dhe për t`iu dënuar sipas ligjeve ndërkombëtare të dhunimit dhe të shkaktimit të dhunës agresive terroriste ndaj familjeve dhe civilëve të pafajshëm!
Pse katërçipërisht e tregoni fytyrën tuaj të një agresori dhe bashkëpunëtori të terroristëve, të cilët vrasin natën qajnë ditën, mu si qindra civilë shqiptarë anekënd Kosovës, atyre në Gostovar, tek Hekurana e Shkupit, këtyre në veri! Politika juaj zotëri shihet se me asgjë nuk ka ndryshuar nga vitet e largëta 1844, 1877/78, 1945 dhe 1997-1999. Megjithatë, Kosovën e keni humbur për mot dhe jetë. Ju jeni kapur për rrënje, jeni peng kriminelësh, të cilët e përgjakën një gadishull të tërë, duke mos mbledhur kurrë mend! Zotëri, shqiptarët nuk do të çarmatosën më! Nuk do t`u nënshtrohen ideve dhe skenarëve të daulles Daçiq të kryekriminelit Milosheviq, strukturave të tij, terrorizmit të ushtruar 10 vjet mbi 4 popuj fqinjë…
Ngadalë, por sigurt edhe populli serb do të vetëdijesohet, duke kuptuar politikën tuaj çnjerëzore, abuzive, kriminele, bashkë me hajnit të cilat i bëni këtij populli tash e sa shekuj, tash e sa dekada, gjithnjë në emër të Kosovës, duke gjakosur me të gjitha kombet përreth Serbisë, dhe shumicën e popujve të botës. Këtë politikë tuajën do ta mallkojnë gjeneratat e ardhshme serbe. Të cilave u keni krijuar një pa perspektivë totale, duke ua bërë jetën pelin dhe duke i ndjekur gjithandej botës demokratike.
Z. Bogdanoviq, duhet të çarmatosët politika juaj agresive, të çarmatoseni ju nga idetë reaksionare në grindje dhe luftë kundra tërë botës! Ka ardhur koha njëmend shqiptarët të armatosën. Çdo familje e rrezikuar shqiptare, çdo banor rreth kufirit me ju, duhet të armatosët deri në dhëmb, sepse me ju s`ka besë, ka veçse tradhti ..!
Sepse, mendësia juaj e përhershme agresive, okupuese kolonizuese, rrënuese dhe plaçkitëse të tokave shqiptare me etnocidit dhe gjenocidit, filozofinë reaksionare të çubriloviqve, andriqve, rankoviqve, milosheviqve, me idetë reaksionare se: “Vetëm shqiptarët e ndershëm, të paarmatosur, servilë, qyqarë dhe nënshtrues, janë të mirë”! Kjo filozofi reaksionare për shqiptarët mbase më nuk vlen, sikur se nuk ka vlejtur kurrë për trima, heronj, dëshmorë e martirë anembanë kombit shqiptarë. Shqiptarët tani e tutje janë të detyruar t`armatosën për t`u mbrojtur nga terroristë!
I tërë rajoni nga ide të tilla reaksionare, shoviniste e terroriste, akoma nuk po mund të lirohet, çlirohet dhe të demokratizohet, nuk po mund të marrë frymë lirshëm. Çfarë çarmatime të familjarëve kërkoni ju, kur në pikë të natës i sulmoni familjet, me fëmijë në pikë të gjumit, me muaj i mbani të bllokuar shqiptarë e serbë civilë..!?
(Ndaras nga ky artikull, shfrytëzoi nga rastin për ta Uruar 100-vjetorin e themelimit të “Vatrës” në SHBA, shtetin më demokratik dhe më miqësor në botë të shqiptarëve sot!)