ARBEN LLALLA: SIMON SINA, NDËRTUESI I AKADEMISË SË ATHINËS

Tetovë, 09. 09. 2013 – Më 6 Shtator 2013 Konsullata greke në Korçë ka paralajmëruar se do të mbaj një akademi përkujtimore për Gjergj dhe Simon Sinën, për kontributin bamirës të tyre ndaj Greqisë. Por diplomatët grek duhet të thonë atë ditë se Sinajt ishin shqiptar dhe jo “vorio epirito”, andaj për tua kujtuar grekëve po ribotoj studimin tim rreth origjinës shqiptare të familjes Sina, burimet e këtij studimi janë marrë nga bibliografia greke.
Për krijimin e shtetit grek, arvanitët kanë ndihmuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitasit ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Që në vitet e para të Kryengritjes të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit.
U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë në Athinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1926 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendshme dhe detyrën e sotme.
Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori të veçantë sepse për ndërtimin e Akademisë të hollat i dhuroi një shqiptar nga Voskopoja, por me rrënjë nga Bithkuqi me emrin Simon Sina. Më 1856 tregtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqisë, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i Greqisë në Austri.

Simon dhe Ifgjen Sina

Akadamia e Athinës

Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morën në fillim me zhvillimin e tregtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis tyre urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze.
Gjergj Sina ishte nënkryetar i Bankës Austriake, kryetar i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Familja Sina është dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina ishte edhe qytetar nderi në disa qytete të Hungarisë. Ai vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse.
Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa falas në Universitetet e Europës. Kështu Simon Sina për dhuratën që dëshironte të bënte në Athinë e bisedon me ambasadorin e Greqis në Austri, z.Skina dhe ai menjëherë i diktoi të ndërtojë pallatin e Akademisë. Sina e pranoi dhe i paraqiti planet inxhinierit Teofil Hanse, i cili na dha kryeveprën që është akoma sot ndërtesa e Akademisë.
Natyrisht punuan shumë artistë, mjeshtra ndërtimi, skluptorë dhe piktorë, por çelsi ishte Teofil Hanseni. Më 1859 filluan punimet e para. Por më 1863 Sina ndërpreu punimet, sepse, siç thotë, erdhi në front mbreti Oton. Mërzia i kaloi pas disa vitesh, më 1868, vendosi të rifillojë punimet. Më 15 prill 1876 Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të trashëgimisë të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.
Kur u hapën portat e Akademisë më 1885, Ifigjenia Sina i dha si dhuratë kryeministrit Deljani 800.000 mijë dhrahmi, por ai nuk e pranoi dhuratën. Vitin tjetër Harrilla Trikupi u interesua për atë shumë tepër të madhe për kohën, por atëherë trashëgimtarët e Sinës ishin varfëruar.
Kështu, hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodoros Pangallos, që ishte atëherë në brendësi të punimeve, dhe arvanitasit tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.
– Autori është historian.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura