JAHIR BEJTA: HESHTJA SI BUMERANG I PËRSËRITJES SË GJENOCIDIT SERB NË KOSOVË

Pashtriku.org, 27. 10. 2013 – Pas gjithë asaj katrahure që i ndodhi popullit shqiptar në luftën e fundit 98-99, ne themeluesit e shoqatës “Ngritja e Zërit” duke nënkuptuar si obligim për larje të borxhit intelektual ndaj bashkëkombësve, morëm guximin për ngritjen e zërit dhe denoncimin e veprimit gjenocidial dhe jo rastësisht, shoqatën e emërtuam “Ngritja e Zërit”.
Fillimisht ju qasem elaborimit të bazës juridike, konstatuam se krimet kundër njerëzimit si dhe veprimet gjenocidiale nuk parashkruhen konform konventave ndërkombëtare, konstatuam që institucionet e Republikës së Kosovës si entitet nuk e kanë të drejtën e inicimit të procedurës tek organet e drejtësisë ndërkombëtare për zhdëmtim – kompensim të dëmit, pasi Kosova nuk është pjesë e organizatave ndërkombëtare.

 Ndaj, me nxitim, në cilësinë e shoqërisë civile si subjekt i regjistruar në nivel vendi filluam veprimtarinë në grumbullimin e provave, administrimin e të njëjtave dhe hartimin e kërkesëpadive individuale për qytetarët e RK-së si dhe të atyre nga diaspora. Veprimtarinë e filluam në formë bamirësie pa para, duke llogaritur në mbulimin e shpenzimeve minimale nga Qeveria e Republikës së Kosovës për punën me interes të përgjithshëm nacional, gjë që të paktën deri më tani nuk ndodhi kështu.
Por, vendosmëria jonë bëri që ne ti qasemi punës pas orarit zyrtar, madje edhe ditëve të vikendit, duke hartuar mbi 830 kërkesëpadi individuale për qytetarët nga 12 komuna te Kosovës.
Duhet veçuar se vetëm gjatë dy dekadave të fundit si rezultat i heshtjes qoftë nga institucionet apo individë në cilësinë e viktimës, ndodhi që kryesit e krimit t’i ikin ballafaqimit me gjyqësorin vendor dhe atë ndërkombëtar, heshtje kjo që derivoj përsëritjen e krimit.
Vetëm gjatë dy dekadave të fundit nga i njëjti dirigjues tri herë u
përsërit veprimi gjenocidial, si në vijim:
1. Heshtjamos denoncimi i kryesve të gjenocidit të parë në paqe me rastin e vrasjes dhe masakrimit misterioz të 122 shqiptarëve nëpër kazerma të ndryshme të ish’Armatës Popullore të Jugosllavisë, kthyerja e të njëjtëve në arkivole me shpjegim familjarëve se kanë bërë vetëvrasje ose kanë pësuar në komunikacion. Vrasja është bërë me kurtha dhe skenarë të ndryshëm të përgatitura paraprakisht, nën dirigjimin e forcave sekrete të Ushtrisë Jugosllave – KOS’it, gjatë periudhës 1881-1993 vetëm e vetëm se ishin pjesëmarrës në demonstrata, duke kërkuar asgjë me shumë se sa barazi me popujt tjerë në ish Jugosllavi.

2. Heshtja, solli gjenocidin e dytë, aparteidin shokues e të pa precedent, mbytja me torturë çnjerëzore të të rinjve shqiptar nëpër burgje serbe dhe në Kosove mbi 61 veta gjatë fazës hetimore, ende pa u shqiptuar dënimi, apo në kohën kur kishin filluar ta vuajnë dënimin e pa merituar, prapë sipas skenarëve misterioz. Më të veçuarat dhe më të egrat nga torturat e bëra ndaj të rinjëve veçohet “Grupi i Ferizajit” në përbërje nga 13 veta, 3 prej te cilëve i kanë mbytur gjate fazës se hetuesisë ende pa u shqiptuar dënimi, 2 me vazhdim të torturës gjatë vuajtjes së dënimit, ndërsa të tjerët mbijetuan të mbetur invalid gjatë tërë jetës. Poashtu vlenë të theskohet se Avokati Ali Shefikspahiu i cili mori në mbrojtje të akuzuarit e cekurë më lartë, i njëjti u zhduk në mënyrë misterioze pa gjurmë nga Njësitë e Sigurimit të Shtetit në atë kohë (SDB).
3. Mos reagimi solli përsëritjen e gjenocidit të tretë prapë gjatë paqes. Forcat sekrete të Ushtrisë Jugosllave vazhdojnë me krime gjenocidiale, respektivisht duke marrë urdhërat nga Kabineti i kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviqit, u bë helmimi i nxënësve shqiptar në masë mbi 7000 veta, madje me helme kimike të luftës, duke e trilluar dukurin e helmimit si orkestrim të separatistëve shqiptar. Dukurin e helmimit përveç ekspertëve vendor dhe ndërkombëtarë e vërtetoi dhe Instituti Ushtarak Britanik dhe Instituti Ushtarak Suedez- SND.

————————-

Helmimet në Kosovë 1990

4. Prapë heshtja në vazhdimësi e institucioneve dhe individëve solli përsëritjen e gjenocidit të katërt por, kësaj radhe gjatë luftës së fundit ‘98-’99. Përsëri për dukurinë e gjenocidit nën urdhërin e të njëjtit Sllobodan Millosheviq, tani të shndërruar në kasap të ballkanit, u ndërmorrën ofensiva të shumta, duke kryer krime të rënda gjenocidiale duke: vrarë, masakruar, plagosur, dhunuar me mijëra veta të moshave dhe gjinive të ndryshme. 
Përveç krimeve gjenocidiale, u shkaktuan dëme materiale në përmasa të pallogaritshme, duke plaçkitur çdo gjë me vlerë, pastaj sprovuan politikën e tokës së djegur dhe në fund dëbuan mbi 800. 000 shqiptarë nga vatrat e tyre.
Në fund tentuan ta fshehin krimin, duke zhvarrosur trupat pa jetë, rivarrosur në varreza masive nëpër Serbi, hedhjen nëpër liqej si dhe duke i djegur nëpër furrënalta.
Së fundi, në Gjykatën e Hagës urdhëruesit dhe pjesëmarrësit në kryerje të krimit i pranuan në tërësi të gjitha krimet e kryera, Dragolub Ojdaniq në cilësinë e shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe Vllastimir Gjorgjeviq në cilësi të ndihmësministrit të PB-së.
Vlenë të theksohet se edhe pas tërë kësaj golgote, heshtjes ju bashkëngjitë edhe Akademia e Shkencës dhe Arteve te Kosovës, lëshim ky që nuk falet.
Të dashur miq, fatet e së ardhmes së vendit tonë, varen nga puna dhe kontributi i secilit prej nesh, ndaj ju ftoj që sot të jemi përballë detyrimit dhe përgjegjësisë së madhe pranë atyre që dhanë gjithçka për të mirën e vendit tonë, të ngrihemi mbi interesat e ngushta politike, t’i kundërvihemi arrogancës dhe injorancës, jo në emër të interesave të ngushta dhe pazareve, por në emër të së ardhmes demokratike dhe europiane të vendit tonë.
Skenderaj, më 24. 10. 2013
(Marrë nga fjala hyrëse i mbajtur në Kuvendin IV’të të Shoqatës për dëme të luftës “Ngritja e Zërit”, Skenderaj – më 07 tetor 2013.

=============

Masakra e Izbicës

Masakra në Abri të Epërme

=============================

(Ilustrimet i përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura