Bukuresht, 20. 01. 2017: Tashmë na është formuar syri në deshifrimin e mesazheve, të analizave aspak shkencore të disa autorëve me orientime të dyshimta, të cilët kanë vite që kanë hyrë në korin manipulator të shtypit shqiptar. Megjithëse kam bindjen se askush nuk shkruan kot dhe se çdo autor udhëhiqet nga interesa të caktuara, i shërben një kauze të caktuar, unë prap i jap kredo secilit (dmth nuk e paragjykoj), deri sa seria e shkrimeve të tyre ta vetzbulojë orientimin e tyre, duke na treguar qartë qëllimin. Një rast i tillë është dhe Pirro Prifti, i cili ditët e fundit na del me një shkrim-analizë: Albanofobia dhe eurofobia – dy paradokse që gjenerojnë anti’integrim!
Lexoni këtu: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=2260
Ky ka patur dhe shkrime të tjera të kësaj natyre, sa më ka detyruar ti bëj dhe disa komente në formën e replikës, pasi të gjitha mbanin erën e Patriarkisë së Athinës. Nuk vë në dyshim nivelin e tij, pasi duket qartë se ka një dorë të stërvitur në këtë punë dhe ka njohuri të mjaftueshme, por ajo që vë në diskutim është mungesa e korektësisë së tij, mospërdorimi i drejtë i të dhënave historike, gjykimi i cunguar dhe i njëanshëm. Meqenëse është në një moshë që i përket gjeneratës së formuar ateiste në kohën e diktaturës, ai prezantohet si një ortodoks i bindur, si një propagandist i ortodoksizmit, gjë që nuk para përputhet me statutin e tij prej intelektuali. Mbiemri i tij më flet për origjinën familjare, por jo dhe për përkatsinë e tij krahinore apo etnike. Në pozë del pak kreol nga ngjyra e fytyrës dhe nga ana antropollogjike e kam të vështirë ta përcaktoj se kujt tipi i përket. Sidoqoftë mund ta them i bindur se nuk është lab, as himariot, nuk është skraparlli as mirditor, pra në përgjithësi nuk është nga ndonjë zonë malore të Shqipërisë. Jam i sigurt se nuk është çam. Ndoshta po ta dëgjoja të fliste do e kisha më kollaj ta hamëndësoja, pasi në shkrimet e tij, korekte nga ana gjuhësore, nuk po e dalloj dot. Nejse kjo pak rëndësi ka.
– Pirro Prifti –
* * *
Çfarë prezanton ky autor nën këtë titull ku vihen ballpërball dy faktorë kryesorë të mos integrimit shqiptar në Europë.
Në pjesën e parë analizon dy fobitë (albanofobinë dhe eurofobinë), në pjesën e dytë paaftësinë e shqiptarëve për të formuar dhe mbajtur një shtet (klasa politike dhe korupsioni). Në pjesën e parë argumenton lindjen e albanofobisë dhe zhvillimin e saj gjatë shekujve si pasoj e migrimit shqiptar, pra tokat tona janë zbrazur nga arbanët dhe janë ripopulluar nga aziatikët, të cilët formuan popullin tonë të sotëm, në pjesën e dytë i bie fyellit 150 vjeçar për shtet-formimin.
E fillon shkrimin me dy pak të vërteta:
– fobitë…përbëjnë në fakt thelbin e vonimit të integrimit të Shqipërisë në BE
Vallë interesat gjeopilitike nuk kanë gisht fare në këtë punë!!!
– fobitë…kuptimi historik – atë të ndarjes së trevave shqiptare në disa pjesë dhe mos-lënien nga ana e Europianëve të atëhershëm të një Shqipërie me territor të madh dhe popullsi disa herë më të madhe se kjo e sotmja, duke zbatuar largimin masiv të banorëve në periudha të caktuara kohore, si dhe për pasojë duke lënë një shtet të pastabilizuar shqiptar.
Si kështu, unë dikur dëgjoja shpesh se Shqipëria ishte si shkëmb graniti…???
dhe më tej hedh një të pavërtetë të madhe:
– …paradokse në dukje të habitshme si për të huajt ashtu dhe për vendalinjtë, paradokse të cilat në fund të fundit egzistonin dhe egzistojnë edhe sot me sa duket për të ekuilibruar të kundërtat brënda territorit të shqiptarëve si dhe brënda shoqërisë shqiptare që nga momenti kur kjo shoqëri e dyzuar në besim fetar krijoi një popullsi të re nga fundi i viteve 1600 që u quajtën shqiptarë.
Këtë thonë dhe sërbët se shqiptarët janë të ardhur vonë, halli është se vetëm Prifti i beson, unë di një histori tjetër që fillon nga pellazgët.
Ja dhe tre argumentet e tij për krijimin e popullatës së re në Shqipëri:
E para pak e vërtetë,
1. …popullata Arbërit dhe e Epirit iku në itali dhe për shkak të numrit të madh rreth 300.000 banorë të asaj kohe.
Në libra të ndryshme kam lexuar për 100.000 në total.
E dyta, po pak e vërtetë, ose më mirë ta quajmë e vërteta e përmbysur,
2. popullata e mbetur pësoi dy deformime, thotë Prifti:
a) kjo popullatë e mbetur ose i u afrua qendrave të krishtera sllave dhe bizantine …apo qëndrave katolike nën mbrojtjen e Venedikut e më vonë të perandorisë austro’hungareze me qëllim që të ruanin pronat dhe fenë…Kjo shkaktoi asimilimin e kësaj popullate të krishterë që refuzonte të islamizohej, duke pranuar gjuhën sllave sërbo-kroatishte apo dhe bullgarishte, dhe në disa troje edhe ate bizantino-greke.
Historia na thotë të kundërtën-shqiptarët luftuan gjatë kundër pushtimit sllavë në periudhën byzantine, më vonë sërbët bënë krushqi me sulltanët dhe lufta jonë me ta vazhdoi. Emigrimi ka qënë me sens të kundërt, nga tokat tona në kufi me sllavët në brëndësi të Shqipërisë. Mjafton të analizosh shpërndarjen gjeografike të emrave të fiseve tona dhe mund të ndërtosh një hartë të emigracionit. Në ato kohëra Greqia nuk egzistonte, banohej nga shqiptarët dhe migrimi drejt jugut duhet konsideruar si migrim i brëndshëm .
b) .. se pjesa e popullatës së mbetur e cila u struk maleve dhe pyejeve të dëndur të asaj …fushat mbetën bosh…
Nuk e di se për çfarë fushash flet ky se Shqipëria në atë kohë ka patur kënetat e Myzeqesë, Karavastasë, Divjakës, Maliqit, Zadrimës, Lezhës, një pjësë e të cilave u thanë në kohën e diktaturës. Për periudhën që flitet, Shqipëria ka patur male dhe pak zona kodrinore. Fusha jonë ka qënë në Kosovë. Pra përsa i përket raportit të popullsisë shqiptarët përherë kanë qënë kryesisht malsorë dhe jo fushorë.
Pak e vërteta e tretë e profesorit,
1. …popullatat e ardhura nga Anadolli, Persia, Abhazia, kurde, turq, e me vonë egjiptianë (disa mijra të ardhur gjatë periudhës së viteve 1500-1600), por të dërguara nga Osmanllinjtë me qëllimin e shpërbërjes së popullatës kryengritëse arbëro-epirote në këto toka etj.,
Ne këtyre u thomi jevgjitëria. Sa kam jetuar në Shqipëri nuk kam parë aq shumë jevgjitër sa po na thotë ky profesor. Qytetet e shqipërisë u ripopulluan nga malsorët shqiptar. Psh. Tirana në kohën e turkut kishte 5000 banorë. Në kohën e Enverit u mbush me lebër, korçarë, vlonjat dhe skrapalli, arriti në 200.000. Më vonë në kohën e demokracisë u shtua me malsorët e veriut, arriti 700.000 sot. Ku i gjeti jevgjit në Tiranë sot, i ka kërkuar me lupë?
Nuk besoj se i ka shpëtuar profesorit fusha e demografisë dhe e antropollogjisë së popullit shqiptar, ku në të gjitha studimet veçohet qartë specifika dominuese e kafkës karakteristike shqiptare. Kjo për të si duket është një hollësi që i ka shpëtuar. Ka mjaft autor gjerman që i kanë studiuar këto punë që në shekullin e XIX-të, prandaj dhe na inkuadruan në racën e tyre ariane (sipas tyre). Po të ishte e vërtetë teoria e Priftit, ne sot nuk do dëgjonim më polifonitë tona shumëngjyrëshe sipas krahinës, nuk do dëgjonim çiftelinë dhe lahutën, nuk do kishim gjakmarrje dhe nuk do rruhej Kanuni. Do ishte zhdukur me kohë dhe nuk do mbrinin deri në ditët tona fustanellat, xhamadani dhe xhubleta. Nuk do mbanim qeleshet e bardha ilire.
Unë di që populli shqiptar historikisht ka patur rritjen demografike më të madhe se gjithë popujt e tjerë fqinjë. Figurativisht do e quaj Shqipërinë inkubator prodhues industrial popullate. Familjet shqiptare bënin nga 10 -12 fëmijë. Me gjithë varfërinë dhe luftrat ky fenomen e ka mbajtur popullin gjallë për mijra vjet. Gjyshi im ka patur 9 fëmijë, po kështu dhe vëllai i tij. Fiset tek ne rriteshin në mënyrë progresive për çdo gjeneratë. Shtëpitë tona numëronin nga 30-40 frymë. Shqiptarët donin djem që të shtohej numri i pushkëve në shtëpitë e tyre. Kur lindte një djalë qitej pushkë ta dëgjonte krejt malësia. Shqipëria në 1944 kishte 800.000 banorë, në 1990 arriti në 3 milion. Sot, pas një emigracioni të jashtëzakonshëm prej 1,5 milion, Shqipëria prap numëron 3,5 milion banor. Pra bashkë me emigrantët shkon tek 5 milionshi, pa llogaritur shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, Serbisë, Malit të zi, Greqisë. Diku kam lexuar se pas dy dekadash Maqedonia do bëhet shtet me popullsi mazhoritare shqiptare, gjë që po e dëshpëron shumë Grujevskin me shokë. Po kështu dhe greku ka hyrë në panik me gjithë akrobacitë e tyre për ti asimiluar shqiptarët e ardhur rishtaz në Greqi.
Më tej profesori po na tregon se – Të ardhurit u martuan me vendasit, brezat pasardhës flisnin gjuhë arbërisht, dhe luajtën rolin kryesor në deformimin e identitetit të vjetër por dhe në lindjen e një popullate të re …
Po a martoheshin shqiptarët me jevgjitër ??? Martesat tek ne bëheshin me oxhak. Nëpërmjet krushqive lidheshin fiset, ruhej prona, shtohej influenca. Populli shqiptar ka qënë nga më krenarët, jo me jevgjitët, por as italianët nuk i begenisnim, pasi i quanim breshkaxhinj, që bridhnin pas fustaneve. Nuk llogariteshin në rradhën e burrave. Sot, me sa kam dëgjuar, sërbët dhe maqedonsit blejnë gra shqiptare nëpër fshatra, që të shtohen, por nuk kam dëgjuar raste invers.
Prifti e pranon se shumë sërbë dhe grekër janë të origjinës shqiptare (të asimiluarit), por me këtë do të justifikojë shovinizmin e tyre duke e konsideruar si një e drejtë e tyre historike. Helmin e hedh në këtë formë:
– …deformime në popullatën shqiptare që ruajti gjuhën por humbi pavarësinë dhe funksionin shtet-formues (Fe+Atdhe), dhe u përzje me një popullatë të ardhur e cila u asimilua nga vendalinjtë dhe brezat pasardhës folën shqip – pas rreth 10-15 brezash (1-2 shekuj) arriti të formojë një popullatë të re që u quajtën shqiptarë për shkak se arbërit e krishterë që nuk u konvertuan por qëndruan në trojet e tyre nën mbrojtjen e Kishave sllave dhe byzantine e më pak venedikase (sepse popullata kryesore ishte ortodokse) – i quajtën këta njerëz arbërisht folës si shqep-tarë ose shkep-tarë kurse arbërisht-folësit e ilamizuar i quajtën arbërit që qëndruan në tokat e rea por nën sllavat dhe kishat bizantinë si shkie (për shkak të fjalës shizmë – ose skizmatikë – të ndarë të shqyer të shkepur:… është variant i parë shkie – shkepur (për arbërit dhe epirotët e sllavizuar) … gjuhëfolësit shqip që ndenjën me sllavët u quajtën shkie ose shkep – shkja;
Nuk e di sa para duhet të marrë një intelektual që të shkruaj dhe tu bëj një shërbim të tillë sërbo-grekëve. Pra Arbërit – thotë ai – nuk janë shqiptarë, shqiptarët janë jevgjitët e përzier me arbërit e mbetur – fantastike!!! Që këtej del konkluzioni i qartë, e drejta për tokat shqiptare u takon sërbëve dhe grekëve që janë arbërit e vërtet.
Më tej vazhdon:
– Kjo shkaktoi gjatë gjithë kohës problem në trevat shqiptare dhe luftra të pareshtura brënda vëndit midis popullatës së asimiluar dhe asaj të islamizuar.
Me një frazë ky pseudoprofesor i fshin krejt luftrat për liri të shqiptarëve. Pra shqiptarët për pesë shekuj nuk kanë luftuar me ushtritë osmane, nuk kanë bërë kryengritje të armatosura, por kanë luftuar mesvedit. Këtë farë historie se kisha ditur deri më sot.
– Kjo urrejtje e tmerrshme për shkak të besimit dhe të pronave vazhdoi deri në ditët e sotme. Acarimi më i madh ndodhi pas zbatimit të Traktatit të Shën Stefanit, më 1878 kur i u dha e drejta të krishterëve të mbetur në Ballkan për të krijuar shtete.
Pra luftrat ballkanike nuk na paskan qënë luftra shovinisto-koloniale por kanë qënë luftra civile për pronat ku të krishterët (sërb, grek, bullgar) kërkonin të drejtat e tyre.
Ja si arin në konkluzion:
– Kurse shtetet fqinje sllave dhe greke ishin më shumë armiqësore, sepse jo vetëm që kishin marrë territore por edhe kishin një farë të drejte për këto territore, sepse pjesa e asimiluar me origjinë arbërore dhe epirote i kërkonte këto territore sikur të ishin territoret e tyre por të rrëmbyera nga turqit dhe popullata e pasur islame – por që fliste shqip.
Më ashiqare s’ka të dashur lexues – no comment.
Besoj se me siguri do i japi Janullatosi ndonjë çmim për këtë shërbim që po i bën.
* * *
Nuk dua të zgjatem shumë për pjesën e dytë, vetëm sa do ti kujtoj Priftit se korupsioni nuk ka lindur në Shqipëri. Politikanët e sotëm shqiptarë morrën leksione dhe experiencë pas 1990-tës nga maestrot e korupsionit në Itali, Greqi dhe Sërbi. Nga sa kam lexuar këtu, analistët konsiderojnë Sërbinë si vëndin më të koruptuar në Ballkan. Si duket kjo lloj literature nuk mbrin në Durrës që ta lexoj dhe profesori-shkrimtar.
_______________________________________
– SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG –
Ilirikumi shtrihej edhe në Greqinë e sotme, të krijuar nga Fuqitë e Mëdha!
………………………………………….
/Ilustrimet janë të pashtriku.org/