GJOKË DABAJ: PAS HUMBJES SË KRIMESË, ‘VJEN SHPËRBËRJA E NATO-s’!!

Durrës, 22. 03. 2014 – Kur popujt gjenden para disa deklaratash qesharake njerëzish me përgjegjësi të mëdha, individët më të kthjellët nuk mund të mos shqetësohen deri në alarm. Ç’po bëhet kështu?! A po shkon njerëzimi drejt një katastrofe vetazgjësuese të pashmangshme?! Rusia u fut me forca ushtarake në Krime, zoti B.Obama i “përgjigjet” Rusisë me ca gudulisje. Deklaron “sanksione”, “ngrirje asetesh” të njërit apo tjetrit qytetar të Rusisë! Gudulisje, prej të cilavet Ariu i Bardhë as veshin nuk e luan, le më të ndjehet sadopak i gërvishtur.
Abkazinë dhe Igushtetinë i fitoi Rusia. Çeçenisë nuk ia dha pavarësinë. Në Kosovë u renditën dështimet njëri pas tjetrit. Në pjesën e saj veriore mbeti i pashkulur pushtuesi. Në Kumanovë u nënshkrua një armëpushim, jo kapitullues për Sërbinë, por kapitullues për NATO-n. Republika e Shqipërisë tashmë, qysh më 1999-n, ishte çarmatosur. Kush e kish çarmatosur Republikën e Shqipërisë?! NATO-ja apo subversioni PRORUS në radhët e NATO-s?! NATO-ja e kish të vetën Republikën e Shqipërisë. S’kish arsye që ta çarmatoste. Fill pas “Kumanovës”, u bë edhe çarmatimi i Kosovës. Sërbia, protagonistja e genocidit në Kosovë, nuk u çarmatos. Pastaj u çarmatosën edhe shqiptarët e Anamoravës dhe ata të Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Kush po i çarmatoste shqiptarët, NATO-ja apo subversioni rus në NATO?!

 Fabula rreth emrit, për të mos e futur Ish-Rep.Jug. të Maqedonisë në NATO, nuk e arrin as shkallën e një loje fëmijësh. Kush po e redakton tekstin e kësaj fabule, as serioze, as qesharake?! A mos po shfrytëzohet këtu subversioni PRORUS brenda radhëvet të NATO-s, duke aktivizuar afinitetin e grekëvet ortodoksë me rusët ortodoksë dhe kjo të jetë lojë trashanike edhe e sllavomaqedonëvet gjikështu ortodoksë?!
Krimeja nuk mund të krahasohet, jo më me Kosovën, por as me Anamoravën e Kosovës. Anamorava e Kosovës është shkëputur nga Krahina Autonome e Kosovës dhe i është dhënë Sërbisë pothuaj në të njëjtën kohë kur Krimeja i ka kaluar Ukrainës. Por rusët e Krimesë nuk janë persekutuar prej ukrainasvet siç janë persekutuar shqiptarët e Medvegjës, Bujanovcit dhe Preshevës prej sërbëvet. Mirëpo, le ta provojë NATO-ja për t’u futur në Anamoravën Shqiptare! S’ia mban NATO-s as të duket në kufi me Preshevën, jo më të hyjë në Preshevë e të bëjë atje referendume! Ndërkaq, Sërbia e Vuçiqit mund të hyjë kur t’i mbushet mendja në Kosovën Veriore, ashtu siç s’e ndalon dot askush për të bërë “zgjedhje” aty sa herë të dojë.
Dihet nga historia çfarë i ka ardhur Europës pas Betejës së Sevastopolit në Krime. Kanë ardhur: Traktati europëposhtrues i Shën Stefanit, mu në dyert e Stambollit dhe Kongresi çalaman shqipërisakatues i Berlinit. Pas marrjes së Krimesë pa luftë, në vitin 2014, s’ka ç’vjen tjetër, veçse një tjetër Traktat europëshkelës i një Shën Stefani tjetër. Përfytyrojeni ç’rol mund të luajë Ish-Rep.Jug. e Maqedonisë në një të atillë çekuilibrim dhe çakordim të forcavet euroamerikane! “Ngrirje asetesh” të nja 3 apo 5 biznesmenëvet. A mund të bëjë gjë më tepër NATO-ja pas një “referendumi” prosërb në atë shtet gjysmësllav gjysmëshqiptar?!
Në histori njihen edhe të famshmet Kryqëzata për të çliruar Varrin e Jezu Krishtit. Dihet si u nisën dhe si u bitisën ato Kryqëzata dhe mund të merret me mend edhe se si do mund të bitisen këto manovra zhurmëmëdha të “kryqëzatavet” të NATO-s. Mao Ce Duni pat thënë që Imperializmi Amerikan është një tigër prej letre. NATO-ja, në rastin e Krimesë, por as në rastet e tjerë që i përmenda, s’po del as MACE PREJ LETRE, jo më të jetë tiger prej letre!
Në Siri, aty ku krahu PRORUS vrau 140 mijë njerëz, shpërnguli disa miliona dhe nxori në rrugë mbi 1 milion fëmijë, NATO-s nuk ia mbajti as të mjaullijë, siç mjaullin macja kur dikush i rrëmben miun apo ciruan. E gjithë “gatishmëria” për të mbrojtur popujt e rrëzikuar, përfundoi te hiq e mos e këput me ca prodhime kimie, që vetë Perendimi ia kish pasë shitur Sirisë. S’do mend që pas disfatës njerimbrojtëse në Siri, do të vinte edhe disfata shtetmbrojtëse në Ukrainë. Në Ukrainën, ku, fatkeqësisht, s’është e mundur as të kërkohet, as të gjendet ndonjë Tugjman i dytë. Kroacia i shpëtoi copëtimit falë Tugjmanit e jo falë Europës apo NATO-s. Sado që Avianoja ish mu përballë.
Mund të ndodhë, edhe kështu, edhe ashtu. Mund të dalë në sipërfaqe njëri apo tjetri variant. Por trendi më i dukshëm, tendenca më e dallueshme, tash për tash, është vetëm kjo: shpërbërja e NATO-s á la Kryqëzatë Mesjetare. Janë të njëjtat struktura dhe të njëjtët interesa, veçse këtë herë një shpërbërje e NATO-s á la Kryqëzatë e Mesjetës, do t’i sillte krejt njerëzimit, por në radhë të parë Perendimit, shkatërrimin më të tmerrshëm, fatalisht të pariparueshëm.
Popujt duhet të shqetësohen shumë përballë të këtilla situatave tepër serioze, lënë në duar njerëzish aspak seriozë. Para disa vjetësh, kur SHBA-ja solli në krye një president me ngjyrë, unë pata menduar: Populli amerikan bëri një revolucion të madh në fushën e mentalitetevet. Dhe vërtet ashtu duhet konsideruar. Mirëpo, sidomos pas ngjarjevet të Sirisë dhe pas kësaj të Krimesë, mua, gjithnjë e më shumë po më rri si turjelë nëpër tru një dyshim gjithnjë e më i zymtë: Mos vallë ia “dhuroi”, ia “serviri” këtë president SHBA-së dhe krejt Perendimit, dora e njëfarë Bllagojeviqi?! Dorë, e cila, sapo u shfaq e dyshimtë në sytë e botës, u fsheh menjëherë?! (Sigurisht, jo se një president i SHBA-së do t’i shërbente me vetëdije një të huaji, por me kuptimin “Ky bën për ne, ky nuk i dëmton ambiciet tona, hajt ta përkrahim me anë të lobevet që i kemi atje me bollëk!”)
Në pastë arritur puna deri këtu (dhe unë jam i bindur që subversioni antiperendimor vepron në Perendim me efekt gjithnjë e më rrënues), Perendimit nuk do t’i mbetet tjetër, veçse t’i hyjë ME NGUT krijimit të një shteti TË CENTRALIZUAR euroamerikan. Të bashkohen, SA S’ËSHTË VONË, Europa, SHBA-ja dhe Kanadaja, me një emër të ri, psh Shtetet e Bashkuar Evroamerikanë (SHBE), me kushtetutë të ngjashme me atë të SHBA-së (sigurisht, të rishikuar shkencërisht dhe me kthjelltësinë e duhur), dhe me kryeqytet, tashmë jo Vashingtonin, por BERLININ!

……………………………….

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

Kremlini paralajmëron Amerikën: “Mund t’ju kthejmë në pluhur radioaktiv”, Ukraina mobilizon ushtrinë!
Kriza në Krime është afruar me luftën, kur ditën e sotme, Ukraina ka mobilizuar forcat e armatosura dhe një zë nga armata e zjarrit e Krem…linit e ka paralajmëruar Amerikën të qëndrojë jashtë punëve të veta, duke deklaruar: “Ne mund t’ju kthejmë në pluhur radioaktiv!”
Në shenjë të rritjes së tensioneve pas referendumit të ditës së djeshme që votoi për aneksimin e Krimesë nga Rusia, parlamenti ukrainas aprovoi shpërndarjen e më tepër se 20 mijë ushtarëve dhe deklaroi se e gjithë prona shtetërore e Ukrainës do të kombëtarizohet.
Dhjetëra mijëra ushtarë ukrainas tani po presin, duke përfshirë një tjetër 20 mijëshe rezervistësh, të përgatitur për të luftuar, nëse qeveria e tyre dështon në gjetjen e një zgjidhjeje me Rusinë për të ardhmen e gadishullit në Detin e Zi.
Me një rezervë prej 160 mijë trupash aktivë të vijës frontale, forcat e armatosura të Urkainës janë rrënuar nga ushtria ruse që përfshin më tepër se 700 mijë burra dhe gra dhe shumë më tepër në pritje.
Dje, Moska përmes kreut të agjensisë shtetërore të lajmeve, Dmitry Kiselyov, pozoi një këcënim të maskuar ndaj Amerikës në televizion, duke i bërë thirrje superfuqisë të qëndrojë larg nga kriza, ose në të kundërt, do të përballet me forcën e plotë të muskujve të ushtrisë ruse.
Ne mund t’ju shndërrojmë në hi,” tha ai.  
Mbrëmjen e shkuar, Shtëpia e Bardhë e quajti seancën e votimit në Krime si një vjedhje ilegale të pushtetit nga Rusia, duke thënë se ajo shkel kushtetutën ukrainase dhe ligjin ndërkombëtar dhe i bëri thirrje Putinit të mos vazhdojë me kërcënime për të aneksuar gadishullin. Ndërkohë, ligjvënësit e Krimesë u kanë kërkuar Kombeve të Bashkuara dhe kombeve të tjera ta njohin atë.(sh.b)

The European Union (EU) – The New Soviet Union?

David Icke – Agenda i porijeklo Europske Unije!

Na Rubu Znanost – David Icke, proizvodnja krize!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura