AKTORËT DHE REGJISORËT E POLITIKËS!

AKTORËT DHE REGJISORËT E POLITIKËS!

Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 11. 01. 2023

Nga arkivi i FB, 5 dhjetor 2019

Tashmë dihet mirëfilli se, pavarësia e Kosovës është derivat i marrëveshjeve ndërkombëtare që kulmuan me pakon e Ahtisarit, e cila në vitin 2008 nga deputetët e kuvendit pa diskutim u shndërrua në kushtetutë!

Dhe për fat të keq kjo krijesë nuk vetvendos!

E kush vendos?

Ata që e lindën!

Kush janë ata?

Ndërkombetarët!

Prandaj të gjitha qeveritë e Kosovës dizajnohen sipas agjendave të ndërkombëtarëve, e jo sipas interesave të shqiptarëve!

Kur bëhet fjalë për negociatat Kosove – Serbi!

– Kush vendos per agjendën, për ecurine dhe finalizimin e negociatave me Serbinë (?), Kosova dhe Serbia apo?!

– Jo!

– E kush vendos?

– Projektuesit e agjendës!

– Kush jane projektuesit?

– SHBA – BE – Rusi …!

Pra rrjedhimisht edhe negociatat Kosovë – Serbi po zhvillohen dhe do të finalizohen me marreveshje ndërkombetare, ashtu siç u bë me marreveshje ndërkombëtare edhe “pavarësia” e Ahtisarit!!!

***

Edhe në politik ka aktorë dhe regjisorë!

Aktorët luajnë lojën, ndërsa skenarin e sistemit e projektojnë regjisorët (elita e bankierëve)! Në këtë kuptim, rrjedhimisht përgjegjësia kryesore bije mbi regjisorët!

Çfarë përgjegjësie kanë aktorët e politikës?!

Përgjegjësia e aktorëve të politikës në skenën publike mediale është të luajnë sa më mirë, në mënyrë që të duken sikur ata janë kryesorët, e jo regjisorët!

Njerëz, politika nuk ndërtohet mbi bazën e asaj që ne shohim në televizion!

Ajo përpunohet e ‘dizajnohet’ prapa ekranit, ndërsa opinioni njoftohet vetëm për “majën e Ajsbergut”!

Në politikbërje, sikur të mos ishte sekreti, shumë vështirë do të mashtrohej mileti!

Edhe krizat politike e institucionale janë refleksion i kundërthënive që projektohen me akte normative të sistemit!

Prandaj në politik s’ka moral, por, ka aktrim dhe nënshtrim në sistemin e ndërtuar nga kupola e piramidës! Rrjedhimisht politikanët që kanë guxim sfidohen me çdo çmim!

Kush s’e kupton këtë lojë, jeton në iluzone!

***

Nga arkivi, 5 dhjetor 2019

AKTORËT DHE REGJISORËT E POLITIKËS!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215434625355224&id=1125324528

______

Bashkëbisedim me Milazim Krasniqin dhe Fadil Hoxhën

REPUBLIKA E AHTISARIT ËSHTË DERIVAT I MARRËVESHJEVE NDËRKOMBËTARE DHE SI E TILLË ME MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE RREGULLIMI I BRENDSHËM PO DIZAJNOHET QË TË PËRFUNDOHET / Nga Sheradin Berisha         

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura