BEDRI TAHIRI: ‘LIGJËRIME NË MBËSHTETJE TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS’

Prishtinë, 21. 04. 2016: Më 20 Prill 2016, mbushi plot 72 vjet, profesori, shkrimtari, publicisti e veprimtari i palodhur i çështjes kombëtare, z. Çerkin Peci.
Urime dhe gëzuar edhe njëqind të tjera, o koleg i nderuar!

Dhe, për ditëlindjen e tij është përkujdesur i kushëriri, po ashtu publicist, studiues e veprimtar i devotshëm i shqiptarizmës, z. Xhemail Peci, duke ia bërë një dhuratë të këndshme, ribotimin e librit “Ligjërime në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Të lumtë, o shpirtbardhë me zemër sa Kreshbardha ilire, o mendjendrituri e humanisti i madh Xhemail Peci!
Meqë autori është në Gjermani, dhe ende nuk është në dijeni për këtë befasi, e realizuesi i botimit, është në Angli, unë, i autorizuar prej këtij të fundit, isha në shtypshkronjën LenaGrafik në Prishtinë dhe nga pronari i saj, z. Hajdar Fejzullahu pranova ekzemplarët e librit, andaj, në vend të një recensioni, për kërshërinë e lexuesve, po e paraqes një biografi të shkurtër të autorin të librit.

Kush është Çerkin Peci?
Çerkin Hajdar Peci u lind më 20 prill 1944 në katundin Zhazhë të Mitrovicës, në një familje liridashëse dhe antikomuniste të Haxhi Hajdar Zhazhës. Shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, normalen në Mitrovicë, në të cilën e diplomoi në Prishtinë.
Mësuesinë e ushtroi në Kaçanik dhe në fshatrat Samadrexhë, Prilluzhë e Gllavotin, të komunës së Vushtrrisë. Në Gllavotin ishte drejtor shkolle. Me të diplomuar Fakultetin Filozofik, degën e Albanologjisë në Prishtinë, shërben si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe, në shkollën e mesme teknike dhe në gjimnazin e Mitrovicës.
Më 1981, bashkë me nxënësit e vet merr pjesë në demonstratat shkollore, për çka dënohet 40 ditë burg, që i mbanë në Mitrovicë dhe në Smrekonicë. Largohet nga puna, për të mos u lejuar më kurrë të punojë në asnjë veprimtari brenda Kosovës.
Po më 1981, Çerkini bëhet anëtarë i Organizatës ilegale LNÇ KVSHJ të patriotit Jusuf Gërvalla, për çka më 1982 dënohet me 3 vjet burg, të cilat i mbanë në burgun hetues të Novi- Sadit. Më 1990 ishte veprimtar i pajtimit të gjaqeve në Mitrovicë.
I betuar për çlirimin e Kosovës prapë bëhet anëtar i Frontit të Rezistencës për Bashkimin Kombëtar Shqiptar, si përfaqësues i Mitrovicës, Shalës, Vushtrrisë dhe Podujevës. Për këtë dënohet më 1992, në Pejë me 4 vite burg, që i mbanë në Burgun e Dubravës bashkë me 18 shokët e tjerë.
Pas daljes nga burgu më 1994 emigron në Gjermani, në Hamburg. Atje punon mësues i shkollës shqipe dhe hap shkolla shqipe në qytetet Pinneberg, Elmsharn dhe Quickbern, afër Hamburgut.
Gjatë luftës së UÇK morri pjesë në organizimin e ndihmave për Ushtrinë Çlirimtare dhe demonstratave kundër okupatorit serbo- sllav.
Tash jeton në Hamburg me kujtimet e djalit të tij Dëshmor i UÇK-së, Ramadan Peci.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura