BEHXHET SH.SHALA – BAJGORA: IMA DA ME TRAZHISH OD BLLATA DA ME PRAVISH! (*)

Prishtinë, 21. 03. 2015 – (Azemi apo Ademi) – Të dy emrat fillojnë me A dhe të dy emrat lidhen me emrat që e kanë krijuar historinë e shqiptarëve para, e sidomos pas përfundimit të luftës së dytë botërore. Për Azem Bejtën që luftoi para kësaj lufte, çka të flasim nuk e besoj se e themi ate që e meriton ky patriot i patrembur i cili u shkri në luftë kundër atyre që mbanin shqiptarët nën robëri, deri në flijim. Azem Bejta nuk ishte i shkolluar në shkollat e kralit të Serbisë dhe as nuk kishte grada ushtarake por ishte shkolluar në odat e popullit ku flitej për lirinë ndërsa gradat më të larta ushtarake i fitoi maleve dhe fushave të Drenicës duke përdorur taktika dhe strategji ushtarake të mjaftueshme për ta dëmtuar sa më shumë armikun dhe për të pësuar sa më pak humbje të luftëtarëve të lirisë që dikush i quante kaçak apo cuba, varësisht se cilës anë i përkaste. Për Azem Bejtën janë kënduar shumë këngë që kanë qenë frymëzim për ata që e kanë vazhduar rrugën e tij deri në çlirimin e Kosovës nga Ushtria Çlirimtare e Lavdishme e Kosovës në me krye Komandantin Legjendar, të Madhin dhe të Pavdekshmin Adem Jashari. Azem Vllasi, për rastësi e mbanë emrin e Azem Bejtës për të cilin besoj se prindërit e tij kanë shpresuar dhe dëshiruar të jetë si Azem Bejta apo, nëse jo si ai, së paku t’i shërbejë intereseve të kombit. Duket dhe po shihet se kjo dëshirë ka mbetur e parealizuar sepse Azem Vllasi është e kundërta, si nga forma e sidomos nga përmbajtja e Azem Bejtës! Jo që nuk punoi në interes të kombit që me certifikatën e lindjes i ka takuar por, edhe pse e kishte rastin, punoi kundër intereseve të kombit shqiptar. Prandaj, çdo krahasim me Azem Bejtën është joserioz, i pamoralshëm dhe në vete mbanë një turp që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Azem Vllasi ka mbaruar shkolla të larta në ish Jugosllavinë ndërsa ka mbaruar edhe shkolla politike në Kumrovc sikur që, pa as edhe një dyshim të vetëm ka pasur edhe grada ushtarake dhe të shërbimeve tjera. Ka qenë udhëheqës i cili është ngritur në shkallët më të larta të pushtetit, jo në saje të aftësive që ka pasur apo se ka mbrojtur intereset e kombit shqiptar apo të drejtat e njeriut por se ka punuar në mënyrë sistematike kundër intereseve të shqiptarëve në Jugosllavinë e kriminelit Tito dhe Jugosllavinë e Zhablakut sikur edhe asaj mbeturine të Jugosllavisë që është udhëhequr nga krimineli Millosheviq pas të cilit Vllasi ka shkuar deri në çastin kur ky i ka dhënë goditjen në prapanicë! Përkundër besnikërisë dhe bindjes që e ka treguar Azemi sidomos në mitingun e Fushë Kosovës ku Millosheviqi u tha serbëve se: “askush nuk guxon t’ju rrahë më ..”. Vllasi ishte krahu i djathtë i tij.

– Azemi i vllasëve me Titon dhe Sllobën! –

Vërtetë a kemi gabuar kur…
A kemi gabuar kur Azem Bejta me Shotën luftuan për lirinë kur kushtet ishin të paimagjinueshme se mund të luftohej. A gabuan Shaban Polluzha e Mehmet Gradica kur luftuan në Drenicë me ç’rast mijëra dhe mijëra patriotë shqiptarë u vranë së bashku me familjet e tyre për të mos mbetur nën Jugosllavinë komuniste (çetnike)! A gabuan Gjon Serreçi, Imer Berisha, Marie Shllaku, Jahja Fusha, Mulla Idriz Gjilani, sikur më parë edhe Shyt Mareci që ua kthyen armën armikut duke mos pranuar riokupimin e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. A mos vallë kishin të drejtë pararendësitë e Azem Vllasit që kryenin krime masive kundër shqiptarëve sikur Ali Shukriu, Fadil Hoxha, Kolë Shiroka, Sinan Hasani dhe të tjerët nëse ne e kemi pasur gabim!? A e kanë pasur gabim Fazli Grajçevci dhe Shaban Shala që u mbytën nën torturë në burgjet e Jugosllavisë nga baballarët politikë, ideologjikë dhe kombëtar (jugosllavë) të Azem Vllasit dhe kriminelëve të OZN-as dhe UDB-së që u sakrifikuan për liri të cilën Vllasi, me bijtë dhe bijat e serbëve që flisnin shqip e mohonin dhe robërinë na e impononin sikur liri?! A e kishte gabim Baca Adem Demaçi dhe Metush Krasniqi që formuan Lëvizjen për Bashkim me Shqipërinë për të cilën kaluan dhjetra e dhjetra vite nëpër llogoret e Jugosllavisë për të cilët Azem Vllasi kurrë nuk e ngriti zërin por gënjente (nisur nga interesi personal dhe disa qenushëve që i shërbenin Jugosllavisë) se shqiptarët i paskan të gjitha të drejtat dhe e merrte veten si shembull të afirmimit të shqiptarëve në ish Jugosllavi. Ata që burgoseshin dhe dënoheshin për aktivitete politike dhe kombëtare i cilësonte si nacionalistë dhe irredentistë që ishin kundër Jugosllavisë dhe vëllazërim – bashkimit me serbë! A e kishin gabim Skender Kastrati, Xheladin Rekaliu, Ilaz Pireva dhe novosellët që organizuan demonstrate në vitin 1968 me ç’rast kishte të vrarë, të plagosur, të arrestuar dhe të dënuar shqiptarë. A e kishin gabin ata që në vitet 70-ta e shtrinë rrjetin ilegal të cilat pastaj rezultuan me demonstratat masive të shqiptarëve të vitit 1981 në të gjitha trojet ku jetonin shqiptarët?! Sa të vrarë dhe të plagosur, të maltretuar, të arrestuar dhe të dënuar ishin e që nuk e lëvizën fare ndërgjegjen e pandërgjegjshme të Azem Vllasit dhe bandës së tij që kërkonin dënime të ashpra ndaj nacionalistëve , irredentistëve dhe shovinistëve shqiptarë. Mos të flasim për procesin e diferencimit kur një kursist i shkollës politike të Kumrovcit dhe vardisës i kriminelit Tito, siç ishte jugosllavi Vllasi, hiqte kokat e intelektualëve të paktë shqiptarë që kishin guxim të ishin në anën e studentëve dhe protestuesve. Azem Vllasi me bandën e tij në atë kohë e luftonte çdo ide, lëvizje, synim, veprim dhe, madje edhe ëndërr shqiptare. Pikërisht për këtë edhe arriti majat më të larta të pushtetit serb dhe jugosllav. U bë lodër e kriminelëve Tito, Dollanc, Joviq, Kadijeviq, Millosheviq etj. Azem Vllasit nuk i bënin përshtypje që në ish Armatën jugosllave vriteshin me dhjetra ushtarë shqiptarë ndërsa dënoheshim në procese të montuara politike me qindra ushtarë shqiptarë sikur që nuk guxim ta dënonte inskenimin e rastit në kazermën e Paraqinit ku u vra Aziz Kelmendi dhe shumë ushtarë shqiptarë u dënuan me dënime drakonike. Për t’i hyrë në qejf Millosheviqit, Joviqit, Kadijeviqit, Sokolloviqit dhe për ta dëshmuar “dhunën“ e shqiptarëve kundër serbëve, Azem Vllasi ia leu me mast pavlloviq prapanicën e Gjorgje Martinoviqit që i futi një shishe qelqi veti në prapanicë dhe nuk la gjë pa bërë vetëm për ta ruajtur karriken ku ishte ulur dhe e cila i luhatej sepse Millosheviqit më nuk i duheshin as shqiptarët që i shërbenin me besnikërinë e qenit të quajtur edhe si të “ndershëm“.
A e kishte gabim Komandanti Legjendar, Adem Jashari që bëri një sakrifice që nuk e njeh historia botërore për lirinë e shqiptarëve të cilën skajshmërisht po e keqpërdor marioneta e dikurshme (uroj të jetë vetëm kështu) jugosllave dhe serbe, Azem Vllasi!
Kameleonët e përjetshëm
Për shkak të natyrës së punës më ka rënë të punoj shumë me ata që një kohë rrinin nën koçet e kriminelit Tito dhe kriminelëve tjerë jugosllavë dhe serbë (për t’ua mirëmbajtur potencën) apo edhe nën bishtin e tyre (si miza kali) ku ndjeheshin shumë rehat dhe më duhet ta pranoj se kanë shumë imagjinatë të bujshme. Nëse i dëgjon me vëmendje atëherë e pyet veten pse qenka dashur të shkohet në burg, pse qenka dashur të vriteshim dhe pse qenka dashur të luftojmë kur ata e paskan bërë punën për të cilën ne jemi sakrifikuar koti! Më mashtrues, më rrenacakë, më hipokritë, më dyfytyrësh, nuk mund t’i gjeni! E kanë aftësinë mahnitëse për përshtatje dhe durim në pritje të rikthimit të kohës së tyre. Kohë pas kohe e bëjnë me dije se janë gjallë sikur dikur baba Stana në Besianë që në shenj respekti për moshën e saj e përshëndetnim ndërsa ajo përgjigjej se: “Srbija nije propalla, majku vam jebem … (Serbia nuk ka mbaruar, he nënën ua q…a ..”. Kështu bëri edhe Azem Vllasi duke deklaruar se demonstratat e vitit 19981 janë organizuar nga Shqipëria dhe KGB për ta rrënuar autonominë e Kosovës të cilës vetëm i mungonte parashtresa Republikë ndërsa përmbajtjen e kishte të tillë! Se ato ishin staliniste dhe enveriste në ndërkohë që ky vet shkërdhehej nën koçet e titizmit dhe serbizmit! Ky i konsideron si të padishëm këta që vuajtën burgje shekullore e që nuk ishin me te i cili ishte mbrojtje e vendosur e titizmit, serbizmit dhe luftëtar i pakompromis i nacionalizmit, irredentizmit dhe shovinizmit shqiptaromadh! Një jugosllavomadh dhe serbomadh siç ishte Azem Vllasi, post mortem të këtij regjimi kriminal po bënë luftën e Don Kishotit ta rikthej ate duke i gjykuar demonstratat e vitit 1981 dhe bartësit e saj sikur edhe dhjetra e qindra mijra protestues që kërkonin liri dhe të drejta kombëtare e politike. Po e vlerëson se i ka ardhur koha këtij, bijve dhe bijave të ish shërbëtorëve të regjimit jugosllav dhe serb të dalin në sipërfaqe nga kënetat e mbeturinave të ish regjimit komunist jugosllav dhe serb. Këta, Vëllasi me shokë dhe shoqe para luftës së UÇK-së nuk guxonin të flisnin nga frika prandaj u bënë më UÇK se vet UÇK-ja. Gjatë luftës u shpërndanë nëpër vende të sigurta ndërsa menjëherë pas përfundimit të luftës u bënë më patriotë se ata që asht dhe rrasht e kishin lënë për këtë vend. Me konsolidimin e Serbisë nën UNMIK, këta u ringjallën duke denoncuar “kriminelët e luftës“ dhe duke bërë dosje për të në mediet që i kontrollonin apo aty ku gjenin hapësirë. Beogradi përsëri interesohej për ta sikur në ditët më të mira dhe më të lavdishme të tyre. E gjykonin Komandantin Legjendar për vrasjen e anëtarëve të familjes sepse: ”Adem Jashari nuk ka pasur të drejtë t’i sakrifikojë jetët e fëmijëve dhe të tjerëve“. Po të ishte gjallë, Komandantin Legjendar do ta dërgonin në Tribunal të Hagës këta horrat e Titos dhe të Millosheviqit së bashku me pinjollët e Berishës që punonin për UNMIK-un, pas përfundimit të luftës. Tash, Azem Vllasi me dostat dhe pobratimat e dikurshëm mund të flasin ç’të duan. Të kaluarën e tyre kriminale po e konvertojnë në një të tashme demokratike dhe mbase, në një të ardhshme patriotike! Lexojini librat e historisë që mësohet sot në shkollat e Kosovës! Azem Vllasi dhe antikombëtarët e tjerë jugosllavë dhe serbë duhet ta dijnë se më shumë kanë bërë dëm këta me vendimet dhe veprimet e tyre politike se një udbash që ka keqtrajtuar qoftë edhe deri në vdekje një të burgosur politik shqiptar. Azemi me azemët tjerë janë të sigurt se dosjet e tyre (ato të vërteta) nuk do të hapen prandaj po e zbatojnë në praktikë micsokolizmin e tyre të rrejshëm! Këta po përpiqen të shiten dhe shtiren si dallëndyshe të demokracisë në Kosovë e që po rrezikohen nga enveristët dhe stalinistët shqiptarë që janë në konspiracion me KGB-në ruse dhe UDB-në serbe ku politikanët e dikurshëm që flisnin shqip, ndërsa mendonin dhe vepronin serbisht ende e zënë vendin e merituar. Kaq për fillim!
Një sqarim për titullin
Azem Vllasi ka pasur dëshirë të paraqitej si lider sidomos pasi i ikte karrikja nën prapanicë. Lider është ai që i prinë dikujt dhe që merr përgjegjësi. Azemi nuk ishte kurrë i tillë sepse gjithmonë zbatonte urdhëra të liderëve të tjerë si ato të kriminelëve Tito dhe Millosheviq. Në ngjarjet e vitit 1989 e kishte mundësinë e fundit të bëhej lider duke u vendosur në ballë të protestuesve. Por as atëherë nuk kishte guxim qytetar, moral, intelektual dhe njerëzor (për ate kombëtar as që diskutohet) t’u printe këtyre protestave duke bërë përpjekje ta mbrojë interesin personal edhe me çmim të lëvyrjes së skajshme dhe të padinjitetëshme që i bëri Millosheviqit. Përveç se ishte shoqërues i tij në të gjitha përpjekjet për të mbetur në pozitë përdori edhe argumentin e fundit vardisës duke i thënë se do të vjen një kohë: ”kad imash da me trazhish i pravish od bllata ..” do të vijë një kohë kur do të më kërkosh dhe të më bësh edhe nga balta (llaqi, dheu)..” Kjo, lexuar shqip nënkupton se nuk mund të gjesh njeri më të bindur dhe besnik se mua. Gojëkëqinjtë thonë se përgjigja e Millosheviqit (pasi Vllasi si letër e djegur nuk i është dashur më) ka qenë: ”se nuk do të kërkoj e as që do të kem nevojë të të bëjë nga balta sepse edhe nga m… do ta bëjë më të mirë se ty! Krejt në fund, le të hapen dosjet për të gjithë, ndryshe tradhëtarët do të bëhen patriotë ndërsa krimenelët do të bëhen viktima!

……………………………………………….

– NGA EDITORI I PASHTRIKU.ORG, Sh. BERISHA –

Nga fjala e Azem Vllasit , anëtar i Kryesisë së LSPP të Kosovës, të mbajtur më 13. 04. 1981 (Marrë nga ‘Rilindja 14. 04. 1981)

ESKALACION I VEPRIMTARISË KUNDËRREVOLUCIONARE

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura