BEQIR ELSHANI: PORTRETI I FASHISTIT NË VEND TË GABUAR!

Suedi, 10 nëntor 2019: Në Qendrën e Shkollave të Mesme në Therandë, në kohën kur kryetari i LK të Serbisë, Sllobodan Millosheviq, në vitin 1987 me anën e protestave të improvizuara po e trimëronte pakicën serbe në Fushë Kosovë, në leximoren e bibliotekës ishin varur portretet e figurave të historisë shqiptare dhe jugosllave. Duket qartë, veprimi i tyre ishte vazhdim i lojës politike, me anën e së cilës mundoheshin që pushtetit të egër jugosllav t’i ekspozonin sloganin e vëllazërim-bashkimit. Ndërkohë që Millosheviqi i ardhur prej Danubit, në qendër të Kosovës pakicën serbe po e armatoste, Azem Vallasi me klanin e tij po ia fshinte çizmet çetnike. Pushtetarët shqipfolës të Kosovës ende shpresonin në mrekullinë e tyre titiste, të cilët nuk guxonin të ballafaqoheshin me neofashistin Millosheviq që po shkonte drejt luftës së përgjakshme, por mundoheshin ta joshnin me lajka pacifiste.
Siç dihet arkitektura e Qendrës së Shkollave të Mesme në Therandë, si brenda, ashtu edhe jashtë, është e bukur, në mes të shkollës gjendet një brendësi e madh, që si Teatri i Butrintit duket nga korridoret anësore prej katit të epërm, përndryshe është në formë udhëkryqi shkollor, prej nga nxënësit dhe arsimtarët mund të drejtohen në drejtime të ndryshme. Prej udhëkryqit shkollor me shkallë anësore poshtë e lartë nxënësit mund të drejtoheshin në bibliotekë, në sallën e fizkulturës, në sallën e arsimtarëve dhe në klasat e shumta të qendrës së shkollës, prej klasës së parë deri në klasën e katërt, që gjendeshin në tre kate të ndërtesës, pa harruar edhe sallën e fizkulturës që në anën lindore lidhet me korridorin e gjatë. Në leximoren e bibliotekës ishin vendosur portretet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe dëshmorëve të LNÇ të Kosovës. Koleksion të ngjashëm të fotografive kanë bërë edhe shkollat tjera në Kosovë. Me sa më kujtohet, nga ana e portreteve jugosllavë ishin reformatori serb Vuk Karaxhiq, Dositej Obradoviq, Dimitrije Tucoviq dhe disa të tjerë, mirëpo portreti më i tmerrshëm që binte në sy ishte portreti i kryefashistit – Ivo Andriq. Siç dihet, Andriqi ishte antonim, domethënë i mirë dhe i keq; i këndshëm dhe i rrezikshëm. Duket qartë që për Serbinë Fashiste Andriqi ishte kuadër i frytshëm, sepse së bashku me kryeshovinistin, Vasa Çubrilloviq, kishte përpiluar Elaboratin për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë në Turqi, në mënyrë që të bëhet spastrimi dhe fill pastaj të bëhet popullzimi me ardhacakët serbë, me anën e së cilës synonte që Serbia të dilte në detin Adriatik. Prandaj derisa për fashizmin serb Andriqi ishte bërë mit, për popullin shqiptar ishte vetëm VRASËS, dhe atë më i rrezikshëm se ministri i partisë naziste në Gjermani, Jozef Gebelsi. Andriqi ua kishte kaluar edhe shovinistëve tjerë serbë, do të thotë më shumë se Kosovën kishte dashur që në marrëveshje me Greqinë të ndante Shqipërinë dhe të dilte në detin Adriatik. Vlen të theksohet se serbët nuk e donin gjithaq Andriqin për shkrimtar, por e donin meqë si Ministër i Punëve të Jashtme në Mbretërinë Jugosllave kishte vepruar në shërbim të Serbisë imperialiste për pushtimin e tokave shqiptare, në mënyrë që Serbisë t’i sigurohet dalja në detin Adriatik. Shkurt, Andriqi kishte ndjekur rrugën e fashizmit serb për zhdukjen e shqiptarëve në Kosovë. Pushtimi i Kosovës për Andriqin ishte shpatë me dy tehe, ndërkohë që Serbia e tij po rritej, Shqipëria etnike ilire po zvogëlohej.

Po ta dënonte me kohë kryetari jugosllav, Josip Broz Tito, Andriqin monarkist, siç kishte vepruar ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve të vet, të cilët për gabime partiake janë pushkatuar ose janë dënuar në kampin e përqendrimit në Goli Otok, Andriqi nuk do të arrinte të bëhej shkrimtar dhe të pranohej në Akademinë e Shkencave dhe Arteve në Jugosllavi. Po të ndiqte Tito vijën revolucionare, ai nuk do të vriste krahun e tij partiak, Miladin Popoviqin, përkundrazi të dytë do ta dënonin monarkistin fashist – Ivo Andriq. Duket qartë, në politikën serbe Andriqi më shumë shkëlqente si politikan për zhdukjen e popullit shqiptar se si shkrimtar.
Heqja e fotografisë së shkrimtarit fashist
Derisa një pjesë bukur e madhe e arsimtarëve atdhetarë nga ana e Komitetit Komunal, si kuadër i papërshtatshëm politik, ishin flakur në rrugë, në leximoren e Bibliotekës së Gjimnazit në Therandë qëndronin paralel fotografia e intelektualit shqiptar, Fan S. Nolit, me fotografinë e kundërshqiptarit, Ivo Andriq. I pari ishte shkrimtar dhe veprimtar për çlirimin e atdheut nga hordhitë fqinje; i dyti ishte shkrimtar dhe diplomat për pushtimin e Shqipërisë dhe zhdukjen e popullit shqiptar. Parashtrohet pyetja, pse në mes portretit të burrshtetasit, Fan Nolit, dhe tribunit kombëtar, Bajram Currit nuk është vendosur portreti i socialdemokratit serb, Dimitrije Tucoviq, por pikërisht portreti i fashistit serb, Ivo Andriq. Siç dihet, Andriqi si ambasador i Mbretërisë Jugosllave në vitin 1939 në Paradën ushtarake në Berlin, është fotografuar së bashku me Adolf Hitlerin. Deri në vitet tona shumë gjermanë, qoftë edhe si kuzhinier të Gestaposë, janë dënuar në Gjermaninë e pasluftës, ndërkohë që fotografia e Andriqit me Hitlerin me nostalgji vazhdon të ruhet në Muzeun e Beogradit. Prandaj në kohën kur Gjergj Dimitrovi me shokë po torturoheshin në burg për djegien e Rajstagut, diplomati Andriqi është fotografuar me kancelarin gjerman, Adolf Hitlerin. Ngjarja tregon se karriera e diplomatit serb, Ivo Andriq, nis dhe mbaron me fashizmin, i cili kaloi në të gjitha sistemet shtetërore. Prandaj Andriqi vendin e kishte në burg, jo të bëhet shkrimtar, mirëpo, për shkak të synimeve shkombëtarizuese diplomacia e Jugosllavisë Socialiste e vuri në shërbim të regjimit shtetëror. Siç dihet, me kërkesën e Millan Stojadinoviqit në vitin 1939, Andriqi së bashku me Vasa Çubrilloviqin projektoi ndarjen e Shqipërisë mes Jugosllavisë dhe Italisë, me anën e së cilës Serbia do të merrte Shqipërinë veriore deri në Durrës. Kuptohet, ishte një provokim i rëndë ndaj popullit shqiptar, sipas sloganit serb se të gjithë ata që nuk pajtohen me sundimin serbosllav, do të vriten. Ishte koha kur më së shumti burgoseshin intelektualët shqiptarë, ngjashëm si në kohën e mesjetës kishtare bënin diferencimin e familjeve shqiptare në shërbim të pushtetit të egër jugosllav. Kjo ngjarje të përkujton një hajdut, që për shkak se kishte thyer bankën, u dënua dy vjet burg, mirëpo as dy javë nuk i mbajti, për shkak se burgjet nuk ishin ndërtuar për burgosjen e hajdutëve dhe kriminelëve, por për burgosjen kryengritësve shqiptarë që kërkonin Kosovën Republikë.
Vlen të përmendet antonimi leksikor, se atë që bëri shkrimtari kroat, Mirosllav Kërlezha, në fushën e artit, kulturës dhe letërsisë në shërbim të mbarë njerëzimit, e bëri Andriqi në fushën e diplomacisë serbomadhe në dëm të popullit shqiptar e boshnjak. Vlen të përmendet edhe diplomacia dyfytyrëshe e luftës për çlirim dhe për pushtim: ndërkohë që Meksika në Amerikën Jugore luftonte për shkëputjen e vendit nga kolonizimi i egër spanjoll në shek. XVIII-të, Spanja luftonte për çlirimin e vendit nga kolonizimi frëng në krye me Napoleonin. Ngjashëm veproi edhe Jugosllavia në LDB, ndërkohë që partizanët jugosllavë e shqiptarë luftonin për çlirimin e vendit nga pushtimi i fashizmit gjerman e italian, pushteti jugosllav prapa shpine i vriste partizanët shqiptarë, me synim të pushtimit të Kosovës dhe zhdukjen e popullit shqiptar. Kjo diplomaci dyfytyrëshe jugosllave solli luftën e Drenicës në krye me gjeneralin trim, Shaban Palluzha, sepse pas theqafjes së fashizmit gjerman, duhej luftuar edhe kundër fashizmit jugosllav, që ishte më rrezikshëm se i pari. Dihet që Theranda ishte flakadan i demonstratave për Kosovën Republikë dhe për Flamurin Kombëtar Shqiptar, flamur me të cilin Ushtria Nacionalçlirimtare e Kosovës luftoi kundër fashizmit gjerman e italian.
Me anën e shtypit ishim informuar për boshnjakët, të cilët në Travnik të Bosnjës bustin e Andriqit e kishin hedhur prej urës në Drinin e rrëmbyeshëm, pikërisht aty ku novelisti jugosllav ishte frymëzuar për romanin e tij “Ura mbi Dri”. Prandaj nxënësit e qendrës së madhe shkollore sapo e panë portretin e diplomatit fashist në mes të personaliteteve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, menjëherë e larguan. E larguan sikur të ishte akrep dhe hodhën për dritare në oborrin e shkollës. Pastaj shkuan drejt klasave. Kështu leximores së bibliotekës iu kthye drita e emancipimit kombëtar. Ishte një leksion i qartë që fashistët serbë a gjermanë qofshin, vendin e kanë në koshin e mbeturinave, jo në institucione kulturore dhe në programet mësimore. Prandaj një shkrimtar që vret një popull të madh, duhet të zhduket. Herën e fundit, agjentët e udbës, në krye me Vesel Krasniqin, bibliotekën e gjimnazit e kishin bërë sallatë, prej fondit kishin larguar me dhjetëra pako libra (kryesisht botime të Tiranës), dhe të gjitha i kishin djegur në oborrin e SPB-së në Prizren. Prandaj për djegien e librave shqipe, duhej të digjej jo vetëm portreti Andriqit, por edhe shtëpia e tij e lindjes, sepse nuk ka qenë vrasës i disa njerëzve, por ka qenë projektues për zhdukjen e mbarë popullit shqiptar. Vlen të përmendet se qysh prej themelimit të Universitetit të Prishtinës studentët e albanistikës në Fakultetin Filologjik janë tortuaruar me provimin e letërsisë jugosllave për disa shkrimtarë shovinistë, siç ishin Ivo Andriq, Dobrica Qosiq dhe Desanka Maksimoviq. Ato vite flitej se shkrimtarët shovinistë, siç ishin Andriqi dhe Qosiqi, kanë qenë baksuz në provimin e letërsisë jugosllave, prandaj pësonin studendët që refuzonin të përgjigjeshin për armiqtë e kombit shqiptar. Duket qartë që studentët e albanistikës Andriqin dhe Qosiqin më shumë e njihnin si armiq të kombit shqiptar, se si shkrimtarë, prandaj për shkak të refuzimit merrnin notë të ulët, që ndikonte edhe në uljen e mesatares së notës në diplomë.
Siç dihet, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur mbarë bota ishte ngritur në luftë kundër fashizmit gjerman, në mesin e tyre ishin shumë njerëz përparimtarë gjermanë, siç ishin shkrimtarët Erih Maria Remark, Bertolt Breht, fizikani i njohur Albert Ajnshtajni, përkundrazi ministri jugosllav (lexo Andriqi), në dëm të popullit shqiptar e boshnjak projektonte gjenocidin më zi se Hitleri e Musolini. Prandaj Andriqi pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore vetëm rrobat i kishte ndërruar, ndërkohë që në shpirtin e tij kishte vazhduar të konsumohej urrejtja ndaj popujve tjerë joserbë, sidomos kundër popullit autokton shqiptar. Me fjalë të tjera, atë çka nuk mundi të arrinte baca i tij, Hitleri, kundër mbarë popujve europianë e botërorë, do ta bënte diplomati Andriq kundër një populli të pambrojtur shqiptar në Jugosllavinë Socialiste Federative. Në testamentin e Akademisë Suedeze shkruan që çmimi Nobel duhet të ndahet për meritat e punës dhe kontributit në shërbim të paqes, megjithatë ky çmim është keqpërdorur dhe vazhdon të keqpërdoret për qëllime politike në dëm të popujve të paqes dhe njerëzimit në botë. Prandaj sipas testamentit të Akademisë Suedeze në vitin 1961 Ivo Andriqi Çmimin Nobel nuk e meritonte. Ky fashist i regjur nuk e meritonte nderimin e madh ndërkombëtar. Me të drejtë mund të thuhet që Andriqi ka mbetur ikonë e babait të fashizmit serb për shpërnguljen e popullit shqiptar në drejtim të Turqisë, jo i letërsisë në shërbim të paqes dhe njerëzimit në botë. Veprimin e Andriqit e argumentoi edhe psikopati serb, Radovan Karaxhiq, i cili deklaroi se libri i tij “Radovani dhe Serbia” do të propozohet për çmimin Nobel; me anën e së cilës krimineli i luftës vërteton që Akademinë Suedeze e kanë dajë. Suedi, 1 nëntor 2019

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura