DOLI NGA SHTYPI LIBRI MË I RI I AUTORES FETNETE RAMOSAJ

Pashtriku, 3 prill 2019: Këto ditë doli nga shtypi libri i radhës i autores Fetnete Ramosaj i titulluar: “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)”.
***
Ky libër botohet me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës! Libri përmban, shkrime të ndryshme, informata ditore, dëshmi dhe raportime të luftës që janë dhënë nga zonat e luftimeve në rajonin e Zonës Operative të Dukagjinit. Këto të dhëna njëherit janë edhe dëshmi autentike të kohës të dhëna për mediet shqiptare dhe agjencitë më të fuqishme botërore të lajmeve, si: “Zëri i Amerikës”, Agjencia britanike e lajmeve “BBC”, Agjencia gjermane e lajmeve “Dojçe Vele” (Deutsche Welle) etj, gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Është një vepër unikate e kësaj natyre. Dokumentet, intervistat, raportimet nga zonat e luftës, të paraqitura edhe në shtypin dhe mediet e kohës, e paraqesin madhështinë e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky libër e dokumenton fuqishëm luftën tonë për liri. Është libërdëshmi që i shërben mbamendjes sonë historike, është dëshmi e pakontestueshme e luftës sonë çlirimtare, e heroizmit të luftëtarëve të UÇK-së, shumë prej të cilëve e dhanë jetën e tyre për lirinë që e gëzojmë sot, por është edhe një dëshmi shumë e rëndësishme në shërbim të kujtesës kolektive për të mos harruar.
Libri i Fetnete Ramosajt, “Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit (Dokumente e raportime të luftës 1998-1999)”, përmban dokumente e dëshmi të dorës së parë, përfshirë edhe disa intervista të përgjegjësve të luftës për Zonën Operative të Dukagjinit. Libri është i ilustruar më fotografi dhe dokumente autentike. Ka 267 faqe, botues: Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri, këndi për Botime të Veçanta “HASAN PRISHTINA”, Prishtinë, 2019, shtypur në shtypshkronjën “Shkrola”, formati 21×24 cm, tirazhi 500 copë. / Faton Mehmetaj

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura