E KALUARA TRETET VETËM DUKE E KUJTUAR

E KALUARA TRETET VETËM DUKE E KUJTUAR

Nga Ndriçim Kulla, Tiranë 15 shtator 2021

Që të mund të jetojmë me një kujdes të përkryer,duke nxjerrë nga përvoja vetjake të gjitha mësimet e mundshme, është e nevojshme t”i kthehemi shpesh së shkuarës me mëndje dhe të rishqyrtojmë atë që kemi parë, bërë, provuar dhe vuajtur, për të përballur gjykimet e asaj kohe me të  sotmet,qellimet dhe aspiratat,me pasojat dhe kenaqesite qe kane pasuar – kshillonte Shopenhaueri në librin “Këshilla për jetën“.

Në fakt kjo është një përsëritje që bëhet nga tutori i të gjithëve: përvoja. Ajo mund të quhet si një tekst, ndërsa arsyetimi mbi të dhe njohja e përfituar, si komenti. Shumë arsyetime dhe njohje, përkundër pak përvoje, janë si ato botimet tipografike që përmbajnë në çdo faqe, dy rreshta tekst dhe dyzet rreshta koment. Ndërsa shumë pervojë dhe pak përsiatje,shoqëruar nga një njohje e kufizuar, të kujtojnë botimet e Bipontit, që duke mos pasur shënime, lënë shumë gjëra të  paqarta.

Porosisë së mësipërme i bashkengjitet edhe parimi i Pitagorës,për të menduar cdo mbrëmje para gjumit, gjithçka kemi bërë gjatë ditës. Kush jeton në zallamahine e punëve, ose të kënaqesive dhe nuk gjen kohë për të menduar për të kaluarën e vet,humbet kuptimin e qartë të jetës.Shpirti i ketij njeriu trazohet dhe njefaë rrëmuje përzihet në mendimet e tij. Kjo shfaqet qartë në copëzimin dhe në kundërtheniet e bisedës,gjithmonë pa hapesira, gjë që ndodh shpesh dhe varet nga masa e përshtypjeve apo veprimtarisë së jashtme dhe nga aktiviteti i pakët i shpirtit të tij.

Në këtë pikë,ja vlen të vëmë  re,se pasi ka kaluar një periudhë kohe cfarëdo,ne nuk mund të ndjejmë apo të ripërtërijmë ato gjëndje shpirtërore dhe ato ndjesi,të cilat u shkaktuan nga vetë rrethanat që ndikuan mbi ne.Mund të kujtojmë vetëm shfaqjet e tyre të jashtme,por këto janë rezultati. Prandaj duhet ta ruajmë me kujdes kujtimin e ngjarjeve të rëndësishme. Në këtë kuptim sfera e vlerave kulturore si muzika, arti dhe letërsia kanë qënë pjesë e përvojës së hidhur historike që lidhet me sistemin e egër komunist. Të gjithë ne, që sot, jemi dëshimtar të asaj periudhe vazhdojmë që ta  kujtojmë e ta përjetojmë në mënyra të ndryeshme atë shoqëri ku kishim humbur arsyen dhe u arrit deri aty sa të viktimoheshin krijuesit e mendimit, të ideve, tablove dhe tingujve, sepse krijime e tyre nuk përputheshin me ndjenjat, idetë dhe interesat ideologjike të regjimit komunist që qeverisi Shqipërinë për afro 50 vjet me radhë. Dhe sigurisht,që kujtimet tregimet,romanet, këngët piktura dhe dramaturgjia, sotë, po bëjnë punën më të mirë të mundshme  me mënyrën si po i  shërbejnë ringjalljes së kësaj periudhe të hidhur e cila na ka lënë si tashëgim mekanizmin më të poshtër, denigrues të shkatërrimit fizik dhe moral të njeriut që krijonte jetën artistike dhe intelektuale.

Para disa vitesh kam parë një dramë në teatrin tonë në Tiranë e cila shprehë mjesht֝ërisht këto që po mendoj unë dhe që, herë pas here jam si me magji nën kujtimet e gjalla të saj.

Drama “Një tablo absurde” e shkruar nga regjizori Ferdinand Hysi dhe e vënë në skenë nga regjizori ,Milto Kutali  që u cfaq një fundviti disa vite më parë në sallën e Teatrit kombëtar në Tiranë e që u riçfaq disa herë nëpër Shqipëri edhe pse ka kohë që nuk  po vazhdon të  cfaqet sërish, më ngacmon me mesazhin e saj tronditës  dhe më shpie  qartësishtë në atë pjesë të dhimbeshme të historisë sonë.  Pasi e ke parë ndjenë, se ajo vjen  si një mesazh i ciltër  dhe përforcues për  mësimin historik, se e  kaluara tretet duke e kujtuar.Edhe pse drama në interpretim ka organizimin e nje teatri absurd, në përputhje me idene e absurdidetit që kishte krijuar regjimi, për të vënë nën kontroll dhe muzën  krijuese të piktorit mbi ngyrat , filli i saj realist është mjaft i lehtë për të tërhequr dhe të  bën të meditosh i emocionuar. Subjekti metaforik i kësaj drame të ngacmon që të përshkruash shkurtimisht dhe në një kohë fare të shkurtër në mëndjen tënde historinë e së shkuarës mbi censurimin e artit.Një tablo absurde e krijuar nga penelata e talentuar e një piktori,  që kishte arritur të  “penetronte” në një cep hapsire, ku mund të nuhaste pak aromë  lirie dhe ta perjetonte në  art si një pjesë të realitetit, me shijet e tij estetike, vendoset në një hapsirë konkuruese. Në moment ndjesia dyshuese e diktaturës gjallëron mekanizmin e saj veprues të alarmit duke urdhruar ndryshim. Në fillim ai mekanizëm psikiko – analitik është përkëdhelo – paralajmërues, por kur krijuesit të tablos i bie ndërmënd të mbroj vepën e tij bëhet kërcënues. Instrumentit censurues të kontrollorëve dhe censorëve u qëndrojnë përbri për alibi mbështetëse njerzit maninkin të kohës që janë trasformuar në një iso kori që nuk këdojnë  këngë për të gjallët.

Një grua sibol dogmatizmi, e indoktrinuar deri në kufitë e shfemërizimit interpreton në mënyrë të përkryer aktorja Olta Daku. Ndërsa aktori  i madh  ndjeri  Roland Trebicka mbartësi i një  konformisti të spikatur e të friksuar deri në palc nga mësimet e hidhura që i kishte marrë prej  pervojes se pushtetit  vjen  në mënyrë të qart, si një personazh i  nështruar dhe mjaft dramatik, duke i thënë po-së po pa patur arsye të ishte e tillë dhe jo-së jo pa qënë e tillë.Madje deformimi i tij psikologjik shkon deri në  frikë dhe paranojë në lidhje me fatin e piktorit të shkretë që u detyrua të ikij si arratisur, ndoshta për të kërkuar ndonjë rrëzë për pak liri duke braktisur tablon e vetë që kishte krijuar,ndoshta i detyruar, ndoshta…. Por mbas vetsyrgjinosjes së pa vullnetshme duket se fatin e të jetuarit ai se ka më në dorë vetë. Piktori që tentoi të mbronte shpirtin e tij krijues, përshkrimet dhe përjetimet e tijë piktoreske, tashmë është subjekt i ndëshkimit të rëndë të kasapit, dhe sigurisht që ndëshkimi është në rangun e atyre verdikteve ndëshkuese që kishte arritur të jepte  vetëm diktatura jonë e egër me stilin e saj të zymtë. Ky aktë finalizohet me vrasjen, pra me zhdukjen fizike të artistit, të një ëngjëlli që pikturonte.Ai  pushkatohet dy herë. Njëherë vritet dhe njëherë  shpallet publikisht si i vetvrarë .Një dramë absurde në të gjitha përmasat  dhe në të gjitha linjat dhe detajet e saj, babsurditet ky në shkallën më të lartë, që nuk e zbut dot aspak, as aktori  Dritan Borici me rolin mjaft të kendëshm, ne kundervëniet e arsyeshme të mjaft filozofeve dhe njerëzve të ditur. Pra, as Sokrati i lashtë, as Aristoteli.as Nice, as Shopenhaueri as një literaturë nuk gjënte dotë një vrimë për tu futur dotë në  qarkun e mbyllur të kësaj marrëzie të egër deri në pakuptimësi, e cila na u  rezervua ne shqiptarëve  si shoqëri për afro 5 dekada me radhë. Masdje as aktorja  Anila Bisha në rolin e një balerine naive, të bukur dhe lozonjare që, “përplas  kokën” nëpër shkëmbinjtë e shkretëtirë enveriane  për të jetuar pak në ëndrat e saj si kërcimtare, nuk ja zbut sadopak zymtësinë.Eshtë vërtet një moment i ringjallës, që të fton të shkoshë mespërmes asaj kohe ku arsyeja ishte shkatrruar fare.Subjekti i kësaj drame i shkruar me përkushtim dhe i interpretuar me përkushtim është një kontribut  real , që e ngrin ne nje nivel më lartë vetdijen tonë për tu marrë realishtë me të kaluarën e afërt dhe me historinë. Për ta shprehur më qartë ndjeshmërin time ne raportin vlerësues që unë kam krijuar me këtë dramën që kam parë po perifrazoj gjykimin e Oscar Ëilde: “Kritika e shtjellon artin jo si shprehje por si përshtypje”. Më duket se në këtë rastë, të paktën në këtë rast gjykimi me konvergon pikpërpikmërishtë me të. Shpesh në vlerësimet e mia respekoj më shumë përvojën time personale, emocionet, kulturën dhe ndjeshmërinë time. Ajo që më pëlqen,ajo që më emocionon,ajo që më rrënqeth ,ajo që më ripërtërit më duket art,më duket histori.Edhe pse shijet e mia më përkojnë më së shumti me gjykimet dhe vlerësimet kritike mbi shumë vepra letrare, shpesh më duket se thatsira e shterur e kritikës sonë letrare e vendos arkitekturën e rregullave, gjykimeve,, parime të një vepre letrare mbi një rrafsh të shtirurur, që duket e shkëputur nga ato që ndjen reaalishte lexuesi ose shikuesi. Sot vërtet që jemi të lirë bëjmë çfarë mendojmë, dëshirojmë dhe përjetojmë, por nuk është shumë e largët dita, kur duhet të bëje cfar donin dhe mendonin ata. Do dëshiroja që krijime të tilla letrare  dhe  teatrale të kishim më shumë të ardhme. Kjo liri që kemi fituar duhet ruajtur dhe administruar. Dhe kjo është e domosdoshme, për të vendosur dhe mbajtur një qëndrim më realistë me historinë për të cilën kemi shumë  nevoj.

Ngjarjet dramatike e kanë kushtëzuar vërtet jetën e brezave që na kanë paraprirë, ashtu siç mund të na kushtëzojnë edhe ne. Të fitosh një ndërgjegjje të saktë historike është mënyra më e mirë për të qenë i lirë kah së ardhmes. E historia është mëse e dobishme për të parë përpara me sy më kritikë e më të rreptë, pra kësisoj, me më shumë liri. Pasi mungesa e një njohje të duhur të së shkuarës, e vendos njeriun në një kusht vartësie, nënshtrimi ndaj fuqive dhe kushtëzimeve kulturore. Në këtë sens, vetëm njohja kritike e së shkuarës mund të na ofrojë hapësira lirie. Nga ana tjetër, e shkuara nuk arrin të fshihet me asgjë. E shkuara tejkalohet, por nuk fshihet, sepse mbetet brenda njerëzve që e jetuan. Disa ngjarje të caktuara lënë gjurmë të tipit antropologjik, ekonomik, social a psikologjik, disa të tjera jo. E kjo sepse njerëzit janë të ndryshëm, vetë Njerëzimi është i ndryshëm në komponentët e vet. Nuk mund të kthehesh dot mbrapsht. Mund të lindin, natyrisht, fenomene që kanë analogji me ato të së shkuarës, për të cilët dija historike shfaqet goxha e dobishme për të shmangur determinizmin e rikthimit, këtë lloj iluzioni të veçantë të restaurizacionit. Në këtë këndvështrim, historia arrin ta çlirojë  njeriun nga determinizmi, i bën të kuptojë se përse arritën të ndodhnin gjëra të tilla, e pasi i bën të kuptueshme, i pengon të përsëriten. Një studiues francez e ka krahasuar historinë me psikoanalizën. Kur nëpërmjet psikoanalizës njeriu arrin thellësine e pavetëdijes së vet, pra atë që e kushtëzon, që kushtëzon aktet e tij e për të cilën nuk është i vetëdijshëm, atëherë ai arrin njëherësh edhe t’i zbulojë këto realite të ndërgjegjjes e kësisoj të çlirohet prej tyre. Kështu është edhe historia. Përderisa arrin të na bëjë të kuptojmë se përse ndodhin disa ngjarje të caktuara, ajo na vendos në kushtet e një lirie më të madhe përballë së tashmes, por edhe përballë së ardhmes. Ekziston, pra, një lloj analogjie midis njohjes psikoanalitike, që e çliron njeriun nga kushtëzimet e pavetëdijes dhe njohjes historike, që e lirëson nga fijet lidhëse të së shkuarës. Falë saj ai nuk duhet të imagjinojë të jetë i paradeterminuar. Jemi ne vetë, ata që në një lloj mënyre kontribuojmë në ndërtimin e së ardhmes sonë. E në këtë pikë, ndodhi të  tilla si kjo dramë absurdi, që janë pjes e historisë kthehen në një instrumenti të  volitshëm për të pasur në zotërim sensin e kësaj lirie, që është njëkohësisht edhe sensi i përgjegjshmërisë njerëzore përballë historisë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura