ELIFE PODVORICA – JASHARI: 31 JANARI – DITA E RËNIES SË DËSHMORËVE TË KOMBIT, ZAHIR PAJAZITIT, EDMOND HOXHËS E HAKIF ZEJNULLAHUT

Prishtinë, 01. 02. 2016: (Prof.Ejupi kur po kalonte në mëngjes herët para Shtatores së Z.Pajazitit, i pa një grup të rinjësh që po e lanin Shtatoren,ai u tha:mos e pastroni këtë shtatore,se ai djalë është diamant,dhe diamanti shkëlqen në çdo kohë e mot…)
..Ora pesë e mëngjesit! Gjumi më doli nga ushtima e autoparlatëve e megafonëve të hoxhollarëve që po bënin lutjen e mëngjesit!Qielli i qytetit tim ishte mbushur nga lloj-lloj zërash me ngjyrë bas-baritonësh të thellë e tenorësh të lartë!U zgjova jo vetëm nga zërat e megafonëve,por ,edhe nga ëndërrat që kisha parë !Zakonisht, kur shënohen përvjetoret e heronjëve tanë që ranë gjatë luftës sonë kundër armikut,më riçfaqen në ëndërr tanket e ushtrisë jugosllave, të cilat e patën shkelë e shkatërruar çdo gje!Kur dilnim në demostrata e protesta,tanket na shkilnin e na gjuanin edhe ne njerëzve që kishim guximin t;u dilnim përpara.Sonte më çfaqej, ai uji i valë kur e merrnin urdhërin ushtarët dhe e lëshonin mbi masën që përbëhej nga burra e gra,rini e fëmijë të çfarëdo moshe!Dhe kjo rini çlirimtare,e cila pati guximin e para të çfaqte paknaqësinë e saj ndaj terrorit dhe padrejtësive,na rrethonte kudo!Shokët tanë revolucionar,që ngritën zërin kundër prangave të robërisë,i kemi pasur në shkolllë,në klasë!Shok klase e kemi pasur edhe Hyzri Tallën-djaloshin fisnik e këmbëngulës në qëllimet e veta,me at buzëqeshjen e tij të qiltërt prej djaloshi me vizion liridashës!Ajo buzëqeshje e ngrohët e tij,sot i bën roje vendit tonë, në Altarin e Lirisë!

Shoqe shkolle e kemi pasur Gjyle Krasniqin,e cila përveç qe ishte nxënësja më e mirë nga të gjitha paralelet, ajo kishte edhe një zë bilbili, dhe kur e shihje Gjylën me çifteli në dorë me at gërsheten e gjatë anash, vërtetë që të ngjallte admirim !Të gjithë ne në Llap e quanim Shotë Galicë! Me at shtatin e saj të hedhur, kishte marrë edhe artin e karatesë në at kohë!Për ne nxënësit e shkollës,ky ishte një atrakcion më vete, por nuk e kuptonim se pse ajo dinte dhe kishte mësuar karatenë!Shotë Galica e LLapit ishte bashkëpuntorja më e ngushtë e Dëshmorit tonë Zahir Pajaziti, i cili shquhej nga të gjithë për sjelljen e matur që kishte me të gjithë, admirohej shumë për guximin që kishte për përgatitjet e rinisë kundër regjimit jugosllavë!Sepse, të kishe një aftësi të tillë përgatitjeje, pa rënë në sytë e atyre që zhbironin çdo pore shqiptare nga brënda e jashtë Kosove, vërtetë që duhej të ishe shumë guximtar!E tash më vonë, gjenerata e jonë e ka mësuar,se edhe shkenca e thotë, që të jesh aq trim e organizator aq i aftë në rrethana të tilla, duhej të ishe para së gjithash një psikolog i aftë, një studiues mentaliteti edhe shqiptar edhe sërb,njohës i mirë dhe i drejtë i historisë së popullit që i takoje,Nuk ishte e lehtë të veprohej e të bëhej organizim as nga bashkëpuntorët me pushtuesin.Kosova e atyre viteve ishte e veshur me petkun e hirt të tankeve të ushtrisë jugosllave!Në qiellin e saj,çfaqeshin avionët luftarakë, si re kobëzeza sa herë dëgjohej zëri i mekur i shqiptarëve për të drejtat e tyre dhe për çlirimin nga dhuna skllavëruese që po ushtronte pushtuesi jugosllav!
…Ashtu nën zërin e lutjeve ,vazhdoja të shkundesha nga ndjesia e idhët e ëndërrave të trishta të natës!E përjetoja sikur të ishte para gjashtëmbëdhjetë viteve, momentin kur mbusheshin trenat e Prishtinës me të dëbuarit shqiptar nga shtëpitë e tyre.”Filmi” më përzihej pastaj me atë kohën kur Zahir Pajaziti i bënte ato akcionet e tija me shokë dhe u dilte në pritë milicëve famkeq që ushtronin dhunë e terror në rininë shqiptare.Të tillë shokë, kishim në paralelën tjetër, që burgoseshin e torturoheshin pa mëshirë për vjetët e tyre të njoma, nga polic e bashkëpuntor sërb! Dhe Zahiri, pastaj kishte “punë” me kësi tipash,sepse të them se i vriste, disi po frigohem se mos po e qon kush në Hagë për së vdekti! Se si u bë aq i zoti dhe i aftë e i përgatitur ushtarakisht,që t;i përballet një armate të tërë ushtrie jugosllave dhe një regjimi të egër fashist, me aq zgjuarësi,guxim , akcione e strategji të përkryer luftarake,në një luftë aq të pabarabartë në numër ushtarësh dhe armatimeve , kjo le të mbetet një shembull për fëmijët, rininë e intelektualët shqiptar ngado që janë,se kur duhet atdheu ,gjuha, kombi, liria dhe të drejtat njerëzore, edhe Zoti të ndihmonë!Është vullneti i tij ai që na bëri shqiptarë në këto toka e në këto hapësira ku den baba den është folur dhe kënduar shqip!
Andaj, mu kujtua ti bashkohesha korit të lutjeve ,por jo në gjuhën arabe siq nuk kuptoja asgje nga ajo që thuhej e këndohej me zë të lartë! Fillova të lutesha shqip: O Zot shpëtona prej armikut! Shpëtona prej Sërbisë që nuk po i zbutet kurrësesi inati dhe apetiti gllabërues ndaj fqinjëve të saj shqiptarë!A nuk ka dashur ajo që, ne të vet-quhemi si të dojmë ndryshe:kosovar, mysliman- vetëm shqiptar jo! A nuk po i mjaftojnë gjithë ato bisedime e të mira në Bruksel për te, në kurriz të popullit dhe tokave të Kosovës! A nuk po I mjafton mirëkuptimi dhe miqësia e politikanëve tanë qe, ajo edhe në të ardhmen të ketë dorë në resurset tona natyrore,prej të cilave varet perspektiva , zhvillimi dhe mbijetesa e fëmijëve shqiptar!
O Zot të lutem vetdijësoi dhe ndërgjegjësoi politikanët tanë, që ta kuptojnë se është momenti që të kthehen më shumë nga të bëmat e historisë së popullit të vet!Eshtë koha të respektohet me ngulmë sakrifica e gjithë atyre intelektualëve e atdhetarëve shqiptar ndër shekuj.Është koha të nderohet dhe të ruhet gjaku i Dëshmorëve tanë! Ata, si bartës të proceseve të komplikuara në ndërtimin e shtetit dhe në mbrojtjen e Lirisë të fituar me gjak,duhet të jenë më këmbëngulës para Europës, e cila hiq më pak se Sërbia, është përgjegjëse para popullit të Kosovës për çdo padrejtësi që po i bëhet asaj pasluftës! Ora historike po ju troket në ndërgjegjen tuaj si bartës të proceseve në ndërtimin dhe ruajtjen e lirisë e pavarësisë së vendit tonë!
Asnjëherë pas luftërave të përgjakshme shekullore që kanë përjetuar shtetet e Europës midis tyre, nuk janë ulur në një sofër me armikun dhe ti japin atij llogari dhe bakshishe edhe më tutje!Në asnjë proces ndërkombëtar, nuk është dënuar dhe zhvlerësuar lufta çlirimtare, siç po ndodhë ndaj popullit dhe luftës çlirimtare të Kosovës!Nuk është parë e as dëgjuar kurrë më parë,që në bankën e të akuzuarëve të ulen luftëtarët e Lirisë, e kriminelët dhe ata që ushtruan gjenocid në fqinjët e tyre-të lihet e lirë dhe të dekorohet për gjenocidin dhe terrorin që ka ushtruar!
Numri aq i madhë i qytetarëve sot në Akademinë përkujtimore të tre Dëshmorëve të rinjë,flet për vetdijisimin e qytetarëve tanë,të familjeve tona ,të cilët kishin ardhur që ta respektonin veprën dhe heroizmin e Dëshmorëve! Por,pavarësisht numrit të madhë që nuk i zinte sot salla e Teatrit Kombëtar,shpresoj që nesër arsimtarët dhe profesorët e lëndës së historisë, t’u flasin nxënësve nëpër shkolla për jetën ,aktivitetin dhe heroizmin e të tre Dëshmorëve, sepse fëmijët tanë duhët të njohin figurat që e çliruan vendin ku ata sot jetojnë dhe mësojnë e edukohen! Rinia jonë duhet të mësohet dhe të përgatitet për obligimet e saja për të ardhmen e vendit të tyre .
Shembull ka heroizmin dhe sakrificën e djemëve dhe bijave që luftuan për të drejtat njerëzore që i takojnë një populli!Fëmijët e rinia jonë duhet të jetë krenare për Pishtarët e Lirisë,sepse ata bën dhe vepruan ashtu siç ka vepruar çdo popull liridashës dhe me vullnet të mirë jo vetëm për kombin e vet, por për gjithë njerëzit e kombet që jetojnë në fqinjësi njëri me tjetrin!

Sot,do të duhej të qonin lule të freskëta tek Shtatorja e Z.Pajazitit jo vetëm bashkëluftëtarët e tij dhe politikanët! Do të ishte një emocion i paharruar tek fëmijet e vegjël,që me mësueset e tyre, në mënyrë vullnetare të shkonin tek shtatorja me mimozat e para të pranverës në duar dhe me poezi të bukura për Heronjtë e kombit,sepse jam e bindur që në vargjet e fëmijëve, vepra dhe heroizmi i Dëshmorëve, do të mirrte bukurinë e gëzimin rinor,ashtu siç e kishin Luftëtarët tanë në kohën kur ata me gjakun e tyre, i dhuruan Kosovës Agun e parë të Lirisë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura