EMIN EDDIE EGRIU: LETËR ADMINSTRATËS AMERIKANE DHE ORGANIZATAVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË SHBA PËR VRASJEN E IBRAHIM SYLEJMANIT

(Pashtriku.org, 05. 10. 2012) – Ish-kandidati demokrat për në Kongresin Amerikan, shqiptaro’amerikani nga Dibra Emin Eddie Egriu dje ia ka shkruar një letër përfaqësuesve të adminstratës amerikane dhe disa organizatave për të drejtat e njeriut, lidhur me vrasjen e ushtarit të UҪ – Kombëtare, Ibrahim Sulejmanit në burgun e Shtipit.
“Ju shkruaj në lidhje me vdekjen e Z. Ibrahim Sulejmani në duart e sistemit të burgjeve të Qeverisë Sllavo-maqedonase. Siç e dini Z. Sulejmani ishte i burgosur politik, dhe atij i nevojitej mbrojtje ndërkombëtare duke e ditur që tensionet midis udhëheqësve Shqiptar dhe Sllavo-maqedonas janë në nivel të lartë. Shumica e anëtarëve tanë janë të frustruar që Qeveria e SHBA ka lejuar gjykimin e të burgosurve politik nga ana e Qeverisë së Maqedonisë, dhe kërkojnë që organizata jonë ti bëjë shtypje Qeverisë së SHBA për të ndërmarrë aksion dhe tu sigurojë atyre të drejtat e tyre të njeriut dhe përfaqësim të përshtatshëm legal.

………………………………………………………

Kërkoj që zyra juaj të bëjë kërkime mbi këtë çështje dhe të sigurojë komunitetin tonë që nuk janë shkelur ligjet, sidoqoftë nëse zyra juaj zbulon që të drejtat e tij janë shkelur, atëherë unë si qytetar i SHBA kërkoj që Qeveria jonë të ndalojë ndihmat dedikuar Qeverisë së Maqedonisë për faktin që Qeveria e Maqedonisë i përvetëson fondet për nevojat e veta e jo për përfitime të barabarta për komunitetin, meqë me sa e di unë ata nuk kanë investuar asnjë qindarkë në lagje, Shkolla, Qendra për kulturë shqiptare apo infrastrukturë rrugore në mjediset shqiptare, etj.
Do të kisha dashur tu informoja se atje ka mbi 200 të burgosur politik të cilët duhej të amnistohen në vitin 2001 pas Marrëveshjes së Ohrit, dhe kërkoj që ato tu dorëzohen tribunaleve të SHBA ose ato ndërkombëtare për çfarëdo krimi që ato supozohet të kenë kryer. Nëse nuk ndërmerrni një veprim kam droje që ky rast i vetëm mund të çojë në një çështje të pakontrollueshme përtej të përmirësueshmes.
Ne nuk duam të përjetojmë këtë, ne na nevojitet paqe dhe zgjedhje ligjore, ndaj dhe kërkojmë që ti jepni më tepër vëmendje situatës midis Sllavëve dhe Shqiptarëve në Maqedoni.
Siç dihet botërisht atje ka shumë korrupsion dhe edhe njëherë kërkoj që Qeveria jonë të vështrojë nga më afër fondet që ne si taksapagues ua dërgojmë. Ne duhet ta dimë se si shpërndahen fondet midis komuniteteve.
Ne i përfaqësojmë ata që nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që u ndalohet liria e fjalës, dhe do ishte më e mirë që ju të trajtoni këtë çështje sa më shpejtë që është e mundur.
Sinqerisht,
Emin Eddie Egriu, Kryetar i PUSH
USA , 04. 10. 2012

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura