FATMIR BRAJSHORI: KOMBËTARJA SHQIPTARE E FUTBOLLIT

Cyrih, 23. 06. 2016:

 

 

 


Telat e kitares sime do të bëjnë një këngë,
kësaj radhe jo për të rënët për liri
por për trimat e kombëtares kuq e zi,
mes zemrave të hapura të kombit, Krisht e Muhamed për ne u bënë!
Betohem mbi tastierë shkronjash e tinguj muzikor të kitares sime,
Kombëtarja kuq e zi, e bashkuar siç është, dielli ia ka lakmi shëndritjen,
E hëna natën sikur turpërohet ngaqë ka zë vend në tokë dikush tjetër.
Një komb, një flamur, një gjuhë kërkuan të gjithë,
por gjëma e tyre s’doli fare nga zyret e zymta t’politikes.
E ju djemt e shqipes- maestrot e top këmbes
Në jetërat tona e vërtetuat me veprën epike kur klithët:
“Autochtonus – hej more
Ne jemi Shqipëri Etnike o hej!”

lI
“Këtu nuk kalon njeri dot, se bir fisi jam
U rrita në robëri me dëshirën e madhe për liri!”
Por nuk ishte lehtë të luftoje me bisha
amanet brezash: flamurin ngrite lart Etrit Berisha!
Të përmbyset tirania – t’rroj Shqipëria
deshën truallin e Atdheut tim ta ndajnë me thysa,
“Zemërkqinjëve su doli mirë matematika
E deshëm bashkimin Kombëtar më shumë” – tha Elsaid Hysa.
Poemën ” Nënë Shqipëri” që e shkroi një gjeni,
si dhe ” Komisarin Memo” e shumë poezi
Kësaj radhe në lojë futbolli, jo gjeniu nga Devolli,
Se s’mund t’jetë gjithmon Dritëroi, po Ansi Agolli.
Në shekuj baladat e kurbetit me qirir ndezur,
për t’kujtuar një burrë, babë, birin e gjallë o të vdekur,
Po gjithkund Atdheun me vete kemi në të qeshur e vaj,
Na e thotë lisi nga Burimi Mërgim Mavraj.
E s’ka tjetër mbret si dikur Kastrioti
po edhe gjeneral nga ma i zoti,
Kapedan që nëpër beteja i priste kama
Sikur sot kapitenit Kuq e Zi Lorik Cana!
Kombëtarja kryengritëse si pjesë e dheut Ilirjan,
Si pikturat e Buzës t’bëra në vaj e skulpturat e Paskalit në bronz,
Se lëshojm jo fushën pa derdhë djersë e gjak,
“Ne do jemi fitimtar” – u betua Taulant Xhaka!
Një klithje e mprehtë që do prekë zemrat e nënave,
Të cilave në shekuj s’ju largua brenga dhe derti,
Sa për Doruntinen dhe fjalen e dhënë nga Konstantini,
Nga dheu dalim për ty Shqiperi, u betua Sokol Cikalleshi.
Në çdo qytet e në çdo fshatë, ushtimë zëri jeton,
Libohovë,Rroshbull,Shipkovic e Veleshtë,
Rohovic e Llojan,Tuzi Malësia dhe Kabashi
I nxirrte nga zemra këta emra Amir Abrashi.
I heshtur pa bë zë e buj t’madhe erdhi në Kombëtare,
” Kam bredhur shumë rrugë nacionale e ndërkombëtare,
edhe lumenjë e liqej e detëra,male, kodra e fusha,
” O ku ka si ti o Shqipëria ime” – këndoi Klodian Memushaj.
Atë natë që hëna më buzëqeshi hapur
Dhe dita kur dielli më puthi këndshëm
E pash vetën të ecë lavdis së një miku
” Do t’i gëzoj gjithë shqiptarët!” u betua Armando Sadiku.
III
Një foshnjë që lindi me zë të mekur qante,
E Një tjetër pranë ekranit me afshë dëneste,
dhe një nënë që me një të puthur u fshinte lotët,
Me ninullën: ” Shqipëria do të zotërojë qiellin!”
Ia thoni këngës sime me gëzime, e hedhni valle mënjanë,
Si shkel lundra mbi ujë është hapi i Ermir Lenjanit,
E ne besojm në mrekullira plot, si hambar koshi,
Pasi tek ne është Odise Roshi!
Kur kërcen në fushë sikur në tastierë notat e Betovenit,
U mendova se ç’farë të them për Burim Kukelin,
Sa për djepin shqipëtar që e bartin kudo më veti,
Këtë më së miri na e thotë Arlind Ajeti.
O populli im!
Rrihni daullet! Bjerini qiftelis! Hedhni valle!
o për 23 djemë e një kombëtare!
Asnjeri mos e lini të qetë, askend mos e lëreni të flejë
E brohorisni: ” O sa mirë me qenë shqiptarë o hej!”
Edhe ne jemi Shqipëri folën s’bashku Kosovë-Iliridë- Anamal- Preshevë Medvegjë e Bujanoc- e Çamëri!
Por dikend tek vargu do harroj t’përmendi
si Alban Hoxha,Naser Aliji,Frederik Veseli e Orges Shehi!
” Kur erdha nuk e dija, ç’është Feja e juaja,
as edukimi, nderimi,fisnikrimi edhe etnikumi,
“Ata janë, më thanë. – të mirë, fisnik, bujar e trim! E kur të shkosh në ” Albania” do bëhesh shqipëtar – të vëmë bastin?”
I kishin thënë shumë kohë më parë Xhani de Biasit!
IV
Shqipëri!
Nuk mburrem me dashurin time për ty
kam atë më të shenjtën:emrin shqipëtar!
e ne lindim secili nga dy çifte tê lumtura
Sot jam në sevda për këto vargje për një kombëtare!
O shpirti im!
Përkulu para pasardhësve Pellasgo Ilirë
që në fushë futbolli matën forcat si përherë,
Su s’prapsen asnjëherë por u turren para
me thirrjen Ilire ” Embeta!”
Betim i përjetshëm bashkim brezash!
Faleminderit Kombëtarja Shqiptare e Futbollit!
Më bëtë të jem krenar si me Skënderbeun dikur, Kryengritësit e Asdrenit…
dhe marshin fitimtar të Ismail Qemalit,
me nusen e malëve heroinë kohësh
qëndresën Promethjane të Adem Jasharit.
Unë, biri ytë Shqipëri,
për dashurin e pafundme që ndjej
buzët e mija të thara nga etja për ty
I njoma përgjithnjë me një emër:
Shqipëri! Shqipëri! Shqipëri!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura