New York, 17 janar 2018: Emri i vërtetë i Gjykatës Speciale të Hagës është (Burgu Special i Hagës për Kosovën). Për lexuesin e rëndomtë ky emërtim duket sikur është një ishull i jashtzakonshëm pushimesh, në Dubai. Asnjë politikanë ose diplomatë apo analistë shqiptarë ose i huaj nuk e thotë emrin e vërtetë të Speciales fatëkeqe për Kosovën. Nga kjo terminologji e kamafluar politike, qytetari i rëndomtë shqiptar fiton përshtypjen se të akuzuarit do të qëndrojnë në hotelet e atij qyteti e jo në burg. Nuk e kuptojnë se të akuzuarit e mjerë i pret hapur një derë e madhe prej hekuri. Dhe pasi t’i fusin në “kalanë e zezë” të Hagës, Zoti e di kur kanë për ta shijuar më dritën e lirisë. Burgu dhe Tribunali nuk janë afër. Sot e quajnë Gjykatë Speciale, ndërsa nesër do të jetë Tribunali i Kosovës, që është kopje e Tribunalit jugosllav. Ky do të jetë rasti i parë në historinë e njerëzimit që çlirimtari do të ulet në karrikën e vrasësit okupator.
Në pranverë të vitit 1998 pas rënjes së Adem Jasharit në Prekaz të Drenicës u pranua botërisht se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një Organizatë e vërtetë çlirimtare dhe si e tillë kishte merituar dhe fituar mbështetjen ndërkombëtare të botës liridashëse. Bernard Kushner kishte thënë: “Sikur të ekzistonte Nobeli për Liri, Adem Jashari e kishte fituar Çmimin Nobel.
Disa javë para fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars të vitit 1999, senatorët e mirënjohur amerikanë, Mitch McConnell dhe Joe Liberman paraqitën në Senat një rezolutë në mbështetje të Luftës në Kosovë për liri. Si fillim dy senatorët amerikanë kishin kërkuar 25 milionë dollarë ndihmë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ata ishin kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Dy senatorët e mirënjohur ishin të bindur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është serioze për lirinë e vendit. Mitch McConnell dhe Jo Liberman kishin informata të mjaftueshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Mirëpo disa grupe shqiptaro-amerikane armiqë patologjikë të UÇK-ës në bashkëpunim me disa politikanë amerikanë e kisin kundërshtuar rezolutën e senatorëve amerikanë. E kishin kundërshtuar sepse kishin frikë nga humbjet politike të pasluftës. Ata pëlqenin më shumë sundimin sërb se administrimin e Kosovës nga liderët politikë të UÇK-ës. Brenda asaj force ushtarake çlirimtare vepronin aktivisht pothuajse 25 mijë luftëtarë lirie. Ishte njoftuar botërisht se ata ishin shumë mirë të organnizuar dhe se i kishin respektuar ligjet e luftës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte përfaqësinë politike shumë të arsimuar. Disa shqiptarë që morën pjesë në Luftën e Kosovës kishin marrë pjesë në Luftën e Kroacisë dhe të Bosnjës për liri. Disa nga komandantët e Luftës në Kosovë kishin mbaruar akademi dhe shkolla të specializuara për luftë. Zëdhënësi kryesor i UÇK-ës Adem Demaçi disa vjet përpara se të fillonte Lufta kishte fituar Çmimin Saharov. Sikur kjo ushtri të ishte terroriste Adem Demaçi nuk e kishte pranuar kurrë atë detyrë. Ky kolos shqiptar i vlerave të nobelueshme morale mund të ishte zëdhënës i çdo ushtrie për liri. Mandela i shqiptarëve ishte zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një humanist i përmasave botërore siç ishte Adem Demaçi nuk do të kishte lejuar kurrë veprime çnjerëzore të UÇK-ës.
Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden gjatë një vizite zyrtare në Shtëpi të Bardhë e kishte quajtur Hashim Thaçin – George Washingtoni i Kosovës. Një ushtrie që i printe Adem Jashari, Adem Demaçi e Hashim Thaçi e shumë e shumë personalitete tjera të shquara të asaj lufte nuk mund të ishte terroriste, siç pohon Dick Marty dhe shokët e tij sërbo-rusë. Fatëkeqësisht këtu bëjnë pjesë edhe disa shqiptarë që bashkëpunuan me armikun gjatë asaj lufte. Mbase këta “shqiptarë” e zbuluan në Zvicër Dick Marty-in
Në atë kohë Gazeta “The New York Timës” shkruante pothuajse çdo ditë për Luftën e Kosovës. Për dy vjetët e Luftës kjo gazetë kishte botuar nja 600 artikuj për Luftën e Kosovës. Asnjë artikull nuk shkruan për krime lufte të UÇK-ës. Bile edhe revistat e njohura amerikane “Newsweek” dhe “Time” botuan shkrime dhe fotografi serioze nga frontet e ndryshme të Kosovës. Njoftime të tilla kishin edhe gazetat tjera amerkane që nga New Yorku e deri në Los Angeles. Kështu vepronin edhe kanalet radio-televizive të Shteteve të Bashkuara. Korrespondentët më të njohur të këtyre kanaleve njoftonin drejtpërdrejt (live) nga frontet e ndryshme të Kosovës dhe asnjëherë nuk e thanë një fjalë të keqe për Ushtrinë Çlirimtare të atij vendi. Kurrë nuk u pa në ekranet televizive një skenë krimesh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kanalet televizive sidomos CNN tregonte për ditë për masakrat e ushtrisë dhe paramilitarëvë sërbë në Kosovë. Për krimet e Ushtrisë Çlirimtare nuk flitej në asnjë zyrë amerikane. Nuk u tha asnjë fjalë bile as nga përfaqësia jugosllave në Konferencën e Rambujesë. Në Rambuje kisha takuar shumë gazetarë dhe analistë amerikanë dhe evropianë por asnjë nga ata nuk kishte ide për akuzat që po i bëhen sot Kosovës. Disa personalitete të State Departamentit kishin lidhje të përditshme telefonike me disa nga përfaqësuesit politike të Kosovës. Për këto lidhje njoftonin për ditë agjencitë e lajmeve, bile James Rubin ishte shumë i njohur për këto lidhje. Komandantët shqiptarë dhe përfaqësuesit politikë të luftës tregonin për sulmet e tmerrshme të ushtrisë sërbe në disa treva të Kosovës. Këto lajme trishtuese shkaktonin panik tek shqiptarët e Amerikës ngase ata kishin humbur lidhjet e tyre me Kosovën.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte vepruar sipas këshillave të oficerëve të lartë ushtarakë të NATO-s dhe diplomatëve amerikanë. Kjo ushtri kishte bërë në atë kohë edhe një vepër të madhe për NATO-n dhe për Shtetet e Bashkuara. Ata kishin kundërshtuar me këmbëngulje ndihmën e grupeve ekstremiste islamike. UÇK-ja kishte dëbuar nga radhët e veta vullnetarët ekstremistë të vendeve arabe dhe Irani. Kjo tregonte seriozitetin properëndimor të UÇK-ës. Nuk kuptohet pse vendet e QUINT-it i kanë harruar këto akte heroike dhe fisnike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fund të prillit 1999 Sllobodan Millosheviqi tregonte për fitoren e tij në Luftën e Kosovës dhe për shkatrrimin e UÇK-ës. Një ditë më vonë Presidenti Bill Clinton iu përgjegj me një artikull ne faqen OPED të gazetës “The New York Timës” duke thënë se deklaratat e tij nuk ishin të vërteta, pasiqë radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishin për ditë e më të forta. Në atë kohë Kosovo Liberation Army (KLA) ishte një organizatë çlirimtare shumë e nderuar në Shtetet e Bashkuara. Bile edhe ndërhyrja e këmbësorisë së NATO-s (ground troops) sikur të realizohej do të bëhej me ndihmën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Luftëtarët e UÇK-ës do të ishin në frontin e këmbësorisë së NATO-s. Këtë të vërtetë deri vonë sekret e kishte bërë të ditur gjenerali Wesley Clark në një takim me shqiptarët në New York.
Gjykata Speciale e Hagës do të jetë si një makineri monstruoze që do të gelltisë shumë shqiptarë të pafajshëm. Një fjalë e urtë popullore thotë: ” do të digjet e njoma për të thatën”. Do të kalojnë vite e mote të tëra duke analizuar e komentuar rrënat dhe shpifjet e Dick Marty-it dhe shokëve të tij. Familjet e të burgosurëve do jetojnë gjithato vite në ankth e agoni. Pritjet e gjata të vendimeve gjyqësore do t’i shkatrrojnë shumë familje shqiptare të Kosovës. Këto i kam parë me sytë e mi në Gjykatën e Hagës. E kam parë Familjen e Fatmir Limaj dhe shqiptarët e tjerë. Ditën e daljes në Gjygj të Fatmir Limaj e shikova një grua shqiptare me 3 fëmijë të vegjël ulur në rëndin e parë të atyre karrikave. Fatmir Limaj dhe dy kolegët e tij ishin ulur në tryezën ku një ditë përpara kishte qëndruar Sllobodan Millosheviqi. Zonja Limaj e shikonte burrin e saj dhe qante tërë kohën. Edhe fëmijët qanin për babain e tyre të syrgjyrosur. Pranë saj ishte ulur kunati i saj Demir Limaj. Sot e kësaj dite i kujtojë ato skena të dhimbshme. Si pasojë e këtyre vuajtjeve zonja Limaj vdiq duke lënë pas tre fëmijë jetim. Pse nuk dha Gjykata e Hagës llogari për pafajësinë e Fatmir Limaj dhe për tragjedinë familjare që i kishte shkaktuar Gjykata dhe Burgu i Hagës. Ata që i rekomandojnë këto dënime duhet t’i kenë parasysh vështirësitë që do të përjetojnë familjet shqiptare në Hagë. Në këtë Gjykatë do të akuzohen të gjallët e të vdekurit e Luftës në Kosovë. Do të akuzohet dhe do të shpifet nderi dhe dinjiteti i kombit shqiptar. Ora e Kosovës do të ndalet derisa të marrë fund kjo akuzë. Atje në Hagë do të gjykohet historia jonë kombëtare, bile edhe toka e qielli i Kosovës.
Ndërkombëtarët në Prishtinë duken këto ditë si “ponc pilatët” e Romës antike. Të tillë do t’i kujtojë historia e Kosovës. Testamenti i Ri thotë:”Mos Gjyko”. O diplomatë të pashpirt: Mos i dërgoni luftëtarët e lirisë në Kalvar. Mos bëni eksperimente me Kosovën. Ky popull i mjerë por fisnik u dënua, u torturua, u dëbua nga vendi dhe u vra për shumë shekuj. Ju po themeloni Gjykatën e Hagës, ashtu siç kishin themeluar aleatët pas Luftës së Dytë Gjykatën e Nurembergut kundër Hitlerit dhe Gjykatën e Hagës kundër Sllobodan Millosheviqit. Kosova u dënua tash 20 vjetë në katër gjykata, të UNMIK-ut, të Eulex-it , të Kosovës dhe atë të Hagës. Vallë nuk mjaftuan 4 gjykata tash dy dekada, por duhet të themeloni edhe Gjykatën Speciale kundër Kosovës. Një ditë mbase mund të kërkoni edhe rihapjen e Nurembergut për dënimin e Kosovës. Ju zotëri që veproni si robot mund të mendoni se Kosova është vend i prapambetur. Kosova nuk është tokë e fiseve indogjene barbare të Australisë ose Amazonit në Brazil. Ju mund të këni dëgjuar se Kosova është atdheu i prindërve të Nënës Tereze. Kosova është atdheu i Niketë Dardanit që para 1500 vjetësh kishte shkruar dhe komponuar “Himnën e Zotit” (Te Deum). Ju zotëri jeni dëshmitarë se rinia e Kosovës po dominon sot tregjet botërore të arteve dhe të sportit. Ju burra të pabesë mund të dënoni sepse keni në dorë fuqinë ekzekutive, por mbi ju mund të bjerë mallkimi. Ju nuk jeni në Kosovë për të akuzuar, as për të gjykuar e jo se jo për të dënuar. Mos u bëni shërbëtorë të Dick Marty-it. Më në fund të gjithë e dimë se asnjë ushtarë dhe asnjë qytetarë i vendeve tuaja nuk e kishte dhënë jetën për lirinë e Kosovës. O Zot kij mëshirë (God have mercy).
Postime të Lidhura
DR.FADIL MALOKU: GOGOLI RUS, PRETEKST PËR HAPJEN E NEGOCIATAVE TË SHQIPËRISË ME BE’në
Prishtinë, 18 prill 2018: 1. Negociatat e nisura për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nuk rezultojnë shkaku i…
BEHXHET SHALA BAJGORA: RULETI RUS I OPOZITËS DHE LOJA E MAKUSHIT E POZITËS!
Prishtinë, 17. 10. 2015: (Ku ka tym, ka edhe flakë) – Kuvendi i Kosovës disi po i ngjanë…
SEVËME FETIQI: NË GJERMANI U PROMOVUA LIBRI ‘ARKIVI I LUFTËS’ I AUTORIT BERAT LUZHA (+FOTO)
Offenbach am Main (Gjermani), 11 prill 2017: Të dielën, më 9 prill, Shoqatat shqiptare “ILIRIA”, “NËNA TEREZË” &…
GJOKË DABAJ: UJË NË HAVAN!
Durrës, 09. 12. 2105: E kam shok të hershëm. Ka botuar poezi mjaft të mira, me një figuracion…