GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1923…!

Durrës, 3 qershor 2020: PJESË NGA LIBRI “GENOCIDI SËRBOMADH DHE QËNDRESAA SHQIPTARE” I AUTORIT SHABAN BRAHA. Nr.12
Viti 1923.
“Ushtria sërbe vuri në plumb: Myftar Shabanin nga katundi Popoc, Sylë Myftarin nga Brovina, Sadik Haxhiun nga Carabregu, Ali Bajramin nga Stebova, Fazli Bajramin nga Morina. Ajo po ban grabitje të madhe, ma së shumti i nganë, i shqetësuen, katundet Molliq, Brovinë e Popoc,” (f.303)

“Në Junik dogjën 12 shtëpi, vranë 60 burra dhe plaçkitën. Kjo zonë luftarake mbeti në shënjestër të ushtrisë dhe xhandarmerisë sërbe gjatë gjithë vitit, jo pak edhe vetë Gjakova. Prefektura e Kosovës (e Kukësit, Gj.D.) njoftonte Ministrinë e Brendshme në Tiranë: ‘Lajmohemi se autoritetet jugosllavë në Gjakovë kanë burgosë 150 shqiptarë vendës dhe se shkaku i burgimevet dhe shtërngimevet ka rrjedhë nga një letër e Hasan Prishtinës që është zënë prej autoritetevet jugosllavë dhe se kjo letër thuhet se asht fallco e krijueme dhe e trillueme në bashkëpunim me partinë radikale sërbe.” (f.303)

“Më 1 tetor 1923 forcat sërbe në Junik masakruan 10 burra: Osë Bajramin, Sadri Hajdarin, Rexhep Ahmetin, Shaban Avdiun, Zog Rustemin, Ibish Etemin, Selman Abdylin, Arif Sylën. Në fshatin Rasujë masakruan 3 vetë: Tahir Asllanin, Malë Bajramin dhe Ramush Haxhiun. Të gjithë ishin 18 deri 50 vjeç, përveç Ramushit që ishte 6 vjeç. Met Bajrami mbeti i plagosun randë. Dogjën 8 shtëpi në Junik, ku luftoi Hasan Sejda në Kullë të Junikut dhe u vra në rrethim.” (f.303)
“Viti 1923 është viti i bujshëm i çetavet të armatosura. Në Has e Lumë nën komandën e Bajram Currit, në ‘Arbëninë e Vogël’ të Drenicës nën komandën e Azem Bejtë Galicës, në Dumnicë të Vushtrrisë nën komandën e Mehmet Konjuhit, si dhe në vise të tjerë të pushtuar prej Sërbisë, deri në Gollak e Karadak.” (Krs.f.304)
“Xhandarmeria sërbe i vrau e masakroi 23 vetë. Nga këta 18 ishin gra e fëmijë. Të gjithë u dogjën, të gjallë ose të vdekur, në shtëpinë e Mehmet Konjuhit.“ (f.305)
Viti 1924.
Në malin midis fshatravet Gllarevë dhe Perçevë, Azem Bejtë Galica mbylli sytë, duke lënë amanetin: Luftë për liri. Kështu përfunduan 5 luftërat që u bënë në mbrojtje të „Arbënisë së vogël“ në Drenicë, ndërsa qeveria sërbe vendosi ta shtrojë këtë vatër lirie edhe me 75 të vrarë të tjerë dhe duke djegur edhe 120 shtëpi shqiptare.“ (f.307)
Terrorizmi individual sërbomadh 1918-1941.
„Genocidi sërbomadh kundër kombit shqiptar është shoqëruar dhe është pasuar edhe nga terrorizmi individual, veçanërisht nga gjysma e dytë e shekullit 19 e në vazhdimësi.“ (f.307-308)
„Likuidimi i Ymer Prizrenit në Ulqin, i Haxhi Zekës në Pejë, i Ramadan Zaskocit në Lumë (1914), i Isa Boletinit në Podgoricë (1915), i Dedë Gjo Lulit etj. përbënin atë praktikë të rrëzikshme që i ka kushtuar shumë shtrenjtë kombit shqiptar.“ (308)
„Nga viti 1918 deri në vitin 1941, vrasja dhe likuidimi i prijësvet shqiptarë përbën praktikë shumë të njohur.” (f.308)
“Në vitin 1925, pikërisht në muajin mars, kur ende s’po merrte fund dimri i madh, Ahmet Zogu dhe Kadri Mehmeti, që të dy agjentë të regjimit të Beogradit, vrasin Bajram Currin pranë Shpellës së Dragobisë. Vrasja e Bajram Currit e ka fillin në Beograd. Ahmet Zogu dhe Kadri Mehmeti u shpërblyen me 100000 dinarë për likudimin e tij.” (f.308)
“Më 14 tetor 1929, tek Ura e Krajkut, mbi Drinin e Bardhë, u vra Shtjefën Gjeçovi. Prefekti i Prizrenit, B. Bogdanoviq dhe kapiteni i xhandarmerisë, ishin organizatorët e vrasjes.” (f.308)
“Likudimi i Hasan Prishtinës është kurdisur e urdhëruar nga Beogradi. Agjenti i Sërbisë Ibrahim Çela, nga Resnja e Manastirit, më 14 gusht 1933, e vrau Hasan Prishtinën në Selanik dhe dërgoi telegram në Beograd.” (f.308)
“Plava e Gucia, ishin trevat më të përgjakura. Vit pa masakrime nuk kalonte. Në Martinaj vranë Bajram Hasin, në Vuthaj vranë Bajram Sadrinë. Sadik Myftarin e morën natën dhe e therën. Abdyl Shabanit i hodhën prush në gojë dhe e gjeti vdekjen nën mundim e në tmerr në Qafë të Vranicës.“ (f.309)
„Në vitin 1925 majori i xhandarmerisë sërbe në Gjakovë, Ilija Popoviqi, kryente krime nga më të tmerrshmit. Dora e tij ua nxirte sytë shqiptarëvet me bajonetë. Idriz Bekën e mundoi gjithë natën e pastaj e vrau, Mark Kolikun e llomiti në dajak 24 orë dhe e vrau, Mustafë Haxhinë e vranë xhandarët në mes të qytetit, Ndue Bibën, lidhur me konop, e tërhoqi zvarrë nëpër rrugët e Gjakovës postkomandanti dhe e pushkatoi, për të thënë më vonë se e vranë komitët. Ndue Dushin e rrahën aq rëndë, sa vdiq në shtëpi pas dy ditësh.” (f.309)
“Çeta çetnike e Miliq Kërstiqit, e veshur shumica me rroba shqiptare, gjoja zuri rob Millorad Miniqin (dhe krijoi përshypjen sikur e kapën komitët shqiptarë), me qëllim që t’i hapej udha terrorit.” (f.309)
“Gazeta e asaj kohe ‘Hak’ e Shkupit, shkruante: ‘Këtu nuk vlejnë ligjet shtetërorë, por ligji i topuzit, sepse, kur përmenden emrat e vojvodëvet çetnikë, si Ranko Trifunoviq, Boro Millovanoviq, Kosta Peqanac e Miliq Kërstiq, nga vetë emrat e tyre shfaqet tmerri.” (f.309-310)
“Sajoheshin pretekste sidomos në rrethet e zonat kufitare me shtetin shqiptar, vriteshin burra të spikatur duke kërkuar e trilluar sebepe nga më të ndryshmit.“ (f.310)
„Ndërkaq, asnjë rëndësi nuk kishte për Lidhjen e Kombevet se kush po shfarosej e si po shfarosej, me çfarë qëllimi, me sa egërsi e me çfarë mjetesh. Nuk kishte rëndësi as se kush ishin autorët e këtyre shfarosjeve.“ (f.310)
„Plava, Malësia e Gjakovës, Malësia e Prizrenit (Luma), Malësitë e Dibrës etj. që vija kufitare i përshkon si shpata që pret male, në emër të Lidhjes së Kombevet, kanë parë me sytë e tyre plot akte terrori. Ashtu si s’kanë munguar aktet e terrorit as në thellësi të Llapit e Gollakut etj.“ (f.310)
„Ramë Hasi nga Plava, i dëshpëruar nga mizoritë sërbe, së bashku me gruan, u kap në kufi. Kufitarët sërbë e zunë dhe e vranë, gruan ia mbajtën afër dhjetë ditë në postën kufitare dhe e shnderuan, por ajo ‘ia doli me shpëtue prej thonjvet të tyne me ndihmën e një katundari‘ dhe pastaj i tregoi të gjitha si kishin ndodhur.“ (f.310)
„Më 20 prill 1930, në Isniq në Pejës, xhandarët sërbo-malazezë vranë Shaban Ramën, kryeplakun, pse kish kundërshtuar zaptimin e tokavet. Mbi këtë vrasje, në informacionin e dhënë, vihej në dukje se nuk është mbajtur kurrfarë procesverbali, sepse vrasjes së një shqiptari autoritetet jugosllavë nuk i japin rëndësi dhe nuk e konsiderojnë krim. Përkundrazi, autorët e krimit lavdërohen.“ (f.310)
„Më 24 qershor 1934, njoftohet se, në katundin Jezerc të Ferizajit, autoritetet jugosllavë kanë zënë dhe kanë burgosur 3 djemtë e Haxhi Ademit… ‘Djalin e madh e kanë varë brenda në burg dhe kanë deklarue se asht varë vetë natën… Shkaku i arrestimit dhe i varjes thuhet se shtëpia e tyne asht e njoftun në atë vend si shtëpi patriotësh’.“ (f.310)
„Në katundin Llukar të Prishtinës asht vra Sherif Hajrullahu dhe janë plagosë: Shaban Sherifi, Ajet Latifi, Nuredin Rrahmani dhe Fetah Rustemi… sepse nuk u janë bindur urdhëravet për të votuar listën qeveritare,… por kanë dhënë votat në favor të opozitës. Kundër vrasësvet nuk është bërë asnjë ndjekje ligjore.“ (f.311)
„Në katundin Zym xhandarët vranë nga pusia Shut Kikën dhe një tjetër me emrin Marash.“ (f.311)
„Më 1934 u rrahën me topa, me artileri, Dumnica, Vushtrria, disa fshatra në rrethet e Gjakovës, të Prizrenit dhe të Gjilanit. Objekt i goditjevet të artilerisë ishin edhe xhamitë, çfarë synonte cënimin jo vetëm si faltore fetare, por mbi të gjitha në sensin kombëtar. Torturoheshin njerëzit, merreshin në punë hangarie, u ndalohej shitja e bagëtivet në treg, thjeshtë sepse ishin shqiptarë.” (f.311)
“Ndërkohë sërbët organizonin mitingje, ku zëdhënësit e regjimit kërkonin nga xhandarmeria e policia aksione më energjikë e brutalitet më të madh. Dhe pikërisht në Merdar, ku në tetor të vitit 1912 qe zhvilluar një betejë e përgjakshme shqiptaro-sërbe, në miting sërbomëdhenjtë kërkonin që shqiptarët të likuidoheshin sa më parë.” (f.311)
“Gjeneral-shtabi i Mbretërisë, më 15 tetor 1938, i theksonte shtabit të Armatës së Tretë Sërbe se ‘ëndrrat politike shqiptare kurrë nuk kanë qenë më të gjalla se tani… Mohimi i gjuhës dhe i shkollës e ndizte të kundërtën, etjen për gjuhën e për shkollën. Brezi i ri gjithnjë e më shumë e kujtonte një shprehje plot helm antishqiptar të kryeministrit sërb më 1920, drejtuar deputetit shqiptar Ferhat Draga: Kur ju të fitoni shkollën, unë ndoshta dë të jem kalbur.” (f.311)
***
Po marr shkas edhe nga rreshtat e fundit që i citova.
Në të njëjtat periudha robërie, përveç llojevet të vrasjevet, që i kemi parë e përjetuar gjer tani, sërbët (po edhe grekët e kushdo që e ka shkelur tokën tonë), kanë përdorur, jo pa sukses, edhe atë që unë po e quaj VRARË E PA KALLUR. Kjo është njëkohësisht edhe VRASJE E NDYTË, ku vetë i vrari merr pjesë në krim dhe i duket sikur, përkundrazi, po mbetet gjallë. Fjala është për atë lloj njeriu që i nënshtrohet robërisë, duke plotësuar qejfet e pushtuesit.
Ka qejf sundimtari, pushtuesi, që ai (në rastin tonë shqiptari) të mos e përdorë gjuhën e vet dhe ai nuk e përdor gjuhën e vet. Ai, edhe në rrugë, edhe në shtëpi, përdor gjuhën e atij të huajit që ka shtetin. Dhe mendon se është gjallë.
Ka qejf sundimtari, pushtuesi, që ai (në rastin tonë shqiptari) t’i shkollojë fëmijët “në gjuhën e shtetit” dhe ai, gjithë kënaqësi dhe plot me ëndrra për avenirin e fëmijëvet të vet, i çon fëmijët të bëjnë shkollë “në gjuhën e shtetit” dhe, në të gjitha klasat, nga e para deri te e nënta e më lart, ata fëmijë të mos mësojnë asgjë nga historia e kombit të vet. Ai lloj shqiptari, i ka mbytur fëmijët e vet dhe nuk e di që i ka mbytur!
Dhe gjendja e tretë, ku njeriu (në rastin tonë shqiptari) është i vrarë e i pakallur, i pafutur në dhe, është kur arrin të ngjitet në pushtet, në të vërtetë, shërbëtor i mjerë i pushtuesit, më keq se një qen hekurash, dhe punon për ta shuar, për ta zhdukur kombin e vet. Ose nuk është fare në pushtet, por është thjeshtë një spiun. Ky s’është as qen hekurash. Ky është zagar rrugësh që lëpin kockat që i hedhin dhe i duket sikur jeton.
A do të mundet kombi ynë, ndonjëherë, t’i shpëtojë këtij lloj GENOCIDI VULLNETAR?! Ky është problem shumë i madh, për të cilin, njerëzit e mençur të këtij kombi duhet të ulen, ta trajtojnë, ta analizojnë dhe të kërkojnë rrugët efikase për t’u shëruar.
Se po na rrëgjohet shpirti duke lexuar e duke dëgjuar vrasje pas vrasjesh, nga më të përçudshmet, dhe nuk po e mbledhim veten tonë, për të gjetur rrugën që na duhet.
Gjokë Dabaj, Durrës 3 qershor 2020.
_________________
GJOKË DABAJ: NGA SËRBIA DUHET TË RUHEMI! E VËRTETA MBI GJENOCIDIN SERB NË SHQIPËRI, 1912 – 1915

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9978

***

GJOKË DABAJ: SËRBIA E KA VRARË EDHE EKONOMINË E SHQIPËRISË!

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=9991

***

GOKË DABAJ: SËRBËT E SOTËM, A E DINË Ç‘I KA BËRË SËRBIA SHQIPËRISË?

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10000

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH NË SANXHAKUN E NISHIT, 1878 – 1879

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10002

***

GJOKË DABAJ: ‘GENOCIDI SËRBOMADH…’, 1878 – 1886

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10003

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, TETOR -NËNTOR 1912!

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10009

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1913

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10017

***

GJOKË DABAJ: GERNOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1914

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10021

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1918!

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10026

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1919

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10039

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1920

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10042

***

GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1921

https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10061
***
GJOKË DABAJ: GENOCIDI SËRBOMADH, NË VITIN 1922!
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=10085

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura