GJOKË DABAJ: TA KRIJOJMË INSTITUCIONIN E PËRKUJDESJES GJITHSHQIPTARE

(Durrës. 08. 05. 2012) – …Jam këmbëngulës që forcat pozitive shqiptare duhet të krijojnë një orë e më parë INSTITUCIONIN E VET TË PËRKUJDESJES GJITHSHQIPTARE dhe t’i hyjnë punës për ta vënë në jetë doktrinën e vet kombëtare. Doktrinë kombëtare kanë shqiptarët, që nga Rilindja e këndej. Të punohet personalisht me pushtetarët, me partiakët, me shkencëtarët, me medatikët, me artistët, me drejtues të të gjitha kategorive, me të pasur, me të varfër, me të mesëm, me të shpërngulur, me të rrëzikuarit prej asimilimit, me të rrëzikuarit prej shpërnguljes, me ata që u rrëzikohet jeta prej sërbëvet, prej grekëvet, me të manipularit, me ata që kanë rrëshqitur në jetën e vet personale. Në këtë kontekst, unë kam bindjen se, psh, do të mund të pengohej shpërngulja e shqiptarëvet prej Përtejibrit, do të mund të lehtësohej qëndresa e anamoravasvet, do të mund të parahetoheshin makinacionet antishqiptarë dhe të neutralizoheshin në kohë e jo të presim për të reaguar pasi ata të kenë ndodhur.

PËRKUJDESJE GJITHSHQIPTARE – IMPERATIV I KOHËS…

___________________________

     Në fare pak javë na u vu përpara një grumbull i madh problemesh e gjëmash. Na u vranë 2 djem në Gostivar, na u vra Selver Haradinaj në Mitrovicë, iu dhanë Sëbisë Shatërvani i Prizrenit dhe Hoça, ndodhi një vrasje enigmatike në Smilkovicë, u futën armë ruse në Kosovën Veriore, u lejuan zgjedhje sërbe në trevat juridikisht të pavarësuara shqiptare (Dihej që, pas lejimit të zgjedhjevet gjoja “të parrëzikshme” për president e deputetë, fshihej lejimi edhe i atyre lokale), policja G.Jankullovska e shpalli veten “kampione” të “antiterrorizmit” islamik, duke vënë në pranga plaka e nuse shqiptare (Ku paskësh qenë kjo grua kur u rrëzuan Kullat Binjake?!), polici I.Daçiq po skërmit dhëmbët dhe po vë në pranga djemtë tanë të Preshevës, agjensitë beogradase të udhëtimevet po i ndjellin shkodranët siç ndjell bariu dhitë te rrasat e kripës, pa u hedhur kripë. Po në këtë periudhë, diku në Notio Epirin tonë (si për të na e kujtuar se ekziston edhe ai), u mbajt një tubim pushtimnxitës për të shumëpërmendurin Vorio Epir, po vihet në Himarë edhe një bust i S.Spiromilos. Në veri të Rep.së Kosovës po thuhet se tashmë kanë hyrë neoçetnikët (Le që s’kish nevojë të thuhej, sepse e dinim.) Rrethim nga të katër anët!
     E gjithë kjo duket se ka lidhje, në mos të organizuar drejtpërsëdrejti, së paku në kuptimin e një trendi, prirjeje, më të gjërë dhe më gjithpërfshirëse. Në Rusi u ringjit në krye V.Putini, në Kiev po veprohet kriminalisht mbi z.J.Timoshenko, ish-kryeministren e Ukrainës (As me N.Bonapartin, rusipushtuesin, nuk janë sjellë kështu.). Në Pekin s’ka 2 ditë që u inskenuan lojëra ciniko-groteske me një të verbër, si për t’i thënë “fuqisë më të madhe në botë”: “Ja, fuqia jote!” Baronesha K.Eshton, duke qenë konservatore, nuk e ka rishikuar dot, me sa duket, politikën e vjetër angleze jopërkrahëse ndaj shqiptarëvet… dhe, rrjedhimisht, në dëm të vetë anglezëvet. Ban Ki Mun është qartazi në anën e Sërbisë. Në Greqi, neonazizmi po fiton terren, gjë që paralajmëron se aty mund të pritet një holocaust ndaj fëmijëvet tanë që kemi atje me shumicë.
     Ne nuk dimë sa e si lidhen të gjitha këto njëra me tjetrën. Por jemi të vetëthirrur dhe të detyruar t’i shohim, t’i konstatojmë dhe t’i analizojmë, me aq sa mundim. Është lehtësisht e dukshme që, momenti nëpër të cilin po kalon njerëzimi, tash për tash, po timonohet prej forcash negative. Edhe në ambientet tanë gjithekzistues, në mometin që po kalojmë, ka me tepricë forca të brendshme që po e pengojnë me të madhe përparimin e Kombit tonë e, mbi të gjitha, po paralizohet alarmueshëm aftësia vetëmbrojtëse e qenies sonë kombëtare.
     Krejt këto së bashku, edhe të brendshmet, edhe të jashtmet, po i quajmë forca negative ose, në një pjesë rastesh, forca gjysmënegative, po gjithsesi të dëmshme. Lidhur me subjektet shqiptarë, pengues ose frenues, gjykimi ynë është kështu: Dikush ka ardhur në krye, ka zënë një farë posti, falë ndonjë rastësie, që as vetë ai nuk e di se si ka ndodhur. Dikush e ka kapur atë vend, duke përdorur bërrylat. Dikush ka vënë një pasuri me forcën magjike të nënshkrimevet, shoqëruar me vula shtetërore, dhe nuk do, nuk dëshiron që ta humbasë atë pasuri. Dikush e ka shitur veten dhe tani s’ka rrugë tjetër, veçse të shesë interesat ose thjeshtë, pasuritë e Atdheut: një këtu, një atje. Dikush ka frikë, dikush ka ambicje, dikush është injorant (por është në krye), dallkauk (por është në krye), fodull (por është në krye), egoist (por është në krye). Ky, pra, është krejt KONGLOMERATI NEGATIV që po e pengon aktualisht ecjen përpara të Kombit tonë e, mbi të gjitha, po e paralizon aftësinë vetëmbrojtëse të qenies sonë kombëtare.

Portali pashtriku.org, do të jetë gjithmonë në shërbim të hqiptarëvet!

_______________________________________

     Mirëpo, për fatin e madh të këtij Kombi, ka midis shqiptarëvet edhe forca të shumta POZITIVE. Zoti asnjëherë s’na ka harruar krejt. Mjafton të shikosh faqet e portalit mediatik “Pashtriku” dhe do ta kuptosh aty, sa shumë patriotë të ndershëm e të përkushtuar ka ky Komb. Natyrisht dhe fatmirësisht, s’është vetëm “Pashtriku” ai që po i tubon rreth vetes shqiptarët e mirë. Ka gjithandej forca pozitve, të grupuara, të cilat veprojnë, ose të pagrupuara, të cilat gjithashtu veprojnë. S’ka familje shqiptare ku të mos flitet për hallet e vendit. Diku mbarë e diku jo fort mbarë. Diku me zgjuarësi e diku turbull. Diku mençurisht e diku cektësisht, me nerva e me shprehje të rënda.
     Gjendur në këto rrethana, forcat pozitive duhet njëherë e mirë ta kuptojnë që punët e Shqipërisë e të shqiptarëvet nuk do t’i zgjidhin dhe nuk duhet t’i zgjidhin forcat negative, kudo që të jenë, qoftë në krye, qoftë në shkallën më të ulët të shoqërisë sonë. Punët e Shqipërisë dhe të shqiptarëvet duhet t’i zgjidhin dhe do t’i zgjidhin, në qofshin për t’u zgjidhur, vetëm forcat pozitive të këtij Kombi. Ato duhet të organizohen, ato duhet të predikojnë, ato duhet të veprojnë: Atje ku duhet, ashtu si duhet dhe atëherë kur duhet.

     Kërkohet punë frontale, kërkohet punë grupore, por kërkohet edhe punë individuale. Do krijuar ngutshëm armata e predikuesvet dhe e sqaruesvet, në mënyrë që njerëzit tanë të dinë, në çdo kohë e në çdo rast, çfarë duhet të bëjnë e çfarë nuk duhet të bëjnë. Asnjë doktrinë nuk mund të mbijetojë pa predikuesit e vet. As 30 vjet nuk do të kishin mundur të zbatoheshin parimet e Biblës pa apostuj, pa ipeshkvij dhe pa priftërinj. As 30 vjet nuk do të kish mundur të gjallonte Kur’ani pa përhapësit e tij, pa myftinjtë e pa hoxhët. Prandaj dhe jam këmbëngulës që forcat pozitive shqiptare duhet të krijojnë një orë e më parë INSTITUCIONIN E VET TË PËRKUJDESJES dhe t’i hyjnë punës për ta vënë në jetë doktrinën e vet kombëtare. Doktrinë kombëtare kanë shqiptarët, që nga Rilindja e këndej.
     Të punohet personalisht me pushtetarët, me partiakët, me shkencëtarët, me medatikët, me artistët, me drejtues të të gjitha kategorive, me të pasur, me të varfër, me të mesëm, me të shpërngulur, me të rrëzikuarit prej asimilimit, me të rrëzikuarit prej shpërnguljes, me ata që u rrëzikohet jeta prej sërbëvet, prej grekëvet, me të manipularit, me ata që kanë rrëshqitur në jetën e vet personale. Në këtë kontekst, unë kam bindjen se, psh, do të mund të pengohej shpërngulja e shqiptarëvet prej Përtejibrit, do të mund të lehtësohej qëndresa e anamoravasvet, do të mund të parahetoheshin makinacionet antishqiptarë dhe të neutralizoheshin në kohë e jo të presim për të reaguar pasi ata të kenë ndodhur.
     Njerëzvet, të cilëvet ua ka prurë shansi për të qenë diçka, për të përfaqësuar dike dhe për të pasur në dorë, në mos krejt, një pjesë të fatit të Kombit të vet, u duhet dhënë mundësia ta kryejnë sa më mirë atë punë. Kuptohet që media ka detyrë për të monitoruar e për të folur, për të investiguar e për të demaskuar. Por, ORGANIZMI GJITHKOMBËTAR, ai që unë po e quaj PËRKUJDESJE GJITHSHQIPTARE, duhet të ketë cilësitë e prindit. Çdo pushtetar, çdo politikan I yni duhet ta ndjejë se ka dikënd “mbi krye”, i cili kujdeset për të, ia njeh vështirësitë, ia njeh meritat, por që një ditë, po qe se të kujdesurit s’ka dhënë rezultat, mund edhe ta skualifikojë. Kjo duhet të jetë PËRKUJDESJA, e përbërë prej forcash më pozitive të Kombit.
     Vetëm kështu, vetëm nëse pjesa pozitive e Kombit tonë do të veprojë si një nënë e Kombit, Kombi ynë do të mund t’i përballojë gjithë këto sfida e gjithë këto ndeshtrasha që gjithnjë e më rrëzikshëm po e rrahin nga të gjitha anët, si dallgët që rrahin pa pushim brigjet e një ishulli.

Të mbretroj paqja dhe harmonia në Etnikumin Shqiptar!

_________________________________

     Në të kundërt, në qoftë se PJESA POZITIVE, e cila normalisht duhet të vijë duke u shtuar, nuk do t’i marrë në dorë fatet e Kombit dhe të Atdheut të vet, në qoftë se ajo do të rrijë e paorganizuar, në qoftë se do të rrijë e parcializuar, duke ia hedhur fajin herë njërit, herë tjetrit politikan apo pushtetar, vetë ajo, duke qenë e paaftë, do të kthehet në FAKTOR NEGATIV. Në të gjithë vendet dhe në të gjitha kohët, janë forcat pozitive ato që PËRGJIGJEN për fatet e bashkësisë ku bëjnë pjesë. Filluar që nga familja, askush nuk pret që t’i rregullojë punët ai i pamençuri, qoftë edhe zot shtëpie. Është i mençuri dhe i moralshmi, ai, prej të cilit pritet të bëjë diçka. Përndryshe, as në familje s’ka e s’mund të ketë mbarëvajtje.

____________________________

(Ilustrimet i pëgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura