IDEJA E BASHKIMIT FEDERAL KOSOVË – SHQIPËRI
Nga Sheradin Berisha, fb, 20 janar 2021
Ramush Haradinaj e ka nisur fushatën parazgjedhore me idenë e formimit të Unionit (federatës) Kosovë – Shqipëri. “Union do të thotë një shtet, kjo formulë ekziston, psh Amerika është union i shteteve” – ka thënë z.Haradinaj.
Më vjen mirë që Ramushi është kujtuar apo me dikënd edhe është këshilluar për një ide të tillë, e cila duhet me u përfillë. Uroj që ky artikulim i Ramushit të mos mbetet si kalkulim elektoral vetëm për maksimalizimin e votës!
Sidoqoftë më 28 dhjetor 2018 në rrjetim tim të FB., kam shkruar:
“Bashkimi i dy Republikave shqiptare në një Shqipëri federale s’është reklamë, është jetike për të ardhmen tonë kombëtare! Gjermania ka 16, ndërsa SHBA’ja 51 të tilla!”
(Lexo tekstin në foto)

Ashtu sikurse Gjermania dhe SHBA-të edhe Zvicrra i ka 26 kantone federale. Ky shtet kantonal afërsisht ka territor sa ka së bashku Shqipëria dhe Kosova!
Nëse iu referohemi fakteve historike, ilirët jetonin në disa federata, siç ishte Federata e Taulantëve.
Në mesjetë kishim disa principata arbërore në formë federatash.
Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane (shek. XV – XIX) trevat shqiptare jetonin në disa njësia administrative.
Në shek.XVIII kishim dy pashallëqe shqiptare:
– Pashallëku u Shkodrës (1771 – 1796) dhe
– Pashallëku i Janinës (1787 – 1812.
Me reformën e viteve 1864 – 1868 (Reformat e Tanzimatit) u krijuan vilajetet si njësi më të mëdha administrative (të tipit federalë) dhe në Tokat shqiptare u krijuan katër vilajete, siç ishin Vilajeti:
– i Shkodrës,
– i Janinës,
– i Manastirit dhe
– i Kosovës.
***
https://www.facebook.com/share/p/AnHhyUHup9f6pZz5
APELI IM QË HASI NË VESH TË SHURDHËR!
Iden e Bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë në një shtet të përbashkët (federal) e kam shpërfaqur qysh në shkurt 2012.
Duke pas parasysh situatën e rëndë nëpër të cilën po kalonte Republika e Kosovës (në katër vjetorin e shpalljes se pavarësisë) më 22 shkurt 2012 kam bërë një APEL, drejtuar Kuvendit të Republikës së Kosovës (kur kryetar ishte Jakup Krasniqi) dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (kur kryetare ishte Jozefina Topalli) me mesazhin domethënës:
SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBËTAR!
Në apel kam shkruar si më poshtë:
“Për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë degradimit të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe tjetërsimit të qenjes sonë Kombëtare, në këto momente duket se është i domosdoshëm, që Kuvendi i Kosovës, të thërras një seancë të jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrugën e realizimit të Bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, dhe pas konsultimeve në mes të institucioneve shtetërore dhe akademike, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 2012, kuvendet respektive të shpallin Bashkimin e dy shteteve në një SHTET të përbashkët (federal). Dikush mund të thotë, se kjo është e pamundur, sepse pengohet nga faktori ndërkombëtarë. JO! Kjo është plotësisht e mundur dhe legjitime! Me këtë rast dua të rikujtoj një fakt historik. 100 vjet më parë, edhe pse mbi 80% e territorit shqiptar ishte i pushtuar nga ushtritë: Serbo – malazeze, greke e bullgare, Kuvendi i Vlorës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj ETNIK. Ndërkaq sot, cila është ajo forcë ushtarake që mund ta ndalë Bashkimin e Shqiptarëve në një SHTET? S’ka! Prandaj ta bëjmë sot, në mënyrë që nesër të mos bëhet vonë!”

***
Ky apel edhe pse atëkohë u mbështet nga opinioni publik, (përmes rrjeteve sociale dhe forumeve të ndryshme shqiptare), realisht nuk hasi në mirëkuptim nga institucionet respektive të Kosovës dhe të Shqipërisë!
Prandaj sot është çasti ideal për Bashkimin e Dy republikave shqiptare në NJË SHQIPËRI FEDERALE!
#BASHKIMIBENEFUQINE
***
Nga arkivi i pashtriku.org, shkurt 2012
SOT I KA ARDHUR KOHA BASHKIMIT KOMBËTAR!
Nga Sheradin Berisha
https://pashtriku.org/bashkimi-i-dy-republikave-shqiptare-ne-nje-shqiperi-federale-eshte-reale/
IDEJA E BASHKIMIT FADERAL KOSOVË SHQIPËRI; KJO IDE KA QENË E ËSHTË EDHE KA ME QENË OU, PËRJETË E MOT HEEEJ, I MADHI ZOT, QË EDHE SOT, PËR TË SATËN HERË DHE PËR SHTATËN VLERË APO EDHE PËR TË NËNTËN NDERË O VRERË. QË POPULL KOMBI PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARIA ËH, VËLLAZËRO RIHIRE FARË SHNDRITKA VËRRIA, QË ISH SI ZOT SI PËRJETË MOT, QË NGA FILLIMI DHE RIFILLIMI, QË NGA KRIJIMI DHE RIKRIJIMI, TË PELLAZGE ILIRE TË MBARË SHQIPTARISË OH, SIKUR POPULL KOMBI GJERMAN, QË ISHTE SI ZOT I EUROPËS QENDRORE PO EDHE NE ORE, PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARIA ISHIM, JEMI DHE DUHEJ TË JEMI, SI ZOT EDHE NGA ZOTI, QË PËRGJEGJJA NGA GRANDEMA OUUU, KRYELEGJENDA-HYEREGJENDA GJERGJA MË ADEMA; GJERGJA MË ADEMA; OUUU,GJERGJA MË ADEMA; QË PARA ORE, SHEKUJ E SHEKUJ, NË GARA TEMPUJ DHE TEMPUJ, NGA PERANDORITË BOTËRORE, DUKE U MUNDUAR PËR TË NA E NDALUAR PRAPË TEPRAPË, RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN, RITRASHËGIMIN PO EDHE RIATDHESIMIN NË UNION TONË TË TERË DHE GJERË POPULL KOMBIT OUUU, RROKULL LOBIT TË NJË KOMBI, NJË GJUHË, NJË KULTURE, NJË STRUKTURE, NJË FLAMUR DHE NJË HIMNE, QË FLAMURI YNË ME FUSHAT E KUQE TË GJAKUT SHQIPTARISË, ME SHQIPEN E ZEZË DY KRANRE, TË PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARISË QË PO E ZENË VENDIN E PARË PËRKAH BUKURIA EDHE LASHTËSIA OUUU, TË TERË E GJERË POPULL KOMBIT MË TË LASHTË E TË STËRLASHTË, QË KONSIDEROHËJ SI BABË E NËNË APO SI SHKABË E GJENË, TË TERË DHE GJERË POPUJ KOMBEVE EUROPËS DHE TERË BOTËS!!. PËRNADORITË OKUPATORE OH, TË TURKO OSMANE MUSLIMANE DHE RUSE SERBË GREKË JUGOSLLAVE, QË TANI ME DEMOKRACI JU KA KALUAR KOHA DHE, MË KURRË NUK DO ARRINË QË TË NA NDALOJNË, AS NA SHPARTALLOJNË, AS TË NA MASAKROJNË; SIÇ NA KANË MASAKRUAR E KASAPRUAR O, QË ME SHEKUJ EDHE TEMPUJ, NUK PO NGOPËN AS KOPËN OUUUH. ME GJAK DHE PRAG TË PELLZAGO ILIR SHQIPTARISË!!.
ËSHTË KOHA URGJENTË DHE EMËRGJNTË, PËR RIBASHKIMIN DHE RIATDHESIMIN TERË DHE GJERË POPULL KOMBIT MË TË VUAJTUR DHE MË TË STËVUJATUR, NË TERË EUROPËN DHE TERË BOTËN, PRANDAJ TË RIBASHKOHËMI DHE TË RIATDHESOHËMI NË UNION FEDERAL TË SHTETVE TERË POPULL KOMBIT PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARISË OUH, PELLAZGE ILIRE MBARË SHQIPTARISË!!. TË FALA REFUGJATË NGA LUFTAT SHEKULLORE, TEMPULLORE, ME DHUNË E PËRDHUNË, QË NA PËRZUNË NGA TROJET TONA SHEKULLORE, TERË TËRBIM, PËR MËRGIM, PA KTHIM OH, GJËR NË AMSHIM, MU NGA BOTË KOTA MORE SKLLOTA MË BIZARE, MË BARËBARE; A NA, GOLGOTA SHQIPTARE ËH, DUKE E BARTUR EDHE KRYQIN MBI SHPINË AHIII, SIKUR DIKUR TERË EDHE GJERË SHQIPTARINË!!! MANI NEW JERSEY USA
26 JANAR 2025 2:50PM