ISMET RASHITI: KU MBETI MJERIMI I ‘PROFESOR’ MILAZIM KRASNIQIT?!

Zvicër, 10. 02. 2014 – Kërkimfalja është një shpërlarje goje pas fyerjeve publike të nënave «shkina» – Nuk e kam në plan të shkruaj lidhur me të drejtën e protestave studentore, gjë që edhe u vërtetua me dorëheqjen e Rektorit, Ibrahim Gashi, as të shkruaj si veprimtar, gazetar e publicist, as të jap opinionin tim për hatër të ndonjë partie politike, as ti dalë në krah apo të bëhem « avokat » i ndonjë individi, as nuk e kam nënën « shkinë », as t’a përçmoj sa nuk e meriton, « profesorin « Milazim Krasniqi, por thjesht po shprehi një opinion timin me qëllimin më të mirë, si qytetar i këti vendi meqë si çdo njeri tjetër të arsyeshëm, më ka « habitur » paraqitja publike e « profesor » Milazim Krasniqit me aq eufori, nervozë e fyerje kundër « disa » protestuesve e veçmas kundër nënave të çfardo përkatësie kombëtare qofshin ato. Vërtetë më kanë befasuar britmat e tij gjoja vetëm kundër disa demonstruesve të cilat sa janë të pomoralshme poaq janë të dënueshme ligjërisht kur cendohet publikisht dhe pa fakte dinjiteti dhe morali i një familje apo një individi, duke u akzuar e fyer mbi baza nacionale. Nëna megjithatë është nënë, pavarsisht përkatësië kombëtare, ndaj nuk është e moralshme, as njerëzore të përgojohet në asnjë rast e aq më tepër publikisht.

Besoj që Milazimi pak a shumë e njef traditën dhe kodin familjar shqiptar, por si duket kësaj radhe ka vendosur definitivisht të digjet si « intelektual », si « gazetar » si « analist i të gjitha fushave » si njeri i « besueshëm te Zoti » dhe aq më tepër si « profesor » universitar. Përmes deklaratave publike antiprotestë e antistudent të redukrtuara në disa persona, « profesori » kësaj radhe përfundimisht ka nxjerrur në sipërfaqe fytyrën e tij të zezë të mbuluar me mjekërr gjysum të bardhë. Ra një kashtë e dolën gjashtë – thot populli. Milazimi tashmë është pasqyra më e mirë për ta parë çdo kush hapur se sa shumë është i politizuar një « profesor »universitar dhe për të ardhur në përfundim sa është i politizuar Universiteti « Hasan Prishtina ». Deklartatat e tij publike në mos asgjë tjetër, shpërfaqën publikisht nivelin e tij të ulët civilizues, kulturor e intelektual. Me prononcimet e tij skandaloze kundër « disa » protestuesve « profesori » universitar, Milazim Krasniqi është sjellur shumë keq, bile më keq se aktivistët e zellshëm të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë në vitin 1981.

– Milazim Krasniqi – 

Zotëri « profesor » më duhet t’a përkujtoj faktin se fare ama fare nuk ka rëndësi të çfarë nënave a baballarëve janë protestuesit, nëse ata personalisht nuk janë nën hetime apo të dënuar për vepra kriminale siç i akuzon ti. E rëndësishme dhe kryesorja është çka po kërkojnë ata në ato protesta. Nëse është ashtu si thua ti, duke i akuzuar publikisht fëmijëte « shkinave », atëherë shtrohet pyetja pse ti nuk ke dalur në ballë të studentave nëse vërtetë nuk ke « dashur » të « përdhunohet » universiteti nga « manipulimi » i fëmijëve të « shkinave », të udbashëve dhe komunistëve ? Çfar profesori je ti nëse disa fëmijë « shkinash » arrijnë t’i manipulojnë studentët tuaj ?! Kjo non koment, « profesor ». Kështu siç gjykon ti tani, duke pirë kafe para televizorit, na kanë pas gjykuar para tri dekadsh, ne studentëve të vitit 1981 të të njejtit universitet, anëtarët e Komitetit Krahinor të LKJ-së, duke na quajtur « një grup i vogël enveristësh të nxitur nga UDB për destabilizimin e Jugosllavisë ». Por le ti kthehem opinionit tim lidhur me paraqitjet tua publike kundër « disa » individëve që realisht don të thot kundër protestave studentore . Është konstatim i përgjithshëm se gjendja në Universitetin « Hasan Prishtina » është e keqe, bile mund të jet më e keqe se sa po thuhet e protestohet publikisht. Këtë e thanë me zë të madh dhe e pranuan publikisht, deputetë të shumtë dhe personalitete të larta shtetërore në mbledhjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku u debatua në mënyrë të veqant për gjendjen në Universitet. Jam i sigurt që këtë e din fortë mirë edhe ti « profesor ». E keqja është se ti duke vrapuar me qenë sa më afër pushtetit, nuk ke arritur ende t’a kuptosh të vërtetën se pozita e profesorit universitar mirret dhe ruhet me dije dhe me dinjitet, me shkencë, me të vërtetën dhe jo me shumicën e votave dhe me servilizëm. Më ka habitur fakti të cilin e kam lexuar disa herë në facebouk, i kam fshirë sytë dhe nuk kam dashur ta besoj, të cilin nuk po mundem ta besoj edhe tani pas kaq ditësh që « profesori » Milazim Krasniqi pa fije përgjegjësie shkruan sikur të ishte pjesë legale e AIK-ut apo ndonjë shërbimi tjetër informativ, duke « harruar » se Kosova tani është shtet dhe si i tillë i ka pothuaj të gjitha organet kompetente që mirren me grumbullimin e informatave, seleksionimin dhe paralajmërimin e rrezikut që mund të paraqesin individ apo grupe të caktuara në një vend. Këto cilësime që i trumbeton me mëllef « profesori », me sa jam i informuar unë, e besoj që jam i informuar bukur shumë, nuk janë thënë, e aq më pak nuk janë vërtetuar nga asnjë organ kompetent për çështje kriminale. Imagjinata e këti « profesori » ka shkuar aq larg sa ai ti klasifikon « kriminel » individët dhe grupet e ndryshme që s’kanë kryer e as nuk janë gjykuar kurrë për vepra kriminele. Madje logjika e mbrapsht e këti fanatiku fetar shkon deri atje sa i fyen me paragjykime për shkak të bindjeve politike dhe përkatsisë nacionale nënat dhe baballarët e disa protestuesve. Pse duhet dhe çka e shtyn « profesorin » universitar të merret me punët e institucioneve kompetente për zbulimin dhe hulumtimin e kriminelëve nuke di, por e di fort mirë që nuk i lejohet askujtë, aq më shumë një « profesori » universitar të mirret me paragjykime dhe akuza të tilla kaq të pakuptimta. Personalisht me Ilir Dedën kurrë s’kam pierë kafe, kurrë nuk kam folur as për dore as në telefon, kurrë nuk më ka shkuar mendja të bëhem mik me Ilir Dedën, por nuk mund të akuzohet si « kriminel » një njeri, pa kryer asnjë krim të rëndë vetëm pse e ka nënën « shkinë ». Po të ishte « kriminel » Ilir Deda nuk do të ishte zgjedhur këshilltar i autoritetit më të lartë shtetëror, i Presidentës të Republikës së Kosovës. Nuk mund të akuzohet apriori asnjë intelektual i kalibrit të Veton Suroi, e asnjë protestues tjetër pse e paska pasur babën komunistë apo udbash. Nuk besoj « profesor » që ke punuar e ke vuajtur më shumë se unë dhe mijëra e mijëra djem e vajza të burgosur apo të përndjekur politik për Republikën e Kosovës, por duhet ta dishë se në shtetet demokratike ku sundon ligji, secili person mbanë përgjegjësi për veprat që i kryen, e mesa jam i informuar ende nuk është vërtetuar se ndonjëri nga këta protestues paraprakisht paska kryer vepra kriminale apo tradhëti ndaj vendit siq po i akuzon ti publikisht. Fajtor dhe kriminel nuk mund të quhet askush përderisa nuk vërtetohet me gjyq. Kjo logjikë dhe kjo sjellje e njëmendësisë komuniste në një shtet demokratik, cënon rënd të drejtën individuale, private dhe familjare. Këso vlersimesh kanë dhënë dikur vetëm udhëheqësit e LKJ-së kundër familjeve të « iredentistëve », « separatistëve » dhe « nacionalistëve » shqiptarë që kërkonin Republikën e Kosovës në të cilën tani në saje të shkathtësisë tuaj me apo pa meritë, me apo pa dije, je njëri ndër ata që gëzon privilegje më së shumti. Vlersime të tilla paushalle në asnjë rast nuk duhet të dalin nga goja e askujtë, aq më tepër të shkruhen në letër nga dora e një « profesori» universitar që thirret në studimin e së vërtetës apo faktit shkencor. Pastaj ky « profesor » kobëzi përmes « hajmalive » paralajmron publikisht « hakmarrje » ! Taman logjikë e LKJ-istave të cilët për çdo zë protestues, për çdo fjalë e për çdo parullë që shkruanin studentët e viteve 1981, etiketonin e shpiknin armiqë të brendshëm dhe të jashtëm, duke i quajtur ata me emra të ndryshëm dhe duke i shtypur pastaj me dhunë kërkesat e tyre të drejta. Nga ajo që po shifet ditë me diellë, nga ato që po shkruhen e po thuhen në gazeta e në televizionet tona dhe veqanarisht nga ato që u thanë publikisht në Kuvendin e Kosovës, askush nuk mund t’i bënë « përdhunim » (siç deklarin « profesori ») më të madh Universitetit « Hasan Prishtina » se sa « përdhunimi » që i kanë bërë nga brenda vetë profesorët e asistentët e pandërgjgjshëm, duke shitur diplama e nota, duke bërë mbiregjistrim të studentëve për interesa të ndryshme dhe duke dalur « magjistra » e « doktor » shkencash si këpurdhat pas shiut. Për këtë përdhunim dhe për këtë shtrirëje për toke të Universitetit « Hasan Prishtina » për disa vite rresht, në asnjë rast, nuk e ka qelur gojën, « profesori » Milazim Krasniqi ! Ati dhe shumë të tjerëve që iu ka falur besimi dhe kanë poste udhëheqëse në fakultete, tani pas shumë vitesh heshtjeje, iu ka dalur gjumi pas zhurmës së protestuesve, duke akuzuar disa protestues që i paskan nënat « shkina » dhe baballarët komunistë e udbash. Duke akuzuar këta « individ », Milazimi në mënyrë indirekte përçmon të gjithë protesuesit dhe grupet studentore që kanë për qëllim kryesor të vendoset rendi në universitet. Diagnoza e sëmundjes së Universitetit « Hasan Prishtina » është e qartë, ma merrë mendja këtë e din fort mirë edhe « profesori », por se si duhet t’a shërojmë këtë institucion lypset angazhim konstruktiv i të gjithë faktorve, pa dhunë e pa fyerje mbi baza personale e nacionale. « Profesor » këtu nuk duhet pasur as inate partiake, as frigë nga humbja e privilegjeve nëse dikush e ka marrë iniciativën dhe përgjegjësinë për ndryshime pozitive. Tek e fundit, nëse është ashtu si thua, shkopin për t’ju rrahur ua kini dhënë me sjelljet, veprimet dhe papërgjegjësinë tuaja ju si profesorë, dekan apo prodekan të zgjedhur me apo pa meritë shkencore. Ndaj dihet se besimi ashtu siq ipet edhe mund edhe të mirret nëse keqpërdoret. Ti je aq i meqëm sa ta kuptosh se profesori duhet të mbetet profesor, shkenca duhet të mbetet shkencë edhe kur bëhet ndrrimi i pushteteve. Poqëse vetëm pak e don vendin dhe institucionin ku punon si patriot dhe « nacionalist » i« madh », do të duhej ta kishe ngritur i pari zërin kundër antivlerave, skandaleve e anomalive të shumta që po ndodhin për çdo ditë në universitetin tonë. Konformizmi i këti gazetari të mirë, por frigacak i madh që tani është bërë « profesor » universitar dhe disa tjerëve si ky, e kanë lëshuar në nivel të një shkolle fillore Universitetin « Hasan Prishtina » me të cilin dikur jemi mburrur të gjithë. Ta luftosh nepotizmin, falsifikatorin, kontrabadusin e notave, hajninë, plagjiaturën, shkelsin e ligjit apo regjistrimin e studentëve pa asnjë kriter dhe jashtë konkursit nuk është « antishqiptarizëm » o « profesor ». Është për të ardhur keq, por nuk ka fare rëndësi se djemë apo vajza të kujtë janë, simpatizantë apo anëtarë të cilit subjekt politik janë. E rëndësishme ështe se ata kanë në dorë « faktin » të marrë nga papërgjegjësia juaj dhe keqpërdorimet e konstatuara në Universitetin « Hasan Prishtina ». Mi këto fakte po kërkojnë rrugëdalje dhe kthim në rrugë nërmale të universitetit. Kështu duhet parë problemin « profesor » me gjakftohësi, e në asnjë mënyrë të bëhesh « kurban » apo « sallatë » e interesit personal.
Militantizëmi i fshehur politik i « profesorit », kësaj radhe i shoqëruar me nervozë dhe eufori të paparë kundër kërkuesve për rikthim në binar nërmal të Universitetit « Hasan Prishtina », e nxori komplet para opinionit portretin origjinal të këti « profesori », « politikani », « poeti », « shkrimtari », « analisti » « hoxhe » e çka jo tjetër. I përkujtoj « profesorit » Milazim Krasniqi se me paraqitjet të tij raciste me emër dhe mbiemër kundër nënave dhe baballarëve të disa protestuesve, pikërisht ka për qëllim t’a justifikoi veprimin antistudentor dhe antiprotestë. Zoti « profesor » mos akuzo pasardhës të askujtë si « kriminel » në bazë të paragjykimeve sepse jam i sigurt që nuk ke asnjë dëshmi në duarë, meqë ende mungon ligji i lustrimit dhe zbardhja e dosjeve për njerzit e inkriminuar. Milazim, ti je « profesor » universitar, ndaj nuk je as i thirrur, as kompetent për të bërë vlerësime e akuza të tilla. Do të zbardhë edhe ajo ditë e madhe dhe do të shohim me fakte kush çka ka bërë për këtë vend. Vetëm në bazë të fakteve konkrete do t’u ipen meritat apo dënimet nga organet kompetente për të gjithë, pra edhe për ty « profesor.
Pas dorëheqjes së Rektorit, për të cilin kam respekt dhe mendoj se më së paku ka pasur faj, të cilën e bëri për t’i hapur rrugë ndryshimeve pozitive në Universitetin « Hasan Prishtina », nuk e di ku do ta ket vendin « profesori » Milazim Krasniqi dhe a do të ket forcë të dalë sërish para studentëve ? Mbase këta tipa nuk e kanë problem t’a ndrrojnë gëzofin sipas motit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura