Pashtriku, 22 dhjetor 2020: Kohët e fundit,diskutimet mbi të kaluarën, kanë marrë tone të nxehta, me gjithë që debati mbi këtë temë, nuk është i ri! Debate imponuese, me të cilat tentohet të mjegullohet e kaluara dhe testohet opinioni shqiptarë për periudhën sundimit të jugo-komunistëve!
Për “demokracinë” pluri-par-titiste që kemi, populli nuk ka menduar se duhet ta kishte sot! Se ku është motivi,shkaqet e këtij përfundimi, nuk janë të pakët ata që do të përgjigjeshin,pa u menduar gjatë: gjendja e mjerueshme në vend,pasiguria për jetën,për punën e për pronën! Kjo, parregullsi sigurisht nuk u krijua sot, por është e trashëguar dhe si pasojë vazhdimësie e ish sistemit jugo-komunist! Pasojat e keq-qeverisjes së tyre, vendi po i ndjenë e do t`i vuajë gjatë. Njerëzit e thjeshtë, nuk dinë të bëjnë teorizime, por dinë të bëjnë krahasime. Këtu duhen kërkuar zhgënjimi i njerëzve, lëkundja e besimit në demokraci dhe kthimi i shikimit tek e kaluara e hidhur, e cila, ishte siç ishte, por fenomenet që do të shihte në demokraci, nuk i kishte parë e nuk i kishte njohur.
Kjo është vështirë të thuhet. Por, ajo që mund të thuhet pa frikë është se keq qeverisja e jugo-komunistëve dhe “demokratëve”, një grupi të përzierë hibrid e të sajuar, nga bashkimi i ish jugo-komunistëve, të kthyer brenda natës në “demokratë”,të cilët janë pjesa më e keqe e më e rrezikshme për demokracinë e mirëfilltë,me ish jugo-komunistët dhe bashkëpunëtorët e Beogradit,apo trashëgimtarët e tyre, që menduan se ka ardhur, më në fund koha, për hakmarrje, për revansh e luftë të re klasash, e dëmtuan dhe e komprometuan,që në nisje, demokracinë, imazhin dhe të ardhmen e saj.
Sulmet që nisën menjëherë pas Luftës Çlirimtare, përpjekjet për të mohuar e nxirë gjithçka nga e kaluara pozitive kombëtare, u ndërmorën, mesa duket për të justifikuar e për të mbuluar të bëmat e tyre me korruptime e grabitjen e pasurive kombëtare. Krijuan diferencimet, që realisht e privuan shumicën e shqiptarëve nga integrimi në një shoqëri demokratike dhe e zhytën në pesimizëm, duke i detyruar rininë të largohen nga vendi! Me këto veprime, menduan se do t`u sigurohej jugo-komunistëve e “demokratëve” prapë, një qeverisje e gjatë dhe pa telashe!? Mirëpo,para-llogaritë i kanë bërë gabim! Sulmi ndaj Luftës Çlirimtare, shumë shpejt do t’u kthehet në bumerang, në formën e zemërimit e të kundërshtimit, në raport e në përgjigje të akteve të pa matura të pushtetarëve jugo-komunistë e pa kulturë të mirëfilltë demokratike!
Populli, i gjunjëzuar nga varfëria, mund të justifikonte e të duronte vështirësitë e momentit që kalonte vendi, me ndërrimin e sistemit, por jo edhe “gjuetinë e dhompirave” që e nisen jugo-komunistët “demokratë” me Isa-Titën në krye! Këta përmbysën historinë e mirëfilltë kombëtare, mohuan Luftën Çlirimtare,gjakun e derdhur të dëshmorëve e sakrificave që u bënë, në emër të lirisë e të pavarësisë së atdheut! Këto veprime u bënë me paramendimin e qëllimin e vetëm, që t’ju hapej rruga e rehabilitimit dhe rikthimit në pushtet të jugo-komunistëve,që populli i njih mirë.
Sulmet ndaj çlirimtarëve nxiten e mbështeten dhe nga disa ndërkombëtarë të pandërgjegjshëm, nga kjo “valle e dreqit”, nuk mund të bëhet përjashtim as një grupim destruktiv nga Shqipëria! Bile këtu, jugo-komunistët e gjeten terrenin e brishtë,një kontingjent të përbërë nga kolaboracionistë, apo pasardhës e trashëgimtarë të tyre,dhe,ashtu, të mënjanuar e të pezmatuar,jashtë rrjedhave të demokracisë bashkëkohore, nuk arritën t`u qasen proceseve të mirëfillta demokratike dhe emancipuese, që do të përparonin shoqërinë shqiptare,por e shkatërruan çdo gjë që u ndërtua me shumë mundi e sakrificë! E mbetën në luftën e klasave, të zhytur në botën e mediokritetit e të thash e themeve,që ushqejnë e mbajnë gjallë ndjenjën e hasmërisë e hakmarrjes! Këta “demokratë’, ish-komunistë tani “anti-antikomunistë”,akoma s`e kanë kuptuar, se kjo s’do të thotë asgjë. Të qenit në njërën parti apo tjetrën, është çështje personale e secilit,por kjo nuk të bën automatikisht as patriot e as njeri të ndershëm.
Demokracia e mirëfilltë, në parim, është mënyra më tërheqëse për të organizuar pushtetin në një shoqëri demokratike. Pa demokraci të mirëfilltë gjithçka duket ndryshe! Dyshimi, i lindur me ish struktura jugo-komuniste,me shkaktimin e krizës në përfaqësimin e metodave dhe praktikave nga e kaluara e kanë rraskapit punën produktive, ndër të tjera, i kanë lënë vendit mosbesim dhe zemërim me pretendimet e tyre djallëzuse!
Ky kompleks faktorësh e bënin atë agresive e të papërmbajtur, në përpjekjet për të përmbysur e shkatërruar gjithçka e çdo gjë nga e kaluara, duke mos kursyer dhe disa arritje të rëndësishme në fusha të caktuara të jetës shoqërore dhe ekonomike, pasi qenkan krijuar në komunizëm. Injoranca dhe egërsia, që do të shfaqnin sapo nisi hedhja e hapave të parë në rrugën e demokracisë, prirjet për të shkatërruar e rrënuar çdo gjë nga e kaluara, të kujtonin Lëvizjen Çartiste në Angli, që urrejtjen ndaj kapitalizmit e shprehu në shkatërrimin e makinerive, shpikjeve më të fundit teknike, që kishin revolucionarizuar prodhimin. Sulmet ndaj të kaluarës këtu, synonin paraqitjen e vendit pa jetë, pa punë, pa kurrfarë progresi, një ferr të zhytur në krime e dënime, të mbushur me burgje!
Qytetari kudo, duhet ta shpreh qartë e hapur mospajtimin ndaj të kaluarës, ndaj diktaturës sllavo-komuniste. Natyrisht,duhet kuptuar drejt kërkesat për rishikimin e të kaluarës,si një kërkesë e nevojë objektive, që saktëson e pasuron mbi bazën e të dhënave e dokumenteve! Realizimi i kësaj, nuk do të ishte i lehtë e pa probleme, jo vetëm për shkak të vështirësive të këtij procesi, por dhe të faktorëve kompleks, që ende ekzistojnë në vende udhëheqëse!
U bëj thirrje specialistëve në fusha të caktuara profesionale, të përcaktojnë atë që është bërë nga ky sistem politik dhe shkaktimin e shumë krizave të mëdha që ka hasur në vitet e fundit vendi. Aspiratat demokratike, të shprehura në të gjithë Kosovën,nuk kanë qenë kurrë kaq të forta, por përveç që shtypen ashpër nga ish pushtetarët, ato bashkëjetojnë me një rritje të kërkesës autoritare,që konstatohet veçanërisht nga suksesi elektoral i të ashtuquajturave parti “pluri-par-titiste”!
Reflektimi mbi zhvillimet e ngjarjeve nga e kaluara,kërkojnë që, Institucion profesional e i besueshëm dhe i pavarur, të merret me seriozitetin e duhur, në qetësi, e jo në panik. Sepse qytetarët që e kanë jetuar këtë periudhë, nuk i pranojnë reagimet jo të sakta dhe pa kulturë demokratike, nuk duhet të ketë hezitim, që në raste të caktuara të shprehen vlerësime të pa matura,për të kaluarën! Njeriu i ndershëm mbetet i ndershëm dhe,në asnjë rrethanë, nuk del jashtë vetes e jashtë realitetit të jetuar. Dhe të tillë, që në një mënyrë a një tjetër, e shprehin mospajtimin me revanshin ndaj të kaluarës! Sot duhet të jemi të kthjellët për të bërë vlerësimin e duhur. Prandaj, nuk ka vend, nuk u shkon për shtat,të paktën historianëve e studiuesve, që të vënë gishtin tek njëri apo, cilado qoftë ai, pa shikuar njëherë saktë çdo veprim.
Propaganda e anti-komunizmit nuk mund të përdoret, në mënyrë spekulative, si çertifikatë shfajësimi,për krimet e tradhtitë ndaj vendit! Për llogari të tyre, ata kryen akte, që dënohen në çdo vend demokratik e në çdo kohë.
Në rrethanat e krijuara,është imperativ i kohës rishikimi i të kaluarës më se i nevojshëm,njëherësh edhe i mundur juridikisht, duke u mbështetur në Dokumentet e Këshilli i Europës, dhe më vonë Bashkimi Europian, të cilët ndërmorën një sërë iniciativash dhe rezolutash në ndihmën e procesit të ndarjes nga totalitarizmat-komuniste.
Këto dokumente duhet të jen bazë edhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës, si;
– Rezoluta e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste”(1996);
– Deklarata e Pragës “Mbi ndërgjegjen europiane dhe komunizmin” (2008), që përcakton angazhimin për të dënuar krimet e komunizmit,sipas praktikës së Gjyqit të Nyrenbergut, si krime kundër njerëzimit;
– Dëgjesa Publike Europiane mbi “Krimet e Kryera nga Regjimet Totalitare” (2008), dhe të;
– Asamblesë Parlamentare të KE mbi “Domosdoshmërinë për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste” (2006), etj.
Përmes këtyre rezolutave,u bëhet thirrje që të distancohen qartësisht nga krimet e regjimeve komuniste totalitare dhe t’i dënonin ato pa asnjë ambiguitet. Madje,më 2 prill 2009, Parlamenti Europian duke apeluar në një rezolutë të re “Mbi ndërgjegjen europiane dhe totalitarizmin” dhe rëndësinë e mbajtjes gjallë të kujtesës mbi të shkuarën sepse “nuk mund të ketë pajtim pa të vërtetën dhe përkujtimin”.
Populli nuk është aq injorant e indiferent, sa të mos i shikojë, të mos bëjë krahasime e të mos nxjerrë përfundime.
Në vazhdën e këtij procesi, Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një Rezolutë “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi serbo-jugosllav komunist në Kosovë”. Pas miratimit të kësaj Rezolute, do hapen e dhe arkivat, do të flasin qytetarët më lirshëm për vuajtjet dhe pasojat e së kaluarës diskriminuese,historianët e studiuesit në radhë të parë do të merren në mënyrë profesionale për pasqyrimin e të vërtetës, duke ikur nga censura e auto censura, shfrytëzimi i arkivave dhe duke krijuar premisat e duhura për kryerjen e kësaj detyre.
Vendi i Lekës: 11. 07. 2020
Postime të Lidhura
ADIL FETAHU: LUFTA SPECIALE E SERBISË ME FQINJËT – ZBATIM I MEMORANDUMIT 2 TË AShAS
Prishtinë, 27 shtator 2017: Pse Serbia tërhoqi personelin e ambasadës së vet nga Shkupi? Këto ditë Serbia tërhoqi…
GLAUK KONJUFCA: DEPUTETË TË KUVENDIT TË KOSOVËS, MOS E VOTONI GJYKATËN SPECIALE! GJYKATA SPECIALE E PËRMBYS REALITETIN HISTORIK!
Prishtinë, 26. 06. 2015 – (Fjala e Glauk Konjufcës mbajtur në seancën e sotme Kuvendit të Republikës së…
BEHXHET SHALA BAJGORA: KOALICIONI BASHKËQEVERISËS MIDIS LVV DHE LDK DUKET TË JETË I PASHMANGSHËM DHE PA ALTERNATIVË!
Prishtinë, 23 janar 2020: Po vonohet por do të bëhet: Pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 , të…
QENDRA JUSUF GËRVALLA – FESTIMI I 28 NËNTORIT, “THIRRJA” DHE DASMA E KADRI ZEKËS, SI DHE GËNJESHTRAT E IBRAHIM KELMENDIT + “HARAPIT TË SHKODRËS” … (7)
Në 41 vjetorin e vrasjes QENDRA JUSUF GËRVALLA – FESTIMI I 28 NËNTORIT, “THIRRJA” DHE DASMA E KADRI…