ISUF I. BYTYQI: GJENOCIDI SERB MBI SHQIPTARËT DHE PROPAGANDA ANTISHQIPTARE

Munih, 15. 03. 2016: Më 13 mars 2016, nën organizimin e Konzullatës së Kosovës në Munih të Gjermanisë u bë Promovimi i librit të politikanit dhe poitikologut, Bardhyl Mahmuti „Mashtrimi i madh“.
Lufta e UÇK-së, ishte njëra ndër përpjekjet e vazhdueshme të kombit tonë për lirinë dhe pavarësinë e trojeve shqiptare, të cilat mbetën jashtë shtetit shqiptar, i shpallur i pavarur dhe i lirë nga Ismail Qemali, më 28 nëntor të vitit 1912 në Vlorë. Mirëpo, edhe armiqtë tanë ishin të organizuar, që në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha forcat ta shuajnë qëndresën tonë për liri e pavarësi. – ka thënë Bardhyl Mahmuti para pjesëmarrësve në tubim.


– Bardhyl Mahmuti –

Dhe ka vazhduar: “Pas Osmanëve, që 500 vjet vranë, dëbuan, masakrua dhe bënë gjenocid mbi shqiptarët, fqinjët tanë: serbët, malazezët, bullgarët e grekët, jo vetëm që i themeluan shtetet e tyre me ndihmën e shqiptarëve, por me pretekst se do të jenë krahë për krahë njëri me tjetrin për liri dhe mirëqenie, ata u sulën si bisha mbi shqiptarët e lodhur, nga pushtuesi i mëhërshëm osmanë. Përveçëse ne ishim të lodhur nga pushtuesi i egër osman, ata gjetën përkrahje nga egërsirat ruse dhe nga disa qarqe te errëta europiane për të na robëruar e vrarë.
***
Qëllimi dhe detyra e librit të Bardhyl Mahmutit „Mashtrimi i madh“ është kundërvënia makinerisë propaganduese serbe, kundërshqiptare! Shteti serb ende nuk i ka kërkuar falje popullit shqiptar, për gjithë ato vrasje, dëbime, dhunime e gjenocit, që i ka bërë më tepër se një shekull. Jo vetëm që serbët nuk e gjetën forcën t‘u kërkojnë falje shqiptarëve, sikur gjermanët që bënë para hebrenjve për gjithë ato të këqia, por me propagandën e tyre fashiste, ende janë të disponuar ta gënjejnë botën se gjoja shqiptarët janë egërsira, masakrues dhe tregtarë organesh! Kurse europianët, jo që nuk i dinë këto intriga e gënjeshtra, por mahniten dhe, me gojë hapur i dëgjojnë, sikur asgjë nuk kuptojnë!
Dikush nga europianët nuk do ta pranojë se në Kosovë ndodhi gjenocidi, dhe herë e quajnë një konflikt të armatosur e herë një grindje në mes të shqiptarëve e serbëve dhe, assesi nuk donë ta pranojnë se konflikti serb e shqiptar ishte një luftë e armatosur dhe e pabarabartë, që pëfundoi me vrasjen e rreth 17.000 shqiptarëve dhe humbjen e mbi 3500 njerëzve, që atë ditë e sot nuk dihet për jetën apo varret e tyre! Ky ishte thjesht qëllimi i pastrimit etnik, që ndodhi edhe gjenocidi mbi popullin e pafajshëm dhe të paarmatosur shqiptar!

Konzulli, Naser Idrizi në organizim të promovimit të librit.

Nga bisedimet, të cilat i bëjnë politikanët shqiptarë të Kosovës me ata serbë në Bruksel, shumëherë harrohet se kush është fajtori e kush viktima! Vetëm që nuk po iu thonë shqiptarëve, europianët, që t`ua kërkojmë falje serbëve për gjithë atë mund që e kanë bërë duke na vrarë e masakruar, gjatë luftës së fundit! Ky, pra, është absurdi.
Gjenocidi serb mbi shqiptarët – propaganda antishqiptare dhe demantimi shkencor i autorit ndaj kësaj propagande
Lufta e UÇK-së, pra, është një vazhdimësi e ngjarjeve të viteve ´68 dhe `81, që makinëria serbo-sllave, në fillim bëri propagandë antishqiptare, duke i quajtur ngjarje kundërrevolucionare e separatiste e, pastaj i vrau dhe arrestoi një të katërtën e tyre nëpër burgje, që më së miri flet rasti i simbolit të qëndresës – baca Adem, i cili 28 vjet i përjetoi në burgjet famkeqe jugosllave. Dhe, pas daljes së UÇK-së në skenë, prapë vazhdoi propaganda e tyre fashiste duke i quajtur shqiptarët terroristë e kriminelë dhe, pasuan sulmet e ushtrisë serbe mbi shqiptarët e paarmatosur, ndodhën vrasje individuale e masive, dëbime e masakra, që për synim kishin gjenocidin mbi shqiptarë! Dhe ai ndodhi…
Asgjë, thotë autori Mahmuti, s`ka ndodhur rastësisht, por me paramendim e në mënyrë të organizuar. Shteti serb, me dinakëri i bën gjithë ato intriga e gënjeshtra, duke i vrarë shqiptarët dhe duke i quajtur terroristë, kriminelë e tregtarë organesh.
Për ta mbuluar gjenocidin, të cilin e ka bërë shteti serb mbi shqiptarët, vazhdimisht, që nga largimi i osmanëve nga Ballkani, ata zhvillojnë propagandë shumë të fuqishme, me ndihmën e partive të djathta ekstremiste e deri tek ato të majta poashtu ekstremiste europiane dhe nënën Rusi.
Që nga Karla del Ponto, Dik Marti e shumë të tjerë, bëjnë propagandë në shërbim të politikës fashiste serbe e në dëm të popullit shqiptar, që në shkallë të lartë e dëmton çështjen shqiptare para botës!


Pjesëmarrësit në promovim të librit „Mashtrimi i madh“.

Prandaj, Bardhyl Mahmuti i hyri punës, e cila aspak nuk është e lehtë, por, përkundrazi e mundimshme dhe me sfida, që sadopak ta çesë në shesh propagandën e rrejshme serbe dhe, jo vetëm kaq, por ai mbledh fakte dhe informata nga të katër anët e, poashtu edhe nga Beogradi.
Në Beograd, ai merr informata për të mundshmën dhe të pamundshmen e „shitjes së organeve nga shqiptarët, gjatë luftës së fundit“! Mjeku serb thotë se Shqiptarët do të kishin pasur mundësi çdo gjë të bënin mbi serbët, por, jo, edhe tregti organesh, pasiqë kjo punë është e pamundur për t‘u bërë në Shqipëri, brenda kushteve ekzistuese gjatë luftës së fundit! Dhe, se kjo është një çmenduri, çka e thotë politika serbe, Karla del Ponto, Dik Marti dhe shumë të tjerë propagandues e gënjeshtarë, që nuk i bëjnë nder shtetit as popullit serb! Përkundrazi, e fusin në ujëra të turbëllta. Serbët duhet të distancohen nga krimet e luftës, të cilat u bënë nga ushtria e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit, i cili ishte më i keq se Hitleri në kohëne tij!
Libri është i përkthye në gjuhën frënge dhe angleze, dhe së shpejti pritet ta shohë dritën edhe në gjuhën gjermane e gjuhë të tjerat, megjithë vështirësitë financiare, që i ka autori.
Libri i ka 590 faqe, ka kopertina të forta me kualitet të lartë letre dhe shkrimi. I shkruar në mënyrë profesionale dhe kushton vetëm 20 euro.
Pa e lexuar librin, s`kemi çka të themi! Kur ta lexojmë atë, do ta kuptojmë se e kemi pasuruar bibliotekën tonë edhe me një libër, pa të cilin do të ishte e varfër! Pasi ta lexojmë këtë libër, e shohim se sa të varfër ishim me informata rreth luftës së lavdishme, të cilën e bëri UÇK dhe, si rezultat, tani e kemi Kosovën të lirë e të pavarur. Por, që kemi edhe shumë punë pa bërë, si në aspektin shoqëror, ekonomik, politik, arsimor, të drejtësisë, të shëndetësisë e shumë fusha tjera të jetës. Pra, të mos humbim kohë duke u grindur në parlament e në institucione tjera si fëmijtë e llastuar.
Detyrë tjetër, e cila është mbitë gjitha e, për të cilën, politikanët tanë nga të katër anët, më pak po mendojnë sikur që po mendojnë për xhepat e tyre, pra, është Çështja e Bashkimit Kombëtar Shqiptar, që duhet punuar pa pushuar.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura